Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-07-2011
    Postime
    90
    Une kete lajm e ndegjova para disa diteve tek tv alsat m .se personi vrases ishte shtetas i Maqedonise, e kerkova tek portali i alsat nuk ishte ,dhe as qe dolen qe te demantojne lajmin qe dhane.

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Auoritetet (Sllavo-Maqedonase) vendore heshtin për masakrën në Hungari


    Ministria e Punëve të Brendshme akoma pa asnjë prononcim lidhur me masakrën në Hungari, ku si protagonist kryesor i kësaj tragjedie, sipas dyshimeve të para është një shtetas i Maqedonisë me emrin Llasllo V. Ai dyshohet se bashkë me dy persona tjerë, ka varrosur për së gjalli të paktën 6 njerëz. Zëdhënësi i Ministrisë Ivo Kotevski, tha se nuk mund të komentojë asgjë lidhur me këtë tragjedi për shkak se ende nuk është konfirmuar nëse vërtet i dyshuari i kësaj ngjarje është maqedonas, pasi sipas tij dyshimet e këtij lloji dalin vetëm nga agjencitë e lajmeve. Ai, duke mos dashur të japë deklaratë para kamerës, tha se deri më sot askush nga autoritetet hungareze nuk ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Maqedonisë për të konfirmuar nëse i dyshuari është vërtet maqedonas. Mirëpo, sot në një konferencë për shtyp udhëheqësi i Zyrës Kombëtare të Hungarisë për Hetim Zholtan Çizner ka thënë se të gjithë të arrestuarit janë anëtarë të grupit të njëjtë, të cilët kishin jetuar si të pastrehë në pjesën e pyllëzuar 23 në afërsi të Budapestit. Ai ka shtuar se, udhëheqësin e grupit policia e kishte ndjekur që nga muaji prill dhe se në Hungari gjendet që nga viti 2007 ndërsa bëhet fjalë për maqedonas. Por, ka theksuar Çizner, identiteti i tij nuk mund të konfirmohet nga dokumentet e tij. Pikërisht për këtë arsye Çizner ka thënë se policia hungareze ka kërkuar edhe ndihmë ndërkombëtare. Llasllo V, dyshohet se ëshë kriminel lufte që i ka takuar grupit të Arkanit. Masakra u zbulua para tre ditësh nga një djalë i ri me origjinë nga Rumania. Ai thuhet se ka qenë viktima e radhës e vrasësve serik, por ka arritur disi të dalë nga gropa ku ishte varrosur për së gjalli. Me t’u kthyer në shtëpi, sipas mediave hungareze, djali identiteti i të cilit është fshehur, ka paraqitur rastin në polici. ALSAT

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vrasësi maqedonas në Budapest, ish-pjesëtarë i Arkanit
    15-08-2011

    Laslo.V, është emri i zbuluar i vrasësit monstruoz në periferinë e Budapestit, i cili varroste për së gjalli viktimat e tij. Laslo ka folur pranë policisë se është maqedonas dhe se ka qenë pjesëtarë i njësitit serb të njohur si “Tigrat” e Arkanit, por për të akoma nuk ka asnjë dokumentacion që konfirmon identitetin, për shkak të mungesës së dokumenteve personale.

    Ai dyshohet për vrasjen makabre në zonën periferike Ada Çapel të Budapestit, ku i shoqëruar nga persona të tjerë, kapnin viktimat, i grabisnin paratë apo kartelat bankare dhe më pas i varrosnin të gjallë, duke i futur në humnera dhe varre të hapura dhe i varrosnin ashtu të gjallë.

    Drejtori i Byrosë Shtetërore të Hetimeve të Hungarisë, Zoltan Çizler deklaroi se organizatori i grupit vrasës ka deklaruar se është maqedonas, por akoma nuk ka treguar ndonjë dokument identifikimi.

    Jozyrtarisht thuhet se ai me origjinë është nga Vojvodina, mirëpo posedonte shtetësi dhe pasaportë të Maqedonisë. Vrasjet kryheshin në periferi në një zonë të thellë malore, ku po jetonin personat pa kulm mbi kokë, të cilët ishin bashkëpunëtorët e vrasësit. Ai u zbuluar nga një i ri rumun, i cili kishte qenë viktima e radhës dhe përmes mashtrimit, ai kishte rënë në kurthin e vrasësit.

    Të riut rumun i është grabitur kartela bankare, i është kërkuar kodi për tërheqjen e parave dhe më pas të gjallë e kanë groposur në varr. Mirëpo, viktima ka arritur që të shpëtojë dhe të lajmërojë rastin pranë organeve të rendit. Deri tani dyshohen dhjetëra persona të vrarë në të njejtën mënyrë monstruoze në periferi të Budapestit.

    Gjatë eliminimit të viktimave, vrasësi monstruoz aplikonte veprimet vrasëse njëlloj sikur ato që praktikoheshin në luftën e Bosnjës dhe Kosovës nga ana e njësiteve terroriste serbe “Tigrat” të kriminelit të vrarë serb, Zheljko Razhnatoviq-Arkan. /ina/

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •