Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Majori amerikan që luftoi në krah të shqiptarëve

    Së bashku me Gani Butkën dhe të tjerë vullnetarë, më 2 maj 1914, luftoi kundra rebelëve antishqiptarë të Haxhi Qamilit dhe bashibozukeve turkoshakë të Esat bej Starovës, tek Guri i Prerë, në zonën e Pogradecit.
    Një nga anglosaksonët, mik i mirë i shqiptarëve, në vitet e vështira të popullit tonë dhe të shtetit të ri shqiptar, ka qenë majori Harold Sherwood Spencer. Për këtë njeri, për këtë luftëtar të çështjes kombëtare është folur dhe shkruar shumë pak, në mos të themi kurrgjë, si aktualisht në organet e shtypit, po ashtu edhe në studimet historike. Po cili ishte Harold Sh. Spencer dhe cili ishte roli i tij në problemet shqiptare të viteve 1912-1915? H. Sh. Spenceri ishte një pinjoll i një familje kolonësh anglezë, që kishte lindur në Wiscosin të SHBA, në vitin 1890. Në moshën e rinisë së hershme kishte shkuar në Britaninë e Madhe për të studiuar në kolegjet ushtarake angleze. Mbas studimeve kishte filluar punën në Shërbimin Informativ Britanik edhe si tillë kishte shërbyer në territoret në pellgun e Adriatiku, të pushtuara nga Perandoria Osmane dhe me pas nga austro-hungarezët. Sipas një deklarimi të tij, të bërë shumë vite më vonë, ai kishte ardhur në Shqipëri shumë kohe para filli-mit të Luftës I Botërore, duke qenë në shërbim të një konsulli austro-hungarez. Natyrisht pa identifikimin e tij të vërtetë. Më vonë, për pak kohë ishte me shërbim pranë konsullit amerikan në Trieste. Në janar-shkurt të vitit 1914, u dërgua në Shqipëri për të vrojtuar dhe ndjekur ngjarjet e asaj periudhe, kur në Shqipëri do të vendosej Princ W. Wieddi. Rrethet atdhetare të migracionit në SHBA u informuan dhe e vlerësuan saktë e drejtë Harold Sherwood Spencerin, qysh në fillimin e veprimtarisë së tij në Shqipëri. Me ardhjen e princ Wiedd-it si mbret i Shqipërisë, Harold Sh. Spencer, ashtu si kurse kapiteni irlandez Armstrong, hyri në shërbim të xhandarmërisë shqiptare ose si shkruan Edwin Jacques, në stafin e princit. Në radhët e asaj xhandarmërie njihej si “major” Spenceri. Armstrongu në librin e tij “Gjashte muaj mbretëri në Shqipëri” për Spencerin shkruan si vijon: “Së bashku me xhandarmërinë e komanduar nga kapitenët Gani Butka, Leon De Ghillardi, nga majorët holandezë Rüller, Snellen e Vallenhofen, kapitenet Mallinkcroft, Durman edhe majori Spencer mori pjesë aktive në çlirimin e Korçës nga ushtria greke. Madje ai u bë nismëtari i rrethimit të mitropolisë, kapjes dhe burgosjes të peshkopit grek, Jakovit, me një veprimtari të vazhdueshme antishqiptare edhe dërgimit të tij në burgun e Elbasanit. Edwin Jacques shënon se Spenceri luftoi kundra grekëve së bashku me xhandarmërinë e vullnetarët shqiptarë edhe ne Luften e Qinamit, 3 milje larg Ersekës. Më pas së bashku me Gani Butkën dhe të tjerë vullnetarë, më 2 maj 1914, luftoi kundra rebelëve antishqiptarë të Haxhi Qamilit dhe bashibozukeve turkoshakë të Esat bej Starovës, tek Guri i Prerë, në zonën e Pogradecit. Në këtë betejë me forca të pabarabarta, ku forcat rebele turkoshake ishin disa mijëra, humbën jetën disa dhjetra xhandarë dhe vullnetarë dhe midis tyre kapiten Gani Butka, Zalo Prodani etj. Sipas gazetes “Dielli” date 3.8.1914, mbas betejës xhandarët me në krye kapiten Ghillardin dhe major Spencerin u kthyen në Korçë, por atje nuk qëndruan gjatë. Ata së bashku me shumë atdhetarë të tjerë korçarë, midis të cilëve Mihal Grameno, Themistokli Germenji, Qani Dishnica etj, më 23 qershor 1914 u larguan nga Korça në drejtim të Voskopojës. Një ditë më pas më 24, nëpër Opar u nisën në drejtim të Beratit. Në ditët e para të korrikut, prefekti i Beratit Behxhed Nepravishta(Asllani) me xhandarët nën komandën e kapiteneve Qani Panariti, Veiz Sevrani e oficerit Pertef Nepravishta po luftonin të mbyllur në Kalanë e Beratit kundra hordhive prej mijëra bashibozukëve turkoshakë të komanduara nga Ethem bej Kozarja. Në ndihmë të forcave qeveritare iu bashkuan vullnetarët vlonjatë të komanduar nga Nuredin bej Vlora edhe atdhetarët korçarë së bashku me kapiten De Ghillardin dhe Harold Sherwood Spencerin. Për ilustruar pikërisht këto ngjarjet e fundit po i referohemi artikullit të gazetarit N. E., mbështetur në intervistën e realizuar me H. Sh. Spencerin, gjate vizitës së tij në SHBA botuar në gazetën “Dielli” dt. 16.10.1914. “Ndodhesha në Trieste, kur një ministër amerikan më dërgoi në Shqipëri (ka shumë të ngjarë të ketë qenë Fred Williamsi, ministër i akredituar në Athinë e Cetinjë U.A.) për të shikuar në vend dhe për të përpiluar një raport analitik mbi gjendjen dhe ngjarjet e kohëve të fundit në Shqipëri. Me të mbërritur në Shqipëri, fillova menjëherë të interesohesha dhe të informohesha për problemet e Shqipërisë së ngratë… Kur plasi kryengritja në Korçë, unë kisha kohë që po qëndroja atje, me xhandarmërinë shqiptare dhe me oficerët holandezë, me të cilët morëm në dorëzim qytetin nga ushtria greke... Me fillimin e kryengritjes së grekomanëve korçarë, të bashkuar me andarët grekë të fshehur në Korçë, unë mora përsipër komandën e një grupi vullnetarësh, të cilët luftuan shumë mirë. Pas luftimeve të forta më në fund i mundëm grekomanët dhe andarët që kishin shpërthyer kryengritjen në Korçë, me qëllimin e bashkimit të qytetit dhe rrethinave me Greqinë. Asokohe kapëm edhe dhespotin Jakov me të mbesën dhe disa grekomanë korçarë, midis të cilëve, dr. Llambi Dardhën, Kosta Polenën, av. Vasil Singjellon, Vasil Kondin si edhe elbasanasin Efraim Gjini, të cilët të gjithë i dërguan në burgun e Elbasanit. Shqiptarët janë trima por u mungon patriotizmi. Bëmë ca luftëra të tjera me ushtrinë greke dhe i copëtuam. Në fshatin e gjeneral Gani Butkës luftuam gjashtë javë,duke vrare 40 dhe plagosur 65 grekë. Ndërkohë, gazetari i thotë amerikanit se Gani Butka nuk ishte gjeneral, por Spenceri i përgjigjet menjëherë: “Unë si oficer me përvojë kuptova menjëherë se i ndjeri Gani Butka ishte një gjeneral praktik i mbaruar. Kishte edhe të tjerë luftëtarë si kapedanët Kajo e Sali Butka, por trimëria, guximi dhe patriotizmi i gjeneral Gani Butkës më bëjnë të mos e harroj kurrë. Gani Butka ishte bërë vëllamë me mua d.m.th. kishim pirë gjakun e njeri tjetrit, sipas zakonit shqiptar. E shikon këtë unazë me shkabën në mes të saj që unë mbaj në gisht? Këtë unazë e kam dhuratë nga Ganiu, është shenjë vëllazërie dhe unë s’do ta heq kurrë nga gishti deri sa të vdes. I ndjeri Gani s’ndahej prej meje, por edhe unë vetëm tek ai kisha besim. Po fati i keq i shqiptarëve se përveç grekëve u ngritën kundra nesh myslimanët fanatikë. Në atë kohë morëm urdhër që të niseshim nga Korça për në Pogradec kundra kryengritësve. Këtu gjeneral Ganiu tregoi trimëri të madhe dhe kryengritësit i ndoqëm si galat. Po Ethem bej Starova vajti në çdo fshat të Gorës, duke u thënë njerëzve të pamësuar të ngriheshin kundra qeverisë edhe se xhandarët kishin shkuar gjoja për të ndërruar fenë. Kësisoj fshatarët u ngritën me shumicë të madhe dhe na rrethuan ligsht. Bëmë luftë të përgjakshme, por u mundëm. Disa prej nesh shpëtuan, ndërsa të tjerët u vranë. Heroizmi i gjeneral Butkës në atë luftë nuk mund të tregohet as me gojë dhe as me pendë. Kryengritësit i kërkuan të dorëzohej, por vëllai i im u tha: “S‘bëhem teslim tek ju tradhtarë”dhe pasi vrau disa prej tyre me revolverin e tij, plumbin e fundit ia lëshoi vetes dhe vdiq duke qeshur me flamurin e Shqipërisë në dorë. Gani Butka ishte petrit, ishte trim i trimave” Në këto çaste z. Spencer ishte mallëngjyer së tepërmi, ndaj edhe unë, - shkruan gazetari, - e pyeta për ta ndërruar bisedën: “Pas luftës së Pogradecit ku vajtët z. Spencer? “U nisëm që të gjithë e vajtëm në Berat, ku bëhej luftë me kryengritësit, luftuam atje së bashku me oficerët holandezë dhe me kapiten De Ghillardin edhe që andej shkuam në Vlorë. Bashke me ne erdhi edhe tradhtari Abdyl Ypi, ish-nënprefekt i Korçës, i cili u thoshte korçarëve të mos luftonin kundra grekut. Shqipëria asokohe ishte mbushur me tradhtarë dhe fanatikë”. Sërish gazetari e pyet amerikanin Spencer: “Po ju z. Spencer si oficer i rregullt që ishit, a morët rrogë nga qeveria shqiptare? Harold Sh. Spenceri i përgjigjet në këtë mënyrë: “Jo nuk mora asnjë dyshkë. Ishte turp të kërkoja rrogë nga Madhëria e Tij, i cili harxhonte të hollat e tij për të qytetëruar shqiptarët. Asokohe unë isha komandant i gardës së pallatit, të cilët numëroheshin rreth 500 shpirt. Me sugjerimin e mbështetjen time madhëritë e tyre vizituan Vlorën”. Veprimtaria dhe sakrificat e këtij miku të shqiptarëve i kishte lënë mbresa të gjithë shqiptarëve të atyre viteve. Kështu një korrespondent nga Vlora, me pseudonimin Dhoran Shelcani, më 28 gusht 1914, i shkruante gazetës “Dielli” për vuajtjet dhe mundimet e refugjatëve ne kodrat me ullinj të Vlorës. Më tej ai shkruante “oficeri amerikan Spencer dhe kapiteni De Ghillardi janë tepër për t’u lavdëruar se luftuan trimërisht kundra grekëve dhe turkomanëve”. Me pas, kur ai u kthye në Durrës nga Vlora, ka luftuar në kodrat e Rrashbullit kundra forcave bashibozukeve të Haxhi Qamilit, deri në largimin e tij nga Shqipëria së bashku me princ Wieddin, me fillimin e Luftës I Botërore. Me porosi te princ W. Wieddit, major Spenceri shkoi në SHBA, si njeri i besuar i princit, për t’u dorëzuar tre personaliteteve politiko-shoqërore amerikanë, miqve të shtrenjtë të shqiptarëve, medaljen e “Shqiponjës së Artë”. Ata ishin Theodhor Roosevelti, ish-presidenti i SHBA, diplomati Charles R. Crane dhe reverendi Lyman Abbot. Majori Spencer mbasi e kreu detyrën e rëndësishme, arriti në Boston dhe në radhë të parë vizitoi selinë e “Vatrës” si edhe zyrat e redaksisë “Diellit”. Ai u gëzua dhe i uroi atdhetarët për makineritë e reja të shtypshkrimit dhe zyrat funksionale. Ai pëlqeu edhe tematikën e artikujve të botuar, duke u thënë atyre: “You are doing a great work for Albania”. Gjatë bashkëbisedimeve me atdhetarët e “Vatrës” Spenceri me përvojë politike i informoi ata se Italia do të merrte pjesë edhe ajo në luftë dhe se do të pushtonte Shqipërinë me argumentit e luftimeve me ushtrinë austro-hungareze, më anë tjetër ai shkroi edhe artikuj për demaskimin e politikës shoviniste greke edhe në SHBA. Pikërisht në këtë kohë, në gazetën “Dielli”, nën sugjerimin e Spencerit, botohet një artikull për detyrat e emigracionit dhe të federatës “Vatra”, midis të tjerave shkruhej kështu:”…Midis problemeve dhe detyrave të ndryshme që kemi, është edhe krijimi i një komisioni që do të përfaqësonte atdheun nëpër konferencat e ndryshme ndërkombëtare për paqen që do të zhvilloheshin në Evropë ose edhe në Uashington. Në krye të këtij komisioni të caktohej një nga filoshqiptarët e nderuar amerikanë. Nga mbi 40000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA mund dhe duhet të nxirret një bërthamë djemsh për të organizuar këtu në SHBA xhandarmërinë shqiptare. Nga kjo bërthamë të formohet një trupi shenjtë nën emrin “Legjioni i Shkabës”nën komandën e majorit H. Sh. Spencer, amerikanit filoshqiptar që luftoi bashkë me shqiptarët kundra grekëve dhe osmanlinjve. Ky trup kur të vejë në Shqipëri të vihet nën komandën e xhandarmërisë shqiptare”. Kjo dëshirë e objektiv i atdhetarëve të SHBA nuk u realizua, si gjithmonë nga ndryshimet e mendimeve dhe të kontributeve financiare te pamjaftueshme. Ndaj Harold Sh. Spencer u kthye në Evropë dhe në mesin e vitit 1915, u fut sërish në shërbimin sekret të ushtrisë britanike, me gradën kapiten. Ne vitin 1917 Spenceri sëmuret nga një krizë e sistemit nervor, largohet nga lufta dhe del në invaliditet. Nuk disponojmë të dhëna se kur dhe ku ka vdekur.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Ka njëfarë droje mes shqiptarëve për të analizuar ndodhitë e vitit 1914 kur me mijëra fshatarë të Shqipërisë së mesme morën armët kundër shtetit shqiptar të sapoformuar dhe e shkatërruan në mënyrë barbare. Ajo që i përsërisim vetes në pafundësi është "shqiptarët kanë patur gjithmonë tolerancë fetare" dhe harrojmë mijëra të vdekurit dhe qindra mijëra të shpërngulurit e atyre kohëve të mbrapshta kur turkomanët (fanatikët islamikë të kontrolluar fillimisht nga Esad Pashë Toptani, më pas pa asnjë kontroll) dhe grekomanët (fanatikët ortodoksë të kontrolluar nga shteti grek) nënshkruanin marrëveshje kundër shtetit shqiptar, grisnin flamurin shqiptar dhe vrisnin, thernin, digjnin, grabisnin, terrorizonin shqiptarët që kishin luftuar për Shqipëri.

    U desh gjaku i bijëve më të mirë të Shqipërisë dhe dashamirësve të tyre, që të bëhej Shqipëria, grekomanët dhe turkomanët morën plumbin, litarin dhe turpin...

    Për fat të keq shqiptarët kanë kujtesë të shkurtër. Besoj janë shumë të paktë ata që dinë kush ishte Gani Butka, Zalo Prodani, koloneli Thomson, majori Spencer, apo që kanë lexuar dëshmitë e Skënder Luarasit etj.

    Sot turkomanët dhe grekomanët e rinj shqiptarë po rehabilitojnë Haxhi Qamilin, Esad Pashë Toptanin, Spiro Milon, po derdhin vrer haptaz mbi flamurin dhe rilindasit shqiptarë, po kërcënojnë haptaz intelektualët shqiptarë. Shqiptarët mbyllin sytë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, buzëqeshin kush si kapadai kush si eunuk, ulin kokën... fanatikët fetarë antishqiptarë shtojnë radhët e tyre me të rinj gjysmë analfabetë të rekrutuar me lekët e "ndihmave humanitare" të shtetit turk, grek, shoqatave islamike, ortodokse etj... propaganda antishqiptare që përpiqet të imponojë fanatikët fetarë si "pjesë e realitetit shqiptar" është më e fortë se kurrë, në internet, në shtyp, në kisha, xhami, palestra, shkolla, rrugë... nën vështrimin miop të shtetit shqiptar me politikanë që për "korrektësi politike" flirtojnë haptaz me antishqiptarët dhe sulmojnë haptaz shqiptarët.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te pakten Korca ti vej emrin e nji rruge ne nderim te majorit amerikan..

    Paska qen trim i madh..

    Flmn feg per kto informacione..

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga mal Lexo Postimin
    Ka njëfarë droje mes shqiptarëve për të analizuar ndodhitë e vitit 1914 kur me mijëra fshatarë të Shqipërisë së mesme morën armët kundër shtetit shqiptar të sapoformuar dhe e shkatërruan në mënyrë barbare. Ajo që i përsërisim vetes në pafundësi është "shqiptarët kanë patur gjithmonë tolerancë fetare" dhe harrojmë mijëra të vdekurit dhe qindra mijëra të shpërngulurit e atyre kohëve të mbrapshta kur turkomanët (fanatikët islamikë të kontrolluar fillimisht nga Esad Pashë Toptani, më pas pa asnjë kontroll) dhe grekomanët (fanatikët ortodoksë të kontrolluar nga shteti grek) nënshkruanin marrëveshje kundër shtetit shqiptar, grisnin flamurin shqiptar dhe vrisnin, thernin, digjnin, grabisnin, terrorizonin shqiptarët që kishin luftuar për Shqipëri.

    U desh gjaku i bijëve më të mirë të Shqipërisë dhe dashamirësve të tyre, që të bëhej Shqipëria, grekomanët dhe turkomanët morën plumbin, litarin dhe turpin...

    Për fat të keq shqiptarët kanë kujtesë të shkurtër. Besoj janë shumë të paktë ata që dinë kush ishte Gani Butka, Zalo Prodani, koloneli Thomson, majori Spencer, apo që kanë lexuar dëshmitë e Skënder Luarasit etj.

    Sot turkomanët dhe grekomanët e rinj shqiptarë po rehabilitojnë Haxhi Qamilin, Esad Pashë Toptanin, Spiro Milon, po derdhin vrer haptaz mbi flamurin dhe rilindasit shqiptarë, po kërcënojnë haptaz intelektualët shqiptarë. Shqiptarët mbyllin sytë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, buzëqeshin kush si kapadai kush si eunuk, ulin kokën... fanatikët fetarë antishqiptarë shtojnë radhët e tyre me të rinj gjysmë analfabetë të rekrutuar me lekët e "ndihmave humanitare" të shtetit turk, grek, shoqatave islamike, ortodokse etj... propaganda antishqiptare që përpiqet të imponojë fanatikët fetarë si "pjesë e realitetit shqiptar" është më e fortë se kurrë, në internet, në shtyp, në kisha, xhami, palestra, shkolla, rrugë... nën vështrimin miop të shtetit shqiptar me politikanë që për "korrektësi politike" flirtojnë haptaz me antishqiptarët dhe sulmojnë haptaz shqiptarët.

    Me Spiro Milon cështja është më komplekse, sepse letrat janë zhdukur. Spirua kur i shkruan mbrapsht Eqrem Vlorës e quan patriot kolltukesh dhe se u cua kur ju leverdis atij ti cohesh.

    Pjesa tjetër bie absolutisht dakort, madje dhe kjo që thashë sipër është pjesë e atij dizinformimi, keqinforimimi dhe mosinformimi real se kush luftoi për kë. Këtë vit Qëndra e Studimeve Shqiptare në Angli nxori një tjetër libër nga shtëpia botuese prestigjoze IB Tauris për Aubrey Herbert(Aubrey Nigel Henry Molyneux Herbert ), njëriun që Komunizmi e zhduku totalisht nga librat, por që dy herë i është ofruar nga vetë Shqiptarët kurora Mbretërore. Eshtë vitale të kuptojmë se cfarë ndodhi në ato vite, sepse më pas komunistat do na shpienin për në Rusi për një aleancë absurde dhe antishqiptare në thelb. Anglia ka qënë teatër i një fushate të tmerrshme antishqiptare nga Grekët dhe më pas nga Serbët të cilët fituan mbështetjen e tyre për gati 70-80 vjet derisa u desh Tony Blair që të rikthente ekuilibrin në favorin tonë. Ky njëri, Aubrey Herbert ka qenë një ndër kryesorët bashkë me diplomatë të tjerë si George Fred Williams nga Amerika që kanë lobuar për interesat e Shqiptarëve.

    Ka shumë figura që dihen por janë zhdukur nga memoria, enkas për të orientuar shqiptarin nga lindja, nga Turqia, Rusia etj, me prapavija perverse shkombëtarizimi.

    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Te pakten Korca ti vej emrin e nji rruge ne nderim te majorit amerikan..

    Paska qen trim i madh..

    Flmn feg per kto informacione..
    Mos i fryej zjarrit,prite tani ndonje turkofil qe do kerkoi ti vehet emri i haxhi qamilit ndonje rruge,te shpresoim qe nuk te ka ndegju ndonjeri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Kur jan ne pyetje miqte e shqipris se madhe e sidomos ky oficjer amerikan ,gjithsesi e ka vendin aty ku duhet ta ket pse jo .
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •