Iowa simotėr

Pėrkundėr protestave serbe, pėrfundon suksesshėm samiti i parė midis shtetit Iowa dhe Kosovės. Zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės presin rezultate konkrete bashkėpunimi me kėtė shtet tė rėndėsishėm amerikan, si nė shkėmbime ushtarake dhe investime tė pėrbashkėta nė shėndetėsi dhe bujqėsi.
Nga Express mė 14 gusht 2011 nė ora 10:18

Njė delegacion i lartė shtetėror i Kosovės po qėndron kėto ditė nė shtetin amerikan tė Iowas, ku ėshtė pritur me nderime tė larta nga lidershipi ushtarak dhe civil i shtetit qė dihet si “hambari i Amerikės”.

Vizita ėshtė e para e organizuar nga Qeveria amerikane nė kuadėr tė programit special tė partneritetit nė mes tė Gardės Kombėtare dhe FSK-sė. Programi ėshtė iniciuar qė nė fillim tė mandatit tė qeverisė nė muajin mars dhe synon “binjakėzimin” e Kosovės me shtetin e Iowės. Iowa ėshtė shtet me popullsi tė vogėl, por me potencial tė jashtėzakonshėm bujqėsor duke qenė prodhuesi mė i madh amerikan i misrit, grurit dhe bagėtisė.

Nė Iowa janė duke qėndruar ministri Agim Ēeku me oficerė tė lartė tė FSK-sė, ministri i Shėndetėsisė, Ferid Agani, si dhe zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme, Petrit Selimi dhe ai i arsimit, Nehat Mustafa.

Delegacioni u prit nga gjenerali Orr i Gardės Kombėtare tė Iowės dhe guvernatori Branstad i shtetit tė Iowės. Gjatė qėndrimit nė Iowa, delegacioni ka takuar edhe partnerėt e ardhshėm institucionalė nė ushtri, shėndetėsi dhe arsim.

Programi i binjakėzimit tė shteteve amerikane me shtete partnere nė fushėn e ushtrisė nuk ka kaluar pa protesta dhe kundėrshtime serbe. Dihet qė edhe vetė Republika e Serbisė ka pėrfituar nga ky program, duke qenė partnere e njė shteti tjetėr tė Ohios, me anė tė sė cilės, ushtria serbe ka pėrfituar trajnime oficerėsh dhe profesionalizėm tė kuadrit teknik dhe ushtarak si dhe investime. Nė mars tė kėtij viti, State Departamenti dhe Ministria e Mbrojtjes e SHBA-sė kanė propozuar qė edhe Kosova tė marrė pjesė nė Programin shtetėror tė partneritetit, duke e ēiftėzuar Kosovėn me shtetin e Iowės, qė gjendet nė pjesėn qendrore tė Amerikės.

Qėllimet e programit janė tė lidhen shtetet individuale amerikane me shtete partnere nga bota, duke krijuar mundėsi dhe interesa tė pėrbashkėta nė tė gjitha nivelet ushtarake, shoqėrore dhe ekonomike. Marrėveshja fillestare ėshtė nėnshkruar nga Ministria e Punėve tė Jashtme, pėrkatėsisht ambasadori Avni Spahiu dhe guvernatori i Iowės, Terry Branstad, i cili ėshtė edhe ndėr politikanėt mė jetėgjatė nė politikėn amerikane, qė ka shėrbyer si guvernator gati dy dekada.

Nėnshkrimi i programit asokohe u pėrcoll me protesta tė ashpra nga Qeveria e Serbisė, e cila e kundėrshtoi involvimin e FSK-sė dhe Kosovės nė programin qė i ka themelet nė bashkėpunimin ushtarak nė mes tė Gardės Kombėtare dhe ushtrive pėrkatėse tė shteteve partnere. Serbia u pėrpoq qė nėpėrmjet shteteve mike tė NATO-s tė parandalojė nėnshkrimin e njė kontrate tė tillė tė bashkėpunimi, por tentativat e tilla as qė u dėgjuan nė Washington DC dhe vetė shtetin e Iowės.

Gjatė qėndrimit nė Iowa, ministri i FSK-sė dhe ish-gjenerali Agim Ēeku tha pėr Express se, “nė thelb tė bashkėpunimit qėndrojnė marrėdhėniet ushtri me ushtri”. Sipas ministrit Ēeku, “marrėdhėniet e mira nė mes tė SHBA-sė dhe Kosovės tani do tė konkretizohen, sepse Kosovės i ėshtė caktuar njė partner zyrtar, me tė cilin do tė organizohen trajnime, shkėmbime, seminare dhe do tė punohet shumė qė FSK-ja tė inkorporojė nė punėn e vet standardet e Gardės Kombėtare tė Iowės, me tė cilėn nė njė mėnyrė ėshtė binjakėzuar”.

Ministri Ēeku po ashtu shpreson se hap konkret i mėtutjeshėm do tė jetė edhe futja e FSK-sė nė kontingjente paqeruajtėse amerikane, “pėr tė rritur nivelin e profesionalizmit dhe gatishmėrisė sė forcės kosovare, e cila pret transformime tė mėtutjeshme nė shėrbim tė Kosovės”.

Zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme, Petrit Selimi ka deklaruar se, “Marrėveshja e partneritetit e nėnshkruar me Iowėn krijon mundėsi tė jashtėzakonshme tė bashkėpunimeve nė mes tė institucioneve kosovare dhe atyre tė Iowės, nė fushat mė kryesore pėr Kosovėn, si bujqėsi dhe shėndetėsi, dhe krijon njė platformė konkrete tė shkėmbimeve afatgjate midis SHBA-sė dhe Kosovės”.

Guvernatori Terry Branstad deklaroi se ėshtė i kėnaqur qė Iowa ka fituar njė partnere si Kosova, me tė cilėn kanė shumė tė pėrbashkėta dhe paralajmėroi njė vizitė Kosovės me investitorė tė shtetit tė vet.

Gjatė qėndrimit nė Iowa, delegacioni kosovar pati mundėsi tė njihet edhe me procesin zgjedhor nė Amerikė, i cili do tė lansohet kėtė javė mė nė shtetin e Iowės, i cili ėshtė tradicionalisht i pari nė tėrė SHBA-nė qė cakton kandidatėt kundėrshtarė tė ciklit elektoral presidencial. Me kėtė rast, delegacioni pati rast tė takohet edhe me kandidatėt kryesorė republikanė, si Mitt Romney, me tė cilin u bisedua pėr mundėsitė e bashkėpunimit dhe vetė programin e partneritetit Kosovė – SHBA.

Iowa ėshtė shtet i cili ėshtė specializuar nė bujqėsi. Ka vetėm tre milionė banorė, ėshtė prodhuesi i dytė pas Kalifornisė, i grurit, sojės dhe misrit. Rendimentet e krijuara nga fermerėt e Iowės tė kulturave bujqėsore janė ndėr mė tė lartat nė tėrė botėn. Po ashtu, ėshtė e njohur pėr krijim tė energjisė me erė, prandaj pritet qė rezultatet e para tė bashkėpunimit tė fokusohen nė bujqėsi, energji tė ripėrtėrishme, por edhe nė shėndetėsi.

Ministri Agani, i cili do tė vazhdojė qėndrimin nė SHBA pėr t’u takuar edhe me zyrtarė tė Bankės Botėrore, ka vizituar nė Iowa spitale dhe qendra tė shėndetėsisė si dhe ėshtė takuar me sekretarin e Shtetit pėr Shėndetėsi, pėr tė diskutuar projekte tė bashkėpunimit. Edhe zyrtarė tė Ministrisė kosovare tė Bujqėsisė u takuan me sekretarin e Shtetit tė Bujqėsisė, ndėrsa zėvendėsministri i Arsimit pati takime me Universitetin shtetėror. Takimet u pėrcollėn edhe nga zėvendėsministri i MPJ-sė, Selimi dhe ambasadori i Kosovės, Spahiu.

Megjithatė, beneficuesi mė i madh pritet tė jetė mu FSK-ja qė u dėshmua edhe me njė pritje tė jashtėzakonshme qė iu bė delegacionit kosovar nė bazėn mė tė madhe ushtarake nė Iowa, ku me orkestėr dhe nė prani tė oficerėve tė lartė, gjenerali Orr i Gardės Kombėtare u zotua se nė vitet qė vijnė, partneriteti do tė sjellė fryte dhe vėllazėrim tė dy formacioneve dhe popujve.

Si hap i parė konkret pritet shkėmbimi i oficerėve tė ndėrlidhjes nė mes tė Iowės dhe Kosovės, tė cilėt do tė qėndrojnė nė baza tė pėrhershme nė shtete pėrkatėse pėr tė iniciuar projektet dhe procedurat kryesore tė bashkėpunimit.