Kjo ndodhi edhe me rrenegatet "Farmaqi" dhe dajen e tij Jan Putecin prej Lagjes "Varrosh" te Gjirokastres, te dy ata dhe pasuesit e tyre asfalia dhe horofillaqia greke nga Korfuzi i hodhi ne anedetin shqiptar përballë, prej, nga ata, ne bashkëpunim me
Thimjo Lolin-pjesetar i hershem e cetave greke ne Maqedhoni- zune te bridhnin
nëpër pyjet e Sorones e te Bufit dhe ne fshatrat rreth e rrotull,duke grire çdo atdhetare qe mundonin ta vinin ne shteg a ne dorë:
nder ta ishte edhe Brreshanjt zhulatas, te cilët i vrane ne vendin e quajtur Cakallo, kur po shtegtonin për ne kullotat dimerore.
U grabiten edhe bagetite.
Për te pastruar vendin nga këta krimba të huaj, atdhetare te rëndësishëm shqiptare ngriten cetat e veta : ceta e prire nga Sali
Murati prej Vranishtit te Lumit te Vlorës dhe nga Mustafa Kofina prej fshatit Fterre u vu ne ndjekje të tyre.
Natën ndermjet 9 e 10 Shtatorit 1912 qarkuan fshatin Cuke te rrethit te Sarandës "kapetanet" Jan Puteci e Gole Manxhari me shokë, te cilët "te shitur tek grekerit qe prej 4 vjetësh" nuk linin dy gurë bashke e gjë papermbysur: duke mos ua mbajtur qe te qëndronin ballë për ballë me rrethuesit, për t`i shpetuar ndeshkimit, ia mbathen fshehtazi si bretkosat nëpër vijen e mullirit: mirpo edhe ai shtege u ishte zënë.
Puteci, Golemi dhe tre shoket e vet; horofillaku Niko Marko nga Narta, Dhimo Stillua nga Kasim-Allaibej dhe një i panjohur qe
vraponte pas tyre, u blluan nga plumbat e pritezenesve.
Duke bërë fjale për këtë ngjarje, Adile Haxhi Halil-Pashua nga Konispoli, ne shenjë hakmarrje ndaj gjakatoreve- kusareve qe kafshuan gjuhën ne Cuke, permendi këto vargje fjaleurtesie:"Ori dhelper gjakesore,/zoqt e kelloses m`i more./ me lekure m`i pagove".
Thimjua me shoket e vet dhe tërë c`mbeten te tjerë perfituan nga
rasti dhe ia mbathen nga sytë kembet.
{1}-Ne "Dielli" nr. 172, dt.24.X.1912, thuhet se ne atë ndodhi mori pjesë edhe ceta e Muharrem Rushitit. Ka te ngjare te këtë qenë ndonjëra prej pjesë te asaj cete: ajo e prire nga Abedin Madan Muharremi, apo ajo e prire nga Nazif Shero Murtua; e dyta ka qenë me tepër mundësi.
Saliu e Mustafai me shokë iu vune pas hap pas hapi dhe i arriten ne fshatin Krane;ne ndeshjen e shkurter qe u be atje me 14.9.1912,Thimja u pjagos.
I pazoti për te qëndruar me gjatë, ia theri ne pikë te vrapit sa i hanin kembet me tërë pasuesit e vet dhe u struken ne Korfuz.
Pa dashur te zinin mend dhe te ndalnin revanin qe kishin marrë, cetat e perbera prej kryqtaresh athino-fanarite vazhdonin te zhyteshin përherë e me thelle ne pellgun e keqberesve .
Krijoni Kontakt