"Ata filluan ta godisnin Gazmendin pasi e kapën, me shkelma, ku të mundnin. Kur ai nuk qëndronte dot në këmbë, e morën në makinë dhe u larguan"

INTERVISTE/ Flet dëshmitari kyç i akuzës, Zenel Skënderasi: Dje nisi gjyqi

"Unë e pashë se si policët masakruan Tahirllarin"


--------------------------------------------------------------------------------

KORÇE

LAJMI

Çështja e Gazmend Tahirllarit që vdiq më 3 janar nga dhuna e policëve, ka nisur dje të shqyrtohet për herë të parë në Gjykatë. Prokurori Ardian Brami paraqiti akuzën për policët. Sipas Bramit, Lorenc Balliu, ish-inspektor krimesh, akuzohet në mungesë për veprën penale të vrasjes. Inspektori i rendit i zonës, Dashamir Ganolli, akuzohet për kryerje të veprimeve arbitrare. Ndërsa 3 policët, ish-komandanti i trupave të gatshme, Albert Myftari dhe ish-vartësit e tij, Robert Qyli dhe Sokol Gurishta, akuzohen për moskallëzim të krimit. Për moskallëzim krimi akuzohet edhe Rrahman Ymeraj, komandant i grupit.

Dhjetëra policë, ish-policë dhe familjarë u mblodhën dje në sallën e gjyqeve të Korçës. Pas zhurmës së fillimit prokurori e paraqiti edhe një herë ngjarjen e 3 janarit, kur 35-vjeçari vdiq në duart e policëve. Megjithatë asnjëri prej policëve nuk i ka pranuar akuzat. Kaq ka mjaftuar që seanca të mbushet me mallime mbi policët. 75-vjeçari Hasan Tahirllari, babai i viktimës, i ka cilësur ata kriminelë dhe ka treguar se si ia goditën djalin në kokë dhe nëpër trup. Dëshmia më kyçe ka qenë ajo e marangozit të fshatit, Zenel Skënderasi, i cili ka parë gjithçka.

Prokurori: Çfarë dini për vrasjen e Tahirllarit?
Dëshmitari: "Rreth orës 15 e 30 minuta të 3 janarit unë isha duke rregulluar çatinë e dyqanit ku punoj. Dëgjova si fillim disa krisma që sa vinin e shtoheshin. Pastaj pashë një person që vraponte, i cili nëpërmjet një tubi ujësjellësi që i shërbeu si urë, kaloi lumin dhe shkoi në drejtim të kodrës. Pas tij vura re 3 policë që po e ndiqnin. Pas 300 metrash personi që vraponte qëndroi. Polici i parë që mbërriti, filloi ta godiste në kokë dhe nëpër trup. Pas tij edhe ata që e shoqëronin.

Prokurori: I njohët policët që e godisnin?
Dëshmitari: Jo, nuk njihja asnjë. Policët që e godisnin e kapën nga krahët, ai mezi qëndronte. Ishte aq i pafuqishëm, saqë kur po kalonin lumin, ra në ujë.

Prokurori: Kur e njohët Tahirllarin?
Dëshmitari: "Rreth pesëdhjetë metra larg makinës njoha Gazmend Tahirllarin. E pashë që ishte i mbytur në gjak. Pranë makinës ishin edhe dy punonjës të tjerë policie. Edhe ata filluan ta godisnin Gazmendin me shkelma, ku të mundnin. Kur Gazmendi nuk qëndronte dot në këmbë, e morën në makinë dhe u larguan.

................................
...............................

Tju them te drejten u stepa kur e hodha ketu kete teme. Eshte e vertet qe policat ne shqiperi e egzagjerojne me te keto te rrahurat kafsherore. Eshte veshtire ti fajsosh policet, kjo per faktin se nje polic eshte pasqyra e jetes se perditshme te nje shoqerie. Kur nje shoqeri kryen krime kafsherore, atehere edhe polici nuk mund te jete ndryshe.
Me jane shtere mendimet kur mendoj ate skenen e paraqitur nga deshmimtari pasi i kam pare edhe "per se gjalli" kur shkoj ne shqiperi skena te tilla ( me te te mirat jane ato kur ju thyejne radiot ne koke).
Ralitet muti!!!!!!!!!!