Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1

    Berisha: Rishikim historisë së komunizmit

    TIRANE- Amendim te ligjit per dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, ne favor te zgjerimit te spektrit te perfituesve, ridimensionim te historise, rishikim te periudhes se komunizmit dhe vleresimin e merituar te figurave te skajuara qellimisht. Keto ishin disa nga pikat ne te cilat u ndal kreu i qeverise, Sali Berisha ne mbledhjen e radhes se kabinetit qeveritar.

    Muzeu ne Spaç

    Kryeministri ka kerkuar nga Ministria e Kultures te sjelle ne qeveri vendimin per ngritjen e muzeut ne Spac. Sipas tij, historia e vendit tonë është e cunguar dhe muzeu do sherbeje per vertetesine e hostorise.
    “Muzeu duhet të simbolizojë të gjithë ligësinë. Nuk mund të shkojmë drej 100 vjetorit të pavarësisë pa rideminsionuar historinë tonë. Kujtesa kombëtare është e domosdoshme sepse ne jemi komb që duhet të mësojmë për të ndërtuar të ardhmen, duke njohur edhe atë që përjetuam” tha ai.

    Ligji per ish te perndjekurit

    Ne fjalen e mbajtur ne hapje te mbledhjes, Berisha theksoi se në ligjin ekzistues per demshperblimin e ish te perndjekurve politike është bërë një intepretim jo korrekt i veprave për të cilët janë dënuar gjatë diktaturës kundërshtatrët e regjimit.
    “Janë sajuar shpifje dhe akuza ndër më mosturiozet vetëm për të konsoliduar mekanizmin shtypës mbi qytetarët e këtij vendi. Dokumentat autentike faktojnë platformën e krijuar me dorën e diktatorit, platformën e ekzekutimit të kundërshtarëve politik pa gjyq, platformën e zbatimit verbërisht të çdo urdhri të armiqve të betuar të kombit shqiptar që themeluan partinë komuniste shqiptare” tha ai.

    Rishikimi i historise

    Berisha ka deklaruar se duhet te behet rishikimi i historise se periudhes se komunizmit, e cila aktualisht nuk eshte pasqyre e se vertetes. Sipas tij është tragjike që edhe pas 20 vitesh historia nuk ka zbardhur të vërtetën tragjike që përjetoi populli ynë në mënyrën më mizore.
    “Për Enver Hoxhën është tragjike se ka një histori të trilluar në funskion të kultit të tij dhe akoma Europa nuk ka vepra të barbarizmit të tij dhe po kështu është edhe historiam shumë e cunguar. Njeriu që ndërtoi shtetin prap mbetet i skajuar dhe ky është mbreti Zog pasi në programet e tij ai vendosi një mal shpifjesh mbi sundimin e tij. Një gjë është e sigurtë që historia do dalë siç është. Historia nuk mund të jetë vetëm me lavdi por ajo është një histori dritëhijesh” theksoi ai.

    shekulli
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Po c'te vertet do zbardhi ai kur ai vet po i zhduk nje nga nje ''gjurmet'' e komunizmit?

    Si nuk ka vepra te barbarizmit te tij? A nuk jane vet te persekutuarit qe akoma jane gjalle deshmia me e madhe e barbarizmit te komunizmit?
    Ose, ose te presi te vdesi dhe i persekutuari i fundit pastaj te kujtohet se paska nevoje per rishqyrtim te historise, lol
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Po c'te vertet do zbardhi ai kur ai vet po i zhduk nje nga nje ''gjurmet'' e komunizmit?
    Me i zhduk gjurmet e komunizmit,nuk ka shance as Sali Berisha dhe asnje ne ket bote.Arkivat e shtetit nuk kan per tu prekur te pakten dhe 100 vjechar tjeter!
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    arkivat e shtetit nuk mund te hapen sepse enver hoxha ka qene nje xhandar i anglo-amerikaneve.
    po te donin amerikanet e kishin detyruar me kohe parlamentin shqiptar te hapte dosjet.
    gabimi i sales eshte qe kerkon te shperbleje pa kufi te persekutuarit. ne fakt te gjithe shqiptaret kane qene te persekutuar, te gjithe kane vuajtur nga regjimi.

  5. #5
    Jo te gjith kan qen te persekutuar..Shumica e shqiptareve kan qen dhe jan servila te sistemit..Ky esht nje realitet i hidhur qe duhet pranuar..
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Jo te gjith kan qen te persekutuar..Shumica e shqiptareve kan qen dhe jan servila te sistemit..Ky esht nje realitet i hidhur qe duhet pranuar..
    ku jeton ti?
    shko puno me ndonje kompani ne france, gjermani, amerike..dhe provo te hapesh gojen
    pak pakenaqesi te shprehesh te heqin direkt nga puna
    ligjin ne bote e bejne disa njerez te fuqishem
    diktatoret thjesht jane kukulla te tyre (shiko sot kadafin)

  7. #7
    Citimi yt nuk ka lidhje fare me ate cka kam then une pak me siper..

    ..dhe sa per kto infot qe thua sesht se po thua dicka te re qe nuk e din shumica e njerzve..

    Ti do te thuash qe bota drejtohet nga nje lob i fshehte i cili eshte ndertuar per her te par

    qe prej revolucjonit francez e deri ne ditet e sotme..
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    gabimi i sales eshte qe kerkon te shperbleje pa kufi te persekutuarit. ne fakt te gjithe shqiptaret kane qene te persekutuar, te gjithe kane vuajtur nga regjimi.
    E vertet kjo. Dikush vuajti fizikisht, dikush psikologjikisht. Dikujt ju mohua e drejta e studimit per arsye absurde, apo kreu njeshkolle qe e detyruan dhe jo qe e deshironte. Dikush bridhte e lutej neper komshinj te conte ate pak mish qe blinte me racion se atij nuk i binte radhe te merrte nje frigorifer. Dikush per shtepi. Jetonin si kafshe me dy-tre nuse brenda gjersa tu jepte shteti shtepi. Dhe jane vetvrare per kete arsye.
    Jane transferuar me pune ne vende te largeta vetem se kane thene dicka qe nuk i ka pelqyer dikujt.
    Dhe te gjithe keta, populli i thjeshte qe e ka hequr ne kurriz te vet komunizmin, nga pd-et tani nuk quhen te vuajtur por komunista. Po kush ka pare hajer ne komunizem aman! Kush me shume e kush me pak njesoj ishim. Fshataret kane qene shtresa me e persekutuar per mua. As buke gruri nuk u lejohej te hanin.
    Hiq ata qe kishin ndonje post te rendesishem politik ne Tirane te tjeret ne nje kusi hanin..
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Jo te gjith kan qen te persekutuar..Shumica e shqiptareve kan qen dhe jan servila te sistemit..Ky esht nje realitet i hidhur qe duhet pranuar..

    Fatkeqesisht, shume e vertete......

  10. #10
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    arkivat e shtetit nuk mund te hapen sepse enver hoxha ka qene nje xhandar i anglo-amerikaneve.
    po te donin amerikanet e kishin detyruar me kohe parlamentin shqiptar te hapte dosjet.
    gabimi i sales eshte qe kerkon te shperbleje pa kufi te persekutuarit. ne fakt te gjithe shqiptaret kane qene te persekutuar, te gjithe kane vuajtur nga regjimi.

    Si mo paskan qene te gjith te persekutuar ahahah,
    dmth dhe ai qe te turturonte ne burg paska qene i persekutuar njesoj me ate qe e hante drurin ????!!!!!!!!!!!!
    se kisha degjuar ndonjehere !!!!!!!!!!!!!!!!!
    ç'fare nuk degjon ne kete forum
    A don, e s'din, a din e s'don !

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •