Faleminderit te gjitheve.
kriku, pike se pari mire se erdhe ne forum dhe uroj ta kalosh mire.
Une kam versionin 2.2 dhe gjithcka vete mbare deri tek procesi final.Po le te them me imftesisht ekpseriencen time ne kete proces.
Pasi kam shkarkuar dhe hapur QuickPwn 2.2 ne Mac, dhe kaluar ato dy dritaret fillestare, ne momentin qe QuickPwn kerkon te gjeje cfare telefoni dhe c'fare versioni firmware eshte, vjen me nje tabele te kuqe ku thote "Nuk mund te gjejme 3G firmware. A don qe te kerkojme automatikisht per te, apo deshiron ta instalosh ne menyre manuale" Kjo me dukej krejt ndryshe nga udhezimet qe kam pare, megjithate e lashe te shkarkonte automatikisht, pastaj vajta deri tek procedura e fikjes se telefonit, mbajtja e dy butonave (Home&power) shtypur per 10 sekonda, pastaj vetem butonit qendror per 10 seconda. Pas kesaj si rregull ne ekranin e telefonit duhet te shikosh logon e apple dhe ne monitorin e kompjuterit do shikosh progresin e modifikimit te telefonit. Ekrani i telefonit eshte i fikur fare dhe ne monitorin e komjuterit, ne tabelen e progresit nuk ndodh asgje, pervec shenjes rrteh rrotulluese te mac qe do te thote se kompjuteri po punon. Shtyp ne log qe te shikoj aktivitetin, dhe aktiviteti duket i ngecur dhe jo ne progres.
Ne kete rast (pas 5 minutash) jam i detyruar te mbyll programin me force dhe rifilloj ndezjen e telefonit (i cili sigurisht nuk ka pesuar ndonje efekt)
Perdora metoden tjeter. Nga iTune provova restore. Pas pothuajse 30 minutash fillova perseri nga e para. Ne kete rast QuickPwn e njohu menjehere telefonin dhe versionin e fundit te firmware dhe kaloi ne proceset pasuese. Gjithcka mire deri tek procesi i fikjes dhe rindezjes, me manovrime butonash. Ama ketu perseri i njejti problem. Ekrani i telefonit nuk tregon shenjen e apple pas perfundimit dhe ne tabelen e progresit te modifikimit ne kompjuter asgje nuk ndodh!!
Nga shfletimet qe kam bere ne internet duket se shume kan patur te njejte problem. Disa thone qe ka te beje me MacBook te fundit qe po perdor une. Do mundohem dhe nje here sonte, pastaj do e provoj ne windows se mbase behet.
Faleminderit shume.
Krijoni Kontakt