Procedure Manuale
per ruajtjen e videove nga youtube
si dhe nga adresa tjera te mundshme sic eshte ta zeme: www.myspace.com
(nje hapesire ne disa aspekte me e avancuar se vet youtube!)
Internet Explorer
[Hapi i pare parapergatites do te ishte fshirja e temp. Int. Files, sepse sigurisht aty e keni "Amazon"]
0. Kliko: Tools/Internet Options...
Ne General tab zgjidh Delete Files... (ne prompt mund te selektoni Delete Offline Files poashtu, -cipoj OK) [fig 1] Tani mund te hyni ne proceduren kryesore.
Tani mund te marrim nje shembull praktik, -navigoni deri te adresa: http://vids.myspace.com/index.cfm?fu...oid=1440003107
(eshte nje nder kenget per mendimin tim me te prekshme te mes viteve '90 [Te Shekullit Te Kaluar]); pasi ta keni shkarkuar videon, ndiqni kete procedure:
1. Ne te njejtin tab zgjidh Settings... [fig 2]
2. Ne tabelen e ardhshme kliko View Files..., do te hapet dritarja ku do ti gjeni gjithe materialet qe keni shfletuar
Tani pak fizkulture, me "klik te djathte" hapne "menyne kercyese" dhe zgjidhni: Arrange Icons/By Expires ashtu qe skedaret e fundit qe keni shkarkuar te vecohen ne fund. (ndrydhni "End" ne tastiere per te shkuar atje).
Nese jeni ne kete myspace.com do te shihni dicka si ne [fig 3]. Pra, kjo adrese ruan ekstenzionin e klipit per dallim nga youtube ku duhet t'ia shenoni vet dhe klipi figuron si "i panjohur" per sistemin. Prandaj kete eshte dukshem me lehte ta lokalizoni vizuelisht.
Pra klipin qe keni shkarkuar gjate shikimit online tani mund ta kopjoni dhe bartni atje ku i mbani klipet tuaja, ia veni emrin e grupit dhe te kenges pa prishur ekstenzionin. I cili duhet te ngelet: ".flv" (pa thonjeza).
E njejta procedure eshte edhe me youtube vetem se emri i klipit fillon me "get_video?video_id= (shifra qe shihni ne adresbar te explorerit). Ndersa ikona do te kete sic pritet pamjen "i pajohur" dhe ju do te shkruani emrin e plote te klipit sebashku me ekstenzionin ne formatin psh.: [pearl jam - i am mine.flv].
Google video ka nje mbrojtje me specifike qe nuk kam pasur kohe ta analizoj por mund te ruhet edhe video qe ke shikuar ne google me nje metode qe mund te quhet "ugly hack" ia nderpreni rrymen kompjuterit pa e fikur eksplorerin!
E ndezni pastaj dhe ne start/run shkruani %temp% dhe gjeni skedarin qe ka rretrh ose mbi 10MB se eshte klipi i juaj. Edhe ata transmetojne ne FLV format prandaj emertimi duhet te behet ne te njeten menyre si me youtube: emri.flv
Per ti shikuar keto klipe ne menyre ta pavarur do t'ju nevojitet nje FLV player une kam nje te Sorensonit qe e perdor, por nuk mund ta postoj ketu sepse ka mbi 2MB.
Po e e deshi dikush le t'me tregoj ku ta ngarkoj ndryshe gjinden edhe tjere falas ne internet.
Kjo ishte procedura manuale e ruajtjes se klipeve per ata qe nuk u besojne sa duhet (veti e mire kjo) hack aplikacioneve qe po shperndahen falas ne internet.
Sukses
Krijoni Kontakt