-
Mesazhi i Patrikut Tval për myslimanët, në muajin e Ramazanit
Mesazhi i Patrikut Tval për myslimanët, në muajin e Ramazanit
Myslimanët filluan me gushtin, muajin e Ramazanit, muajin e tyre të shenjtë, për të cilin i kanë uruar edhe të krishterët e mbarë botës. Kështu, Patriku latin i Jeruzalemit, Fuad Tval, së bashku me klerin dhe besimtarët e Tokës Shenjte, në një letër urimi të publikuar në faqen e internetit të patriarkatit, u shpreh afërsinë myslimanëve për këtë kohë, që i kushtohet edhe veprave të devotshme, gjesteve të bamirësisë, faljes e pendesës. Duke kujtuar suren II të Kuranit, ajeti 183, që thotë “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqiat”, Patriku përmend edhe ç’thuhet në Shkrimin e Shenjtë për agjërimin: “Vallë a s’është agjërimi që unë zgjodha: t’i këpusësh verigat e padrejtësisë, t’i zgjidhësh leqet e zgjedhës, t’i lëshosh të lirë të shtypurit, të copëtosh çdo zgjedhë?” (Is 58,6-7). Duke iu lutur Zotit ta bekojë agjërimin e myslimanëve, Patriku Tval uron që politikanët të frymëzohen për të nxitur pajtimin e sinqertë e për të gjetur një zgjidhje të drejtë për aspiratat e popullit palestinez, i cili dëshiron një shtet të pavarur. Uron gjithashtu, që paqja të mbretërojë mbi të gjithë popujt e Tokës Shenjte e të vendeve arabe pranë saj.
Radio Vatikani
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt