Muajin e ardhshėm, nga data 8 deri mė 10 mars, gratė lidere inspiruese dhe aktiviste nga mbarė globi, pėrfshi Presidenten e Kosovės, Atifete Jahjaga, aktoren me famė botėrore, Angelina Jolie, fituesen e ēmimit Nobel Leymah Gbowee, ish-shefen ekzekutive tė Facebook, Sheryl Sandberg, aktoren e madhe, Meryl Streep, diplomaten amerikane, Madeleine Albright, shefen e FMN-sė, Christine Lagarde e gra tjera tė suksesshme nė botė, do tė mblidhen nė qytetin e Nju Jorkut pėr Samitin e tretė vjetor Botėror tė Grave pėr gazetėn “Newsweek” dhe “The Daily Beast”.
Nė kėtė samit do tė diskutojnė ish-diplomatja Allbright me aktoren Jolie rreth tematikės se si femrat ngriten nė kėmbėt e tyre pas luftėrave dhe si ato mbajnė familjen.
“Nga CEO dhe lidere botėrore deri tek artiste, aktiviste dhe disidente tė zjarrta, ne i tregojmė tregimet e femrave tė guximshme dhe inteligjente tė cilat pėrballen me status quon nė vendet e tyre, duke i mbledhur pjesėt e shpėrndara nė periudhėn pas luftėrave”, thuhet nė njoftimin zyrtar tė kėtij samiti.
Ngjarja do tė zhvillohet nė Qendrėn “Lincoln”, dhe do tė zgjas tri ditė ku do tė diskutohen sfidat urgjente me tė cilat pėrballet femra sot.
Temat qė do tė diskutohen nė kėtė samit do tė variojnė nga njė nuse pakistaneze e cila u largua nga prospekti i njė martese tė detyruar e tė dhunshme deri tek shoqėritė seksiste.
Nė fund tė kėtij samiti do tė bėjė njė prezantim edhe aktorja, fituese e ēmimit Oskar, Meryl Streep. /Zėri/
Krijoni Kontakt