KORCË – Një ngjarje makabër ka tronditur zonën e Korcës. Duket si skenari i një filmi horrori, zbulimi i i një trupi të gjymtuar nga disa kalimtarë të rastit, në zonën në afërsi të fshatit të Ravonikut ata dhe mbarë opinionin publik.
Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e grumbullimit të mbeturinave në afërsi të Ravonikut është gjetur trupi i pajetë i një femre ende të paidentifikuar.
Viktimës i ishin prerë koka, këmbët dhe duart, c'ka e bënte të pamundur identifikimin e saj. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të kuptuar nëse trupi është gjymtuar para apo pas vrasjes.
Policia, e lajmëruar nga personat që zbuluan trupin, zbardh detaje të tjera të kësaj ngjare makabër pak orë më vonë. Sipas tyre mësohet se viktima e seksit femër, e masakruar mund të jetë rreth 30 vjec, ndërsa masakrimi i saj ka ndodhur ditën e djeshme.
Dëshmi rrënqethëse raportohen nga blutë e Korcës, në lidhje me këtë ngjarje. Me të shkuar në fshatin Ravonik të Korcës, ata kanë gjetur gjymtyrët e gruas në një qese, ndërsa trupin nudo larg tyre. Në një qese tjetër kanë parë të paketuar rrobat e gruas.
Ndërkohë që mësohet se trupit të masakruar nuk i është gjetur ende koka. Policia e Korcës shton gjithashtu se gruaja është therur fillimisht me thikë, e më pas në mënyrë barbare i janë prerë me sëpatë gjymtyrët e trupit.
Nuk dihet ende autori i kësaj ngjarje makabër, ndërsa policia lëshon një apel nëpërmjet mediave që cdo familje të denoncojë në polici mungesën e një familjari, në mënyrë që të ndihmojë për identifikimin e saj.
(a.h/m.a/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt