
Postuar më parë nga
projekti21_dk
Situatën në veri të Kosovës duhet rikthyer në gjendjen para përpjekjes së Prishtinës që me njësitë speciale njëanshëm të ndryshojë realitetin në terren, i ka thënë FoNet-it në Lisbonë ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic. Ai e konsideron me rëndësi të veçantë që mbledhja e Këshillit të Sigurimit të KB, anëtare e të cilit është Portugalia, të dënojë qartë aktet e njëanshme.
Jeremic pas bisedës me shefin e diplomacisë portugeze, Paulo Portashi, ka deklaruar se është e pamundur të gjendet zgjidhja me rrugë paqësore, nëse njëra palë shpërblehet për veprime agresive në terren.
Sipas tij Lisbona ka mirëkuptim për qëndrimet serbe. Ai po ashtu bëri të ditur se diplomacia serbe po zhvillon konsultime të ngjeshura me të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit.
I pyetur për mundësinë që Beogradi të pranojë “bashkimin” e veriut të Kosovës me Serbinë, në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës, Jeremic u përgjigj:
“Veriu i Kosovës s’ka pse të bashkohet me Serbinë, meqë sipas Kushtetutës sonë dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit ajo është pjesë e Serbisë, ashtu si çdo pjesë e tjetër e Kosovës”.
Kryediplomati portugez, Portash tha se të gjitha çështjet që lidhen me Kosovën duhet të zgjidhen me rrugë diplomatike, paqësore e të arsyeshme.
Krijoni Kontakt