Shkencėtarėt kanė zbuluar prova qė mbėshtesin teorinė se pjesė tė ADN-sė tonė vinė nga thellėsitė e hapėsirės.
Njerėzit kanė zbuluar pjesė tė ADN-sė nė meteorite qė nė vitin 1960, por shkencėtarėt duhej tė ishin tė sigurt nėse materiali vinte nga hapėsira apo ishte thjeshtė njė ndotje nga jeta tokėsore. Pėr herė tė parė, kemi provat se pjesė tė ADN-sė janė krijuar nė hapsirė.
Lajmi vjen nga Dr. Michael Callahan, studiues nė NASA. Ai ėshtė drejtuesi i studimit tė publikuar me punėn e akademisė kombėtare tė shkencės nė Amerikė.
Ekipi gjeti Adeninė dhe Guaninė nė meteoritė tė pasura me karbon qė vinin nga hapėsira. Kėto dy pėrbėrės janė dy nga katėr bazat qė formojnė acidin Dezoksiribonukleik (ADN). Dy tė tjerat janė Citozina dhe Timina. Bashkė tė katėr pėrbėrėsit janė baza e jetės nė tokė dhe me shumė mundėsi nė vende tė tjerė nė Univers.
Ekipi i studiuesve arriti nė konkluzionin se dy bazat nuk ishin ndotje nga jeta nė tokė, duke qenė se ato ishin krijuar nė njė proces kimik jo-biologjik.
Sipas studimit, i jepet suport teorisė se njė kit me pjesė tė gatshme, i krijuar nė hapėsirė, ėshtė dėrguar nė tokė me meteoritėt dhe ka sjellė si pasojė krijimin e jetės. Zbulimi implikon se blloqet e jetės, tė gatshėm, janė shpėrndarė nė gjithė universin dhe mund tė kenė krijuar jetėn edhe nė planetė tė tjerė.
Burimi: Balkanweb.com
Krijoni Kontakt