Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Muri i Berlinit ngrihet sėrish!

    Ndėrsa ne po shkatėrrojmė Piramidėn, gjermanėt, pas 20 vitesh po nisin tė rindėrtojnė Murin e Berlinit, kosto qė ka vajtur deri tani 27 milionė euro. Jo vetėm pėr motive turistike, por, “simbolet” e sė shkuarės duhet tė mbahen tė paprekura, para syve, qė tė mos pėrsėritet!

    Asnjė mur si ai i Berlinit nuk ka arritur tė mishėrojė nė mėnyrė kaq unike konceptin e izolimit dhe ndarjes nė gjithė historinė e kohės tonė. Kėtė nėntor mbushen plot 22 vjet nga rėnia e tij, e megjithatė, a ka mjaftuar kaq kohė pėr tė mbyllur plagėt, nė mos, pėr t’i shėruar disi ato?!




    Nga Berlini Neraida Sula

    Rruga mė e famshme nė Berlinit lidhur me murin, quhet Bernauer Straße, nė Berlin Mitte, njė pjesė qė mban veshur gjithė historinė e 28 viteve izolim nga perėndimi. Duke ecur pėrgjatė saj kupton se koha kėtu nuk ka ngecur, por ka ecur me hapa tmerrėsisht tė ngadaltė. Nėse doni tė shikoni si ka qenė Berlini gjatė ndarjes, shkoni nė Bernauer Strasse. Nuk ėshtė habi qė mes banorėve tė vjetėr tė tė kapė syri dhjetra grupe turistėsh tė impresionuar nga fryma tipike lindore e kėsaj lagjeje me rrugė tė asfaltuara pas luftės, me trotuarė dekoruar me pllaka tipike tė realizmit socialist e pallate banimi 5 katėshe. Diku afėr ka dhe njė treg me gjėra tė pėrdorura. Gjthēka tė tregon se je nė lindje. Kur Berlini u nda nė dy pjesė, Bernauer Strasse do tė kthehej nė skenėn e arratisjeve mė tė dhimbshme tė gjithė historisė sė Murit. Shumė prej dritareve tė banesave qė ishin rrethuar nga muri, binin nė anėn tjetėr tė rrugės, nė zonėn qė i pėrkiste perėndimit, ndaj hedhja nga dritarja pėr t’i shpėtuar lindjes e pėr t’u futur nė perėndim, u bė zgjedhja e shumė banorėve tė kėsaj rruge. Shumė prej tyre e paguan me jetė kėtė arrati. Kuptohet qė shumė shpejt dritaret u murosėn dhe mė pas kėto ndėrtesa u shembėn. Megjithatė kaq mjaftoi qė kjo rrugė tė humbiste anonimatin mes toponimeve tė shumta berlineze.
    Gjatė shėtitjes nė Bernauer Strasse e ke tė pamundur tė mos mendosh se teksa nė Tiranė po duan tė zhdukin nga kujtimet tona Piramidėn, gjermanėt po rindėrtojnė plagėn e tyre mė tė madhe pas kampeve tė pėrqėndrimit, Murin e Berlinit. Dhe kjo po ndodh pikėrisht nė kėtė rrugė, ku qė prej tetorit tė kaluar u mor vendimi pėr ringritjen e murit. Ideja fillestare ishte tė rindėrtonin njė pjesė shumė tė vogėl tė murit nė versionin e tij tė parė, vendim qė u kontestua ashpėr nga opozita dhe opinoni publik. Tani qė prej dhjetorit, qindra shufra alumini vazhdojnė tė ngrihen pikėrisht aty ku mė parė rėndonin blloqe betoni tė murit origjinal. Vargu i cili tani ka arritur gjatėsinė e 1.2 km, i ka kushtuar qeverisė gjermane afro 27 milionė euro.

    Megjithse gjithēka ėshtė gati pėr pėrurimin e tij mė datė 13 gusht, shumė prej banorėve tė qytetit rrudhin ende buzėt pėr kėtė shpenzim stratosferik. Njė zonjė e moshė e cila sheh mendueshėm pjesėn e rikonstruktuar thotė: “Nuk e kuptoj pse duhet ta rindėrtojnė, vetėm ata qė e kanė jetuar vetė mund ta kuptojnė rėndėsinė e tij. Unė personalisht nuk dua ta shoh mė, qoftė edhe kėshtu artistikisht me shufra hekuri”. Ndėrsa njė turiste e pytur pėr arsyen e vizitės shprehet: “Kam ardhur kėtu t’i tregoj fėmijėve tė mi historinė qė ka jetuar populli im, meqėnėse jam me origjinė gjermane. Sot kėta thjesht habiten, por kur tė rriten do ta vlerėsojnė vizitėn e murit”.

    E megjithatė kjo pjesė e murit numėron afro 500 mijė vizitorė nė vit, kjo ngase kėtu ruhen ende me shumė kujdes 212 metra nga muri origjnal.

    Por ēfarė i shtyn kėta qindra mijėra vizitorė qė tė shohin e tė fotografojnė vetė objekte qė i pėrkasin njė tė shkuare tė dhimbshme. Kėsaj pyetjeje i pėrgjigjet dr. Julia Obertreis, profesoreshė e Departamentit tė Historisė nė Universitetin e Freiburgut nė Gjermani. – “Mendoj se kemi vėrtetė shumė kujtime nga Muri i Berlinit, kujtime qė siē e shihni ruhen ende gjallė. Tashmė edhe historia ka rėnė pre e komercializimit, megjithatė kėtu nuk ka asgjė tė keqe. Ajo ēka i shtyn njerėzit tė shohin apo tė prekin nga afėr kėto objekte ėshtė nevoja pėr t’u pėrballur personalisht me tė kaluarėn. Vetėm kėshtu ne e pėrtypim tė kaluarėn tonė dhe e zhveshim disi atė nga rėndesa dhe serioziteti qė mund tė ketė pasur.“



    Muri ka rėnė prej 22 vjetėsh, por nė njė farė mėnyre vazhdon tė jetė ende aty. Arsyeja qė i mban ende ngritur kėto pjesė dhe qė e shtyu qeverinė ta rindėrtonte atė, ėshtė mėse e qartė… gjermanėt nuk duan dhe nuk munden kurrsesi tė harrojnė!



    Asnjė mur si ai i Berlinit nuk ka arritur tė mishėroje nė mėnyrė kaq unike konceptin e izolimit dhe ndarjes nė gjithė historinė e kohės tonė. Kėtė nėntor mbushen plot 22 vjet nga rėnia e tij, e megjithatė, a ka mjaftuar kaq kohė pėr tė mbyllur plagėt, nė mos, pėr t’i shėruar disi ato?!




    50 vjet Berlinermauer


    … Pasditen e 12 gushtit tė 1961, nė orėn 16.00, Walter Ulbricht, udhėheqėsi i Gjermanisė Lindore urdhėron mbylljen e kufirit. Tė dielėn nė mesnatė ushtria, policia dhe forcat luftarake i japin udhė tė ashtuquajturit “plan-izolimi” tė qytetit. Ishte nata kur ata do tė nisnin ndėrtimin e njė muri i cili do tė ndante Berlinin nė dy pjesė pėr mė shumė se 28 vjet.
    Rrugėt, hekurudhat, linjat e tramvajit dhe stacionet e metrosė pushuan sė punuari. Madje me kėtė rast nuk u kursyen as varrezat…

    Deri mbrėmjen e 9 nėntorit tė 1989, banorėt e lindjes do tė harronin sesi dukej pjesa tjetėr e tė njėjtit qytet… e qytetit tė tyre, Berlinit.



    Berlini i ndarė, para murit



    Me pėrfundimin e Luftės sė II-tė Botėrore, Berlini e pa veten tė ndarė nė katėr zona nga fuqitė aleate. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca zotėruan pjesėn perėndimore tė qytetit ndėrsa Bashkimi Sovjetik mori pjesėn lindore tė tij, nė tė cilėn do tė themelonte Republikėn Demokratike Gjermane, njė emėrtim tejet ironk pėr njė regjim totalitar komunist.

    Ndryshimi mes dy republikave gjermane ishte i dukshėm si drita e diellit. 2 doktrina brenda tė njėjtit qytet, njėra anė si qendra e kapitalizmit e tjetra si shembull ideal i socializmit. Kufiri zyrtar me dy Gjermanive u vu nė 1952, e megjithatė kjo nuk i ndaloi qindra qytetarė tė lindjes ta kalonin ēdo ditė kėtė kufi, tė zhgėnjyer e tė pashpresė nga standardi i jetės, mungesa e lirisė dhe shtypja e regjimit. Emigrimi masiv qė ndodhi deri nė 1961 bėri qė Gjermania Lindore tė humbiste mė shumė se 2.5 milionė prej qytetarėve tė saj. Mes tyre shumė personalitete, artistė e shkrimtarė tė cilėt nė dėshėpėrim braktisnin vendin e tyre nga pamundėsia pėr tė bėrė kompromis me sistemin.

    Gjetur ngushtė nė kėto rrethana, me qytetitn qė boshatisej dita-ditės, Bashkimi Sovjetik vendosi qė jeta e qytetarve tė RDGJ-sė tė ndryshonte brenda njė nate.

    Duke u gdhirė 13 gushti i 1961-it, kamionė plot me ushtarė dhe punėtorė ndėrtimi do tė pushtonin Berlinin Lindor. Teksa i gjithė qyteti flinte, ekipet e punės nisėn bllokimin e tė gjitha rrugėve qė tė lidhnin me Berlinin Perėndimor. Do tė hapeshin menjėherė gropa ku do tė pozicionoheshin blloqe betoni dhe kulla tė larta vrojtimi. Njė mur teli me gjemba do tė ishte kufiri provizor i tė ashtuqujturit “Muri i turpit” apo “Perdja e hekurt”qė do tė ndante Lindjen nga Perėndimi gjatė Luftės sė Ftohtė.

    Mėngjesin e ditės tjetėr, berlinezėt do tė zgjoheshin nė njė qytet tė izoluar. Linjat e telefonit ishin kėputur. Kufiri virtual tani ishte ngurtėsuar. Ata i pėrkisnin Lindjes, Perėndimi pėr ta ishte i ndaluar.

    Ata nuk do tė mund ta kalonin mė kufirin pėr tė parė opera, teatėr apo ndonjė ndeshje futbolli nė Perėndim. Por ajo ēka rėndoi mė shumė ishte fakti se 600 mijė punonjės hoqėn dorė nga puna e tyre nė pjesėn tjetėr tė qytetit. Familje, miq e tė afėrt nuk do tė mund ta takonin mė njėri-tjetrin. Kushdo qė natėn e 13 gushtit fjeti nė atė anė tė Berlinit, do tė ngecte aty pėr mė shumė se 2 dekada.


    Muri i madh i Berlinit



    Muri i Berlinit nė pėrfundim tė tij do tė shtrihej nė njė gjatėsi prej mė shumė se 160 km. Ai kalonte pėrmes qendrės, duke mbėshtjellė pjesėn perėndimore e duke veēuar totalisht atė lindore. Megjithatė, pėrgjatė historisė sė tij 28 vjeēare, Muri i Berlinit pėsoi ndryshime tė mėdha. Nė fillmi nisi si njė mur ndėrtuar nga shtylla betoni dhe njė rrjetė teli me gjemba. Kjo zgjati vetėm pėr pak ditė pasi menjėherė do tė shfaqeshin blloqe tė rėnda betoni tė cilat veē kufirit, tashmė izolonin edhe pamjen.

    Dy variantet e para tė murit (teli me gjemba dhe blloqet e betonit) do tė zėvendėsoheshin nga njė i tretė nė 1965. Ky version pėrbėhej nga mure tė larta betoni pėrforcuar me shufra tė trasha hekuri.

    Verisoni i katėrt dhe ai final i Murit tė Berlinit u ndėrtua mes 1975-ės dhe 1980-ės. Ishte padyshim shumė i sofistikuar dhe i sigurtė. Pllaka e betonit tani ishin 3.6 m tė larta dhe 1.2 m tė gjera. Veē kėsaj edhe i gjithė sistemi i sigurisė u perfeksionua. U ndėrtuan mure brenda murit ekzistues, veē rojeve tė zakonshme muri patrullohej nga ushtarė me qen kufiri. Terreni rrotull tij u shtrua me rėrė qė tė dalloheshin gjurmėt e kėmbėve kur kishte lėvizje, muri u vesh me tela tensioni tė lartė, u rrit numri i kullave tė vrojtimit, sikurse u ndėrtuan dhe dhjetra bunkerė. Sė fundmi territori rreth kufirit u kthye nė njė fushė tė minuar.



    Checkpoint Charlie


    Pas gjithė kėtyre pėrforcimeve e masave parandaluese ishte totalisht e pamundur kapėrcimi i murit. Megjithatė ndėrtimi i pikave zyrtare tė kalimit, ishte i pashmangshėm. Kėto pika kalimi kufitar tė quajtura “Checkpoints” ishin e vetmja rrugė lidhėse e komunikimi mes dy anėve tė qytetit. Vizitat zyrtare apo ato turistike do tė kalonin nėpėr kėto pika kontrolli me njė leje tė posaēme.

    Mes 8 pikave kufitare, mė e famshmja ishte “Checkpoint Charlie” vendosur nė kufirin qė ndante lindjen dhe perėndimin nė rrugėn Friedrichstrasse. Checkpoint Charlie u bė pikėkalimi kryesor i forcave aleate, diplomatėve apo vizitorėve tė huaj qė shkonin nė pjesėn tjetėr tė qytetit. Pas shembjes sė murit, Checkpoint Charlie u kthye nė simbolin e Luftės sė Ftohtė e njėkohėsisht edhe nė njė prej atraksioneve mė tė medha turistike tė Berlinit. Sot nė kėtė zonė gjendet “Museum Haus am Checkpoint Charlie”, Muzeu i Murit, ku pika e mėrparshme kufitare ėshtė rindėrtuar gati nė verisonin e saj origjinal.



    SHIFRA Viktima tė Murit



    100,000 qytetarė tė RDGJ u pėrpoqėn tė kalonin kufirin mes 1961 dhe 1988.

    600 prej tyre u vranė nga rojet kufitare apo vdiqėn gjatė pėrpjekjeve pėr t’u arratisur. Shumė u mbytėn, pėsuan aksidente fatale apo u vetėvranė pasi nuk arritėn ta kalonin murin.

    136 prej viktimave janė qėlluar nė mur.

    18 vjeēari Peter Fechter u qėllua brenda gardhit tė murit nė 17 gushtin e vitit 1962 dhe u la aty pėr mėse njė orė, nė pamundėsi pėr t’u ndihmuar nga njeri, pasi ish goditur nė tokėn e askujt. Vetėm pasi i riu dha shpirt nėn sytė e tė gjithėve, forcat sovjetike vendosėn tė tėrhiqnin trupin e pajetė.

    1065 kryqe gjenden sotpranė pikės kufitare Checkpoint Charlie, tė cilėt pėrfaqėsojnė viktimat e rėna gjatė periudhės se Murit. Mes tyre lexohet edhe emri i Peter Fechter.



    Muri nė numra

    Gjatėsia e kufirit me Berlinin Perėndimor 155 km
    Kufiri brenda qytetit 43 km
    Kufiri mes Berlinin Perėndimor dhe RDGJ (unaza e jashtme) 112 km
    Pika kufitare 8
    Kulla vrojtimi 302
    Bunkerė 20
    Patrulla me qen kufiri 259
    Fortesa kundėr automjeteve 105,5 km
    Kabllo tensioni tė lartė dhe sinjalizues 127,5 km

  2. #2
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Ndėrsa ne po shkatėrrojmė Piramidėn, gjermanėt, pas 20 vitesh po nisin tė rindėrtojnė Murin e Berlinit, kosto qė ka vajtur deri tani 27 milionė euro. Jo vetėm pėr motive turistike, por, “simbolet” e sė shkuarės duhet tė mbahen tė paprekura, para syve, qė tė mos pėrsėritet!
    Jemi i vetmi popull qe vdesim per te shkatrruar , ku bota mundohet ti ruaj me fanatizem historin, sado e hidhur qoft ajo .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Jemi i vetmi popull qe vdesim per te shkatrruar , ku bota mundohet ti ruaj me fanatizem historin, sado e hidhur qoft ajo .
    Jo ,nuk vdesim per shkaterrim,nqs gjermanet kane arsye per te gjithe viktimat e vrare per nje jete me te mire ne kete mur ,patjeter qe ky do te ishte simboli i nje dickaje me ne fund te arritur.Me krahaso tani piramiden ne qender te Tiranes me ndonje simbol qe te mundet ta kujtunim me nostalgji.
    vo shumica e antareve te forumit,mouzeleumin e diktatorit Hoxha e quajne piramida,por ai objekt nuk eshte piramide,ai eshte simboli yne ne flamur,shqiponja.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    feg..

    thx per artikullin per murin..

    mesuam shum gjera interesante..

    brava kjo gazetarja..

    shum bukur e ka shkruar..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    gjermania duhet ta prishe ate mur me gjithe themele. ajo duhet te ngreje nje mur te ri me te madh me rusine se perndryshe rusia dhe franca kane per ti bere ate qe ata ja bene ne 45-en. ndersa piramida jone duhet prishur sepse nuk ka histori, nuk ka asnje domethenie. ne ate shesh vertet mund te ngrihet nje gje me e bukur.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •