Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    - XV -


    Boris Janiēijeviq, hija e Vuēinas

    Nė vazhdėn e publikimit tė dokumentit konfidencial tė NATO-sė, Portali LajmeShqip.com publikon atė qė ėshtė shkruar pėr Boris Janiēijeviqin, nipin e Vuēina Janiēijeviqit.
    Njė ndėr protagonistėt e krimit tė organizuar nė veri tė Kosovės, ėshtė edhe Boris Janiēijeviq, nipi i Vuēina Janiēijeviqit, njėrit prej bashkėpunėtorėve mė tė ngushtė tė Dragoljub Delibashiqit.
    Boris Janiēijeviq, pėrshkruhet nė dokumentin konfidencial tė NATO-sė, si person i pėrfshirė nė shumė trazira tė veriut tė Kosovės. I njohur si “djaloshi me Sony Ericson”, ai ka marrė pjesė nė shumė sulme qė Rojat e Urės dhe grupe tė tjera banditėsh tė Mitrovicės sė veriut, i kanė kryer mbi shqiptarėt.
    Janiēijeviqi i ri, apo hija e Vuēina Janiqijeviqit, ka kryer, gjithashtu, shėrbime tė shumta nė mbėshtetje tė punės destabilizuese tė xhaxhait tė tij, Vuēinas, i cili ka patur pėrgjegjėsinė e koordinimit tė vazhdueshėm tė aktiviteteve tė MUP-it tė Serbisė, nė relacionin Kralevė-Zveēan.

    Dokumenti konfidencial i NATO-s ka evidentuar gjithashtu, shumė konfrontime tė Boris Janiēijeviqit dhe tė bandės sė tij, me forcat e policisė sė UNMIK-ut, nė veri tė Kosovės, nė vitet e para tė pasluftės.
    Boris Janiqijeviq ka organizuar sulmet e armatosura kundėr stafit tė OKB-sė nė veri, njė grupi prej disa pakistanezėsh dhe shoferit tė tyre shqiptar, derisa po ktheheshin nė Prishtinė. Sulmi, sipas dokumentit, ėshtė bėrė pikėrisht tė Ura e Ibrit.
    Vuēina i ri ėshtė kėrkuar dhe survejuar shumė gjatė nga CIVPOL-i nė veri, pėr aktivitetet e tij kriminale. Ai dhe banda e tij, e kanė pasur vazhdimisht njė bazė te Ura e Ibrit, potencon dokumenti konfidencial i NATO-s.
    Biris Janiēijeviq ėshtė i njohur pėr organet e rendit dhe tė sigurisė pėr aktivitetet e tij tė jashtėligjshme nė veri. Ai i ka koordinuar shumė nga kėto veprime duke marrė urdhra nga xhaxhai i tij, Vuēina Janiēijeviq. Pėrveē te Ura e Ibrit, Boris Janiēijeviq ėshtė evidentuar qė ėshtė pėrfshirė nė trazira dhe incidente edhe nė pjesė tė tjera tė qytetit verior, ndėr tė cilat edhe te shumė ngjarje kundėr shqiptarėve, te Tre Rrokaqiejt.
    Dokumenti konfidencial i NATO-s e pėrshkruan Boris Janiēijeviqin edhe “patrullues ilegal tė natės” nė veri tė Kosovės. Ai shpeshherė ėshtė parė duke patrulluar, natėn nė veri dhe duke legjitimuar njerėz, sipas urdhrave tė MUP-it, thuhet nė dokument.

    lajmeshqip.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #22
    Illyrian Rex,

    Edhe pse nuk i kemi mendimet e njejta ne disa ceshtje. Por ne kete rast te them te LUMTE. Te Lumte shume per vendosjen e informatave te ketyre krimineleve Serb - te Shtetit Serb. Te gjithe keta jane te paguar nga Shteti Serb. Te pergezoj dhe te mbeshtes shume per kete pune qe e ben.

    Reaspekt,

    Ariani.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #23
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Faleminderit Arian.

    Rrespekt edhe per Ju.

  4. #24
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    - XVI -

    Ivica i MUP-it, bombahedhėsi i veriut

    Protagonisti i radhės ėshtė njė pjesėtar aktiv i strukturave tė MUP-it serb nė veri. Ka mbiemėr tė njėjtė me tė dy udhėheqėsit serbė tė veriut, tė pėrfshirė nė krimin e organizuar, Oliver e Milan Ivanoviq, por nuk thuhet tė ketė lidhje familjare me ta. Pėrshkruhet si pėshpėritės i politikės sė Oliver Ivanoviqit.
    Ivica Ivanoviq ėshtė njė epror i policisė serbe, pjesė e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė (MUP), qė veproi edhe pas luftės sė vitit 1999, nė Kosovė, thuhet nė dokumentin konfidencial tė NATO-s, tė cilin po e pėrcjellė nė vazhdimėsi Portali LajmeShqip.com.
    Ai, ndonėse me mbiemėr tė njėjtė me Oliver Ivanoviqin, nė dokument nuk pėrshkruhet si familjar i tij, por si bashkėpunėtorė shumė i ngushtė. Ai citohet si sufler (pėshpėritės) i strukturave tė policisė serbe nė veshėt e politikanit serb tė Kosovės qė pretendonte tė pėrfaqėsojė interesin e serbėve nė Kosovė.
    Nė dhjetor tė vitit 1999, Ivica Ivanoviq kishte rėnė nė sy tė vėzhguesve tė NATO-s, si i pėrfshirė nė disa zhvillime e trazira nė veri. Ai kishte udhėhequr dhe motivuar tubime tė shumta dhe kishte organizuar sulme mbi shqiptarėt matanė urės sė Ibrit. Ndėrsa, shkruan nė dokument, nė njėtubim tė zjarrtė tė serbėve nė veri, nė njė moment, Ivica ėshtė parė duke i pėshpėritur nė vesh leksione pėr fjalime lideritė tė serbėve nė veri, Oliver Ivanoviqit.
    Pėrmes lidhjeve tė rregullta me Dragoljub Delibashiqin, Ivica Ivanoviq koordinonte aktivitetet e MUP-it serb nė veri tė Kosovės. Pėrmes kėaj linje, ai dirigjonte edhe politikanin serb. Oliver Ivanoviq.
    Urdhrat dhe pėshpėritjet e tij dėgjoheshin dhe respektoheshin nga qytetarėt, bandat e ndryshme dhe vetė politikanėt serbė nė veri, shkruan nė dokumentin konfidencial tė NATO-s.
    Ivica Ivanoviq pėrshkruhet si njė agjent i guximshėm i MUP-it tė Serbisė nė veri, qė i koordinonte rregullisht “Rojat e Urės” dhe aktivitetet e tyre si pengesė pėr shtrirjen e rendit nė veri.
    Ai ėshtė parė tė organizonte nė grup njė sulm me bombė nė veri, bashkė me Goran Saviqin, Radosllav Rankoviqin, Nebojsha Malikoviqin dhe Vladan Antiqin, nė dhjetor tė vitit 1999.
    Ivica, i suvejuar nė vazhdimėsi nga agjentėt e NATO-sė, ėshtė parė tė qarkullonte natėn, disa herė me radhė, nė vendet nė mė pas shpėrthenin incidente e trazira nė veri tė Mitrovicės. Ai ėshtė parė shpeherė, nė kontekst tė kėtyre zhvillimeve bashkė me Oliver Ivanoviqin e Dragan Delibashiqin, duke koordinuar veprimtarinė me famėkėqinjtė Rojat e Urės.

    lajmeshqip.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #25
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    - XVII -

    Filip Sinxhiq, rrugaēi i trazirave nė veri

    I konvertuar nga feja myslimane nė atė ortodokse (me pėrkatėsi kombėtare boshnjake), Filip Sinxhiq ėshtė njė tjetėr protagonist i krimit tė organizuar nė veri, qė figuron nė dosjen konfidenciale tė NATO-s.
    Me nivel shumė tė ulėt intelektual, kurse pėrkah karakteri, person qė jeton nė margjina tė shoqėrisė, Sinxhiq pėrshkruhet si mjaft i rrezikshėm, dhe i pėrfshirė nė shumė vepra kriminale nė veri tė Kosovės. Me vendbanim nė Mitrovicė, ai u ka shėrbyer nė vazhdimėsi tė gjitha aktiviteteve nė kuadėr tė zhvillimeve destabilizuese tė pasluftės, nė veri tė Mitrovicės. Dosja e NATO-s e pėrshkruan atė si ndihmės dhe pėrcjellės tė liderėve politikė serbė nė tubime tė ndryshme nė veri tė Kosovės.
    Janė tė njohura veprimtaritė e tij tė kundėrligjshme dhe nė funksion tė nacionalizmit serb, nė janar e shkurt tė vitit 2001. Gjatė festimeve tė Krishtlindjes Ortodokse, ai iu ka prirė karvaneve tė ekstazės nacionaliste serbe, shkruan nė dokumentin e NATO-s.
    Pikėrisht pėr shkak tė kėsaj veprimtarie, Filip Sinxhiq, ėshtė survejuar nė vazhdmėsi nga forcat e KFOR-it dhe CIVPOL-i, njė kohė tė gjatė. Mė 26 shkurt tė vitit 2001 ai ka udhėhequr njė manifestim tė shoqėruar me dhunė e fustrime tė serbėve tė veriut, kundėr prezencės sė KFOR-it nė Kosovė.
    Njė lidhje tė mirė e ka pasur nė vazhdimėsi me tė ashtuquajturin “ekstremisti i qetė” nė kėtė dosje tė NATO-s, Vladimir Rakiqin.
    Nė mars tė atij viti ėshtė pėrfshirė nė njė sulm tė organizuar kundėr CIVPOL-it danez dhe kanadez, duke e goditur pėr alivanosje, prapa nė kokė, me shkop bejzbolli njė oficer danez. KFOR-i e kishte arrestuar dhe dėnuar me 30 ditė burgim, por pas ndėrhyrjes sė Vladimir Rakiqit dhe dhėnies sė kaucionit prej pesė mijė markash gjermane, ai ishte liruar, shkruan nė dokumentin e NATO-s.
    Lidhjet e tij me politikėn e lartė tė serbėve nė veri tė Kosovės dhe me njerėz tė MUP-it tė Serbisė qė vepronin ilegalisht nė atė pjesė tė Kosovės, kanė qenė tė vazhdueshme. Rrugaēi i paarsimuar kishte sėhrbyer besnikėrisht nė tė gjitha trazirat dhe kombinimet destabilizuese nė veri tė Kosovės, me komandė dhe i dirigjuar nga liderėt e atjeshėm serbė dhe pėrfaqėsuesit e MUP-it tė Serbisė, tė cilėt e mbanin nėn sqetull pėrherė.

    lajmeshqip.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #26
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    - XVIII -

    Aleksandėr Popadiq, kamarieri kriminel

    I njohur nga piceria “Time Out”, nė Mitrovicė, si kamarier, Aleksander Popadiq figuron nė dokumentin konfidencial tė NATO-s si njė prej mbi 400 kriminelėve tė veriut tė Kosovės, i pėrfshirė nė shumė organizime destabilizuese, pas vitit 1999.
    Portali LajmeShqip.com sjellė nė vijim profilin e tij, gjithnjė sipas pėrshkrimit nė kėtė dokument. Nė kohėn e vlimeve dhe trazirave tė mėdha nė veri tė Mitrovicė, Popadiq ka bashkėpunuar ngushtė me Rojat e Urės dhe ka pėrcjellė urdhrat dhe sygjerimet e politikanėve mė nė zė tė serbėve tė veriut, qė janė pjesė e po kėsaj dosjeje.

    Ai shquhet, si tė gjithė personazhet e kėsaj dosjeje, pėr vandalizėm, sjellje tė vrazhda dhe tipike prej krimineli. I tillė, nė disa raste pėrshkruhet tė ketė qenė edhe ndaj pjesėtarėve tė KFOR-it, tė cilėt i konsideronte si “pushtues”, nė Kosovė. Nė secilin incident, ai ishte pjesė e tij, te Ura e Ibrit.
    Ai, pos qė ishte pjesėmarrės nė zhvillime destabilizuese, njė pjesė tė tyre edhe e organizonte dhe menaxhonte vetė, ka dokumentuar NATO nė dokumentin e saj konfidencial. NATO me kohė i kishte vėrejtur sjelljet e tij dhe e kishte vėnė nėn vėzhgim.
    Si edhe shumė organizime tė nacionalizmit tė shfrenuar serb, edhe nė ngjarjet sportive shpėrthente ky fenomen. Pas fitoreve tė ekipit tė Jugosllavisė, nė kampionatin evropian tė futbollit, nė vitin 2000, krahas festimeve, Aleksandėr Popadiq kishte nxitur edhe manifestime tė dhunshme kundėr forcave ndėrkombėtare dhe kundėr etnive joserbe nė veri tė Mitrovicės.

    Nacinalshovenizmi i tij serb kishte shkuar deri atje, sa shumė herė, Aleksandėr Popadiq i kishte ftuar bashkėkombasit e tij tė futen nė njė luftė tė re. Dokumenti konfidencial i NATO-s ka evidentuar edhe njė organizimi tjetėr konkret tė Popadiqit kundėr joserbėve dhe forcave ndėrkombėtare nė veri tė Mitrovicės. Nė korrik tė vitit 2000, pas njė bastisjeje tė policisė, ndėrkombėtare nė kėrkim tė tij, nė shtėpitė Dashiq, Ilinqiq dhe tė Dragan e Aleksandėr Popadiqit, ky i fundit kishte arritur tė arratisej. Ndonėse tė gjithė nė veri e njihnin pėr implikimet e tij kriminale, megjithatė, qytetarė serbė te veriut tė Mitrovicės, u hodhėn demonstrata nė mbėshtetje tė tij, shkruan nė dokumentin konfidencial tė NATO-s.

    U pėrdorėn gjithfarė mjetesh tė forta dhe armė zjarri kundėr pjesėtarėve francezė tė KFOR-it, tė cilėt, shkruan nė dokument, u detyruan tė tėrhiqen pėr tė evituar gjakderdhjen. Njė polic ndėrkombėtar u sulmua dhe u plagos nga njerėzit e Aleksandėr Popadiqit. Ky kishte organizuar shumė tubime, kundėr forcave ndėrkombėtare nė veri tė Mitrovicės. Tubimet kishin mbetur edhe mė tutje esencae filozofisė sė kundėrshtimit serb kundėr shqiptarėve dhe kundėr pranisė ndėrkombėtare nė vend.
    Trazirat dhe destabilizimi, sponsoroheshin vazhdimisht nga Serbia, e cila i kishte tė mobilizuar njerėzit e saj, pėrmes rrejtit tė MUP-it, anembanė veriut. Tė tillėt, si Aleksandėr Popadiq, ishin ndėr ata qė komandoheshin nga MUP-i serb dhe nga politikanėt serbė tė veriut. Aleksandėr Popadiq ishte njė prej veglave tė Serbisė nė Kosovė, ndonėse me pikėpamje tė dhunshme dhe me tipare kriminale.

    lajmeshqip.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #27
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    - XIX -

    Vladan Antiq – MUP, njeriu i krimit dhe prostitucionit

    Njė prej protagonistėve tė shquar pėr aktivitete kriminale dhe antiligjigjore, nė funksion tė krimit tė organizuar dhe mbajtjes sė prezencės sė Serbisė nė Kosovėn veriore, qė figuron nė dokumentin konfidencial tė NATO-s, qė portali LajmeShqip.com e publikon nė vazhdimės, ėshtė anėtari i MUP-it tė Serbisė, Vladan Antiq.

    Si pjesėtar i policisė serbe nė vitin 1999, pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, ai aktivitetin e pėrqėndron nė zhvillimin e kontrabandės, kriminalitetit dhe tė prostitucionit, nė oazėn veriore tė Kosovės, ku nuk kishte ligj e as shtet, dhe ku Beogradi synonte ta mbajė ndikimin e tij pėrmes kriminelėve dhe bandave tė organizuara.

    Vladan Antiq posedonte njė bar nė rrugėn Ivo Llolla Ribar, nė veri tė Mitrovicės, dhe aty, pėrveē aktiviteteve tė tjera kriminale, kryente edhe porsitucion, ka evidentuar NATO nė dokumentin e saj konfidencial.
    Krimineli ishte bashkėpunėtor i rregullt i strukturave politike tė veriut tė Kosovės dhe ruante raporte tė rregullta bashkėpunimi me strukturat e MUP-it, pėrkatėsisht tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė. Aktivitetet e tij i koordinonte nė kėto dy segmente.
    Survejuesit e NATO-s kanė parė shumė herė prezencė prostitutash vendore e ndėrkombėtare nė lokalin e tij, por edhe ushtrim prostitucioni, nga Vladan Antiq, nė orėt e vona tė natės, nė hapėsirat e shkollės teknike nė Mitrovicė.

    Nė dhjetor tė vitit 1999, krimineli Vladan Antiq ėshtė parė tė kryejė njė sulm me bombė, nga njė veturė “Fiat”, me ngjyrė blu, kundėr pjesėtarėve tė komunitetit shqiptar. Nė bord tė makinės sė tij, veē Antiqit, kanė qenė edhe Zoran Ēaviq, Radosllav Rankoviq dhe Nebojsha Mlikoviq.

    Nė mars tė vitit 2000, krimineli Vladan Antiq kishte hedhur dy granata dhe kishte zbrazur disa karikatorė nga automatiku, nė njė lokal, ku kishte plagosur 17 persona shqiptarė, prej tyre 7 tė lėnduar mė rėndė. Ai ishte i pėrfshirė edhe nė shumė akte tė tjera kriminale nė veri tė Mitrovicės, nė funksion tė spatrimit etnik tė asaj pjese tė vendit, nga shqiptarėt dhe tė gjithė joserbėt tjerė.
    Dokumenti konfidencial i NATO-s e ka evidentuar Vladan Antiqin si njė kriminel tipik, me pėrvojė tė tė kultivuar edhe nė kuadėr tė strukturave tė MUP-it tė Serbisė, qė funksionoi nė Kosovė edhe pas vitit 1999. Antiq ishte pjesė e pandarė e strukturave tė krimit tė organizuar nė veri.

    lajmeshqip.com

    http://www.lajmeshqip.com/dossier/na...prostitucionit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #28
    Zvonko Veselinoviq merr para edhe nga PTK-ja !!!
    Publikuar: 04.11.2011 - 15:54
    Prishtinė, 4 nėntor - -Zvonko Veselinoviq nuk udhėheqė vetėm bandat e krimit serb nė veri tė Kosovės. Ai ėshtė partner i mirė edhe i kompanisė mė profitabile publike tė Republikės sė Kosovės, Postės dhe Telekomit. Portali LajmeShqip publikon sot dy kontrata tė PTK-sė pėr vendosjen e antenave nė veri tė Kosovės. Se si funksionin rrjetat e krimit tė organizuar nė shtetin mė tė ri nė botė, dėshmojnė edhe faktet nė vijim.

    I shumėkėrkuari nga Policia e Kosovės, Zvonko Veselinoviq, ka qenė kėmbėkryq nė mes tė Prishtinės, pėr tė nėnshkruar njė kontratė me kompaninė, aksionare e sė cilės ėshtė edhe Qeveria e Kosovės, PTK-nė. Ai ka njė kontratė me kėtė gjigant ekonomik tė vendit, nga e cila fiton para tė majme. Ėshtė spekuluar se kontrata ėshtė e nėnshkruar nga bashkėshortja e tij, Liljana Bozhoviq, por faktet flasin ndryshe. Burime tė konfirmuara mirė, sipas kėtij portali, kanė mėsuar se nėnshkrimi i kontratės ėshtė bėrė personalisht nga Zvonko Veselinoviq, dhe jo nga Ljiljana Bozhoviq, gruaja e Zvonkos, siē ėshtė nė kontratė. Kėtė e vėrteton edhe fakti se nė kontratė nuk ka nėnshkruar personalisht Ljiljana, por ėshtė nėnshkruar “FOR”, pėr Ljiljanėn.

    Portali e ka verifikuar burimin dhe e ka rikonfirmuar se Zvonko Veselinoviq ka qenė personalisht nė PTK dhe e ka nėnshkruar kontratėn dhe anekskontratėn. Kontratės i mungon autorizimi qė i jep tė drejtė Zvonkos tė nėnshkruajė nė emėr dhe pėr Ljiljana Bozoviqin.

    Kontrata i siguron Zvonkos 1.000 euro pėr muaj nga Posta dhe Telekomi i Kosovės, tė cilat i paguhen nė xhirollogarinė e gruas 1160-642610-000121,nėProCredit Bank.

    Zvonko Veselinoviq, i cili tashmė e ka fituar edhe epitetin si kapoja kriminale i veriut tė Kosovės ėshtė bėrė garantues pėr antenat e kompanisė telefonike mobile Vala nė Mitrovicė. Nė kėmbim tė sigurisė sė njė antene, ai e merr kėtė shumė parash nga kompania publike, aksionare e sė cilės ėshtė Qeveria e Kosovės.

    Kjo ndėrmarrje publike, qė kėto ditė dėshtoi pėr herė tė dytė qė tė privatizohet, pas tėrheqjes sė Harvatski Telekomit, me arsyetimin se zyrtarėt e lartė tė saj akuzohen pėr korrupsion, nė njė periudhė i kishte paguar Zvnoko Veselinoviqit haraē, e mė vonė kėtė pagesė e kishte zyrtarizuar me njė kontratė tė cilėn e ka siguruar dhe e sjellė ekskluzivisht portali LajmeShqip.com.

    PTK-ja, pėr antenėn e vendosur nė veri tė Mitrovicės ka paguar dy muaj pa letra, ndėrsa paratė i kanė shkuar nė konton e saj nė ProCredit Bank, Liljana Bozhoviqit, gruas sė kapos sė krimit nė veri, Zvonko Veselinoviq.

    Pėr t’i legjitimuar kėto pagesa, nė kėmbim tė sigurisė sė antenės, dy muaj mė vonė, ish-drejtori i Postė-Telekomit tė Kosovės, Etrur Rrustemaj, e ka vėnė firmėn e tij bashkė me drejtorin e prokurimeve, Fatmir Gjonbalaj, nė njė marrėveshje nė letėr me Liljana Bozhoviq.

    Vendi i vetėm ku PTK-ja do tė mund tė vendoste BTS-at, sipas burimeve tė portalit, ishte njė banesė private nė katin e pestė tė njė ndėrtese kolektive, nė rrugėn “Kralj Peter I”, nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.

    Zvonko Veselinoviq, qė udhėheqė me biznese mafioze nė veriun e Kosovės, sipas burimeve tė portalit, para katėr vitesh ka qenė personalisht nė zyrėn qendrore tė PTK-sė, pėr tė negociuar dhe nėnshkruar kontratėn me PTK-nė.

    Mirėpo, brenda vetė kontratės sė nėnshkruar mes palėve, pėrpos qė ka mospėrputhje datash, ka edhe njė element tė dyshimt, qė ėshtė nėnshkrimi i kontratės.

    Nė kontratė shkruan decidivisht se marrėveshja starton mė 1 qershor tė vitit 2007 dhe ka validitet pėr dy vjet, deri mė 1 qershor tė vitit 2009, ndėrsa nėnshkrimi i Etrur Rrustemajt, nė po kėtė marrėveshje, figuron tė jetė i datės 7 gusht tė vitit 2007, dy muaj mė vonė. Kurse, Fatmir Gjonbalaj, shef i Prokurimit tė PTK-sė, figuron tė ketė nėnshkruar mė 6 gusht tė atij viti, ndėrsa tek nėnshkrimi i Bozhoviqit nuk figuron data fare.

    Pėrmes kėsaj marrėveshjeje, PTK-ja obligohet t’ia paguajė zyrtarisht gruas sė kapos sė krimit tė veriut njė shumė prej 1.000 eurosh, 350 euro nė emėr tė qirasė pėr lirimin e hapėsirės pėr pajisjet telekomunikuese tė kėsaj ndėrmarrjeje publike, dhe 650 euro nė emėr tė shpenzimeve tė furnizimit me energji elektrike tė pajisjeve telekomunikuese.

    Derisa ky serb ka udhėhequr grupet kriminale pėr bllokimin e rrugėve nė veri dhe pėr djegien e pikave kufitare mė 26 korrik tė kėtij viti, ai nė ndėrkohė vazhdon tė marrė para nga Qeveria e Kosovės, nėpėrmjet PTK-sė. Nė kėtė mėnyrė, qeveria e bėn Zvonko Veselinoviqin garantues tė funksionimit tė antenės nė atė pjesė tė Kosovės, qė mė sė paku kontrollohet nga autoritetet kosovare.

    Pavarėsisht se Etrur Rrustemi nuk ėshtė mė drejtor, kontrata nuk ėshtė shkėputur as nga pasardhėsit e tij nė krye tė Postės dhe Telekomit tė Kosovės.



    http://www.koha.net/?page=1,13,75750
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #29
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Pantelici dėnohet me nėntė vjet burgim pėr krim tė organizuar

    Njė panel i pėrbėrė nga dy gjykatės tė EULEX-it dhe njė gjykatės vendas, i kryesuar nga njė gjykatės i EULEX-it, nė Gjykatėn e Qarkut tė Mitrovicės, dėnoi Jevro Pantelicin me nėntė vjet burgim pėr veprat penale pastrim parash, krim i organizuar dhe pronėsi, kontroll, posedim ose shfrytėzim tė paautorizuar tė armėve.

    Pantelic u shfajėsua nga akuza pėr kontrabandė tė mallrave dhe shmangie tė tatimit dhe taksave.

    Pėrveē dėnimit me burgim, ai u urdhėrua ta paguajė njė gjobė prej 2000 eurove. Ndėrsa, janė konfiskuar njė revole dhe municion, dy automjete dhe mbi 14 mijė euro para tė gatshme tė cilat u sekuestruan gjatė arrestimit tė tij.

    Pantelici u arrestua mė 17 maj 2011 nga policia e EULEX-it dhe qė nga ajo kohė ka qenė nė paraburgim nė qendrėn e paraburgimit nė Prishtinė.

    Rasti ėshtė ndjekur penalisht nga njė prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovės.

    http://www.telegrafi.com/lajme/pante...r-80-4000.html

  10. #30
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    perse i nxirni keto sekretet e natos!
    te gjithe keta mund te shkaterrohen nje dite
    Mendoj se NATO i ka nxjerre qellimisht sekretet. Si duket arsyeja ka qene qe t'iu bej te qarte banditeve serb ne veriun e Mitrovices se ekzistojne dosjet per secilin prej tyre. Me vone, per shkaqe te panjohura, u bllokua vazhdimi i publikimit te dosjeve ne portalin lajmeshqip.com!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •