Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    5. ELEMENTET SPECIFIKE TË TEKSTIT

    5.1. Shënimet e burimeve të dhënave (“fusnotat” ose “endnotat”)

    Shënimet e burimeve sipas praktikës së deritanishme shënohen në dy mënyra:

    fusnota” – në margjinën e fundit të faqes; shënohet me numra rendorë prej 1 e tutje.
    endnota” – në faqen e fundit; shënohet me numrin rendor 1 e tutje.

    Se si do të shënohen dhe cila teknikë do të përdoret, kjo varet nga kandidati. Nëse kandidati është përcaktuar për mënyrën b), ai është i detyruar që faqen ta shënojë me këtë titull “REGJISTRIMI I TË DHËNAVE”. Kjo faqe vendoset para shtojcës (nëse nuk e ka këtë, atëherë shënohet para faqes së literaturës), por lexuesin duhet ta njoftoni me përmbajtjen e punimit.

    “Fusnotat” dhe “endnotat” shfrytëzohen për të dokumentuar:
    - për çdo citim të drejtpërdrejtë (në shenjën e thonjëzave, “..........”) në tekst;
    - për të dhënë çdo fakt që nuk është i njohur shumë, kur autori i atyre fakteve është një person i caktuar.

    Në rastin e parë mund të jetë një tekst më i gjatë dhe të “parafrazohet” me fjalët tuaja, por është e domosdoshme të shënohet burimi nga janë marrë të dhënat.

    Nëse punimi shtypet në kompjuter, puna është më e lehtë, sepse ka komandë të caktuar për “fusnotat” dhe “endnotat”. P.sh. (CTR+ALT+F).

    “Fusnotat” dhe “endnotat” shënohen si shënimi i literaturës, por në fund duhet ta shënoni edhe numrin e faqeve ku gjendet citati në literaturën e dhënë. Për shembull:

    1. Mustafa, Avzi: Edukata dhe arsimi nëpër shekuj, Shkupi, Shkup, 1977, fq. 24.
    2. Dedja, P., A. Paralloj, K. Shtëmbari: “Forcimi i funksionit edukues të mësimit të gjuhës shqipe në shkollat tetëvjeçare”, Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë, Tiranë, No. 3, 1975., fq. 54.

    Nëse në punim njëherë e keni cituar një vepër të autorit të njëjtë dhe dëshironi ta citoni përsëri, tani nuk duhet t`i jepni përsëri të gjitha të dhënat për autorin, por shënojeni vetëm mbiemrin-emrin dhe shkruani op. cit., fq. Për shembull:

    3. Mustafa, Avzi: op. cit., fq. 55.

    Nëse shfrytëzohet citati nga një vepër që është cituar më parë në “fusnotë” ose “endnotë” në faqen e njëjtë të tekstit, para fusnotës duhet të shkruani “ibid” dhe faqen nga është marrë citati. Për shembull:

    4. Ibid., fq. 83.

    Nëse shfrytëzohet ndonjë artikull ose ndonjë e dhënë nga interneti (duhet të shkruhet viti kur është shkruar artikulli, e jo viti kur është lexuar ose është paraqitur në internet, apo kur është lexuar, edhe pse shumica e metodologëve kërkojnë që të shkruhet edhe paraqitja e artikullit në internet), atëherë duhet ta shënoni në këtë mënyrë: në artikuj së pari shënohet emri i autorit, pastaj titulli i artikullit, adresa e internetit në të cilën gjendet artikulli dhe në fund shkruhet viti kur është botuar artikulli. Për shembull:

    1. Brown, B. N.: “Leading-For All Your Followers”. http:/www.worldweb.org/bzdigest/leading.html, 1996.

    Nëse të dhënat që janë shfrytëzuar nuk janë pjesë e artikullit të paraqitur në internet, por gjenden në një faqe të internetit, është e udhës që të shkruhet emri dhe adresa e faqes së internetit që e keni shfrytëzuar në punën tuaj. P.sh.

    http://www.dol.gov/dol/wb//???


    5.2. Tabelat, grafikët, vizatimet dhe fotografitë


    Tabelat, grafikët, vizatimet dhe fotografitë nuk janë pjesë shtuese e tekstit, por janë tekst që përbën një pjesë të punës. Qëllimi kryesor është që problemin e shtruar ta paraqesin në mënyrë precize dhe të thjeshtë. Këta japin një pasqyrë shumë konkrete të asaj që është thënë me fjalë. Në fakt, tabelat, grafikët, vizatimet dhe fotografitë e japin përgjigjen e pyetjes “çka?, ku? dhe kur?”.

    Çdo fotografi, vizatim apo grafik duhet të shënohet me numrin që pason dhe gjithashtu të bëhet me shkronja të mëdha.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    6. UDHËZIME TEKNIKE PËR PUNIMIN E DIPLOMËS

    Aspektit teknik i punës duhet t`i kushtohet një kohë më e gjatë. Ajo që është shkruar dhe treguar bukur e mirë e lehtëson punën e të lexuarit dhe jep një pasqyrë të punës suaj dhe të tekstit.

    Punimet e seminarit dhe punimet e diplomës shkruhen me makina (kompjuter). Krahas tekstit, që për nga kuptimi logjik dhe gramatikor duhet të posedojë edhe anën estetike, kandidati duhet ta lexojë tekstin edhe pas lekturës. Më së miri është që tekstin e lekturës ta lexojë në letër e jo drejtpërdrejt nga kompjuteri. Çdo gabim, pa marrë parasysh se kush merr pjesë në përgatitjen e punimit, përgjegjësia i mbetet kandidatit.


    6.1. Layout (Pamja) e punës

    Pasi teksti është gati, kandidati duhet:
    - Ta zgjedhë madhësinë e shkronjave. Në kompjuter duhet të zgjidhet madhësia e shkronjave 12, ndërsa radhët 1.5;
    - Të përdoren margjinat standarde – margjinat lart, poshtë, majtas dhe djathtas duhet të jenë 2,54 cm (1 inch);
    - Të shkruhet me paragrafë. Sa u përket paragrafëve, ata bëhen ndy mënyra:
    1. Për t`u tërhequr paragrafi me kompjuter, duhet të përdoret TAB dhe
    2. Për të bërë një ndarje ndërmjet rreshtave, në kompjuter duhet të përdoret SPACE.


    6.2. Udhëzime daktilografike

    Çka është me rëndësi të dihet gjatë të shkruarit të punimit:
    - Fjalët ndërmjet vete duhet të kenë vetëm nga një ndarje (SPACE).
    - Nga të gjitha shenjat e pikësimit po ashtu duhet të ketë një ndarje, siç janë pika, presja, pikëpyetja, dy pikat, kllapat, thonjëzat etj.
    - Të gjitha shenjat, si thonjëzat, që duhet të hapen dhe të mbyllen, shkojnë, bashkë me germën, pra nuk ka ndarje.
    - Nëse ndonjë fjalë duhet të hyjë në kllapa, atëherë duhet të ketë largime.
    - Nëse në vend të dhe-së përdorni shenjën &, ajo duhet të shkruhet e ndarë.
    - Tri pikat shkruhen në fund të fjalës, pra një hapësirë (SPACE) para fjalës që vjen.
    - Viza e shkurtër shkruhet bashkë me fjalët që i lidh (p.sh.: njëri-tjetrin).
    - Viza e gjatë shkruhet ndaras nga fjalët që i lidh (p.sh.: Shqipëria – shtet i pavarur).


    LITERATURA

    1. BOCE, Elona. (2004). Si ta shkruajmë një punim kërkimor. Qendra për arsim demokratik (CDE).
    2. EKO, Umberto. (1997). SI BËHET NJË PUNIM DIPLOME. Tiranë: botime përpjekja.
    3. PANZOVA, Violleta. (2003). Naukata kako zanaet. Skopje: Fillozofski fakulltet.
    4. RRAHMANI, Zejnullah. (2001). Si të shkruhet disertacioni. Prishtinë: Faik Konica.
    5. SHAMIC, Midhat. (1984). Kako nastaje naucno djelo: Uvodenje u metodologji i tekniku naucnoistrazivackog rada-opsti pristup. Sesto ind. Sarajevo: Svjetlost.
    6. ZHEKOV, Kalev, Yordan. (2001). Manuel for Research and Writing. A Guide of reading and Writing Assignments for the Students Undergraduate and Graduate Leveis. Osijek: Izvori.

    FUND


    P.s. Punimi është sjellur i plotë dhe përshtatur me disa ndryshime të vogla për forumishqiptar.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •