Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    1. Edhe unë po këtë mendim kam për komunistët hipokritë, por nuk po e di Ti për kë e ke fjalën. Besoj të dy jemi duke menduar për këta komunistët që po e qujnë veten demokratë dhe në emër të demokracisë po e djegin Shqipërinë dhe po i japin ujë të keq gjithë çështjes kombëtare. Këta janë më të rrezikshmit ( pse mos të them edhe më të poshtër ) edhe se vetë komunistët.

    2. Jo vetëm krimba por janë hijena të fëlliqura këta komunistët që e quajnë veten demokratë; janë ata të kamufluarit që kinse duke luftuar komunizmin, të cilit këta i shërbejnë me besnikëri, po djegin Shqipërinë. Edhe këtu nuk e kam të qartë për cilat buste e ke fjalën ( meqë e ke dhënë në numrin shumës), për bustin e Enver Hoxhës, apo për bustin e Herojve të Vigut që ju shkodranët i hodhët te plehrat!!
    Shqiptaret qe paten hedh bustet e shokit Enver i pate qujt krimba.
    Tash po don me iu sjell muhabetit rrotull me heroj vignash e gjana qi nuk din, po ate qi e ke thane pranoje se komunistat nuk e hane fjalen

    Prandej e mbron kongresin. Llarte e me llarte flamujt e tija....

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin

    Qenke kapur pas kontestit ( ani se nuk po më kujtohet ku e kam thënë).
    Ti dhe të gjithë të tjerët, ata që kanë lexuar shkrimet e mia, e dini se unë për gjithë ata që e djegin Shqipërinë ( pa marrë parasysh nëse do ta quajnë veten komunistë, demokratë e fashistë ) nuk kam fjalor tjetër. Bile i paskam quajtur butë - krimba!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Qenke kapur pas kontestit ( ani se nuk po më kujtohet ku e kam thënë).
    Ti dhe të gjithë të tjerët, ata që kanë lexuar shkrimet e mia, e dini se unë për gjithë ata që e djegin Shqipërinë ( pa marrë parasysh nëse do ta quajnë veten komunistë, demokratë e fashistë ) nuk kam fjalor tjetër. Bile i paskam quajtur butë - krimba!
    kush e dogji, njerzit qi hodhen bustet? ça ka lidhje hedhja e bustit me djegien e shqipnis?
    apo, shembja e komunizmit = djegia e shqipnis? harrova

    nejse se u zgjata shume

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    kush e dogji, njerzit qi hodhen bustet? ça ka lidhje hedhja e bustit me djegien e shqipnis?
    apo, shembja e komunizmit = djegia e shqipnis? harrova

    nejse se u zgjata shume
    I dashur puroshkodran. të flasim si burrat një shkodran e një drenicak ( pa emocione )

    se u dogj shqipëria - u dogj. Të thashë edhe më lart: për mua ka pak rëndësi nëse ata do të quheshin komunistë a komunistë demokratë. I njëjti brumë ishte. Shqipëria u dogj. Ndoshta do të arsyetoheshin ata që e kanë përjetuar "tmerrin" komunist, por mos harro se djegien e bënë ata që ishin shumë të përlyer e të lidhur ngushtë me komunizmin e që i shërbyen me shumë besnikëri, ndaj për të lartë gjynahet e veta bëheshin kaq agresivë.
    A kishte nevojë të digjej Shqipëria? Jo, o shkodran djali. AJo Shqipëri ishte ndërtaur me djersën dhe me gjakun e pastër shqiptar. Ishte gjynah i madh kjo vepër e shëmtuar!

    Se unë nuk do të flas më për këtë.

    respekt.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    ...bashkë me këta shokë:

    DELEGATËT E KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE

    Tiranë, më 25 nëntor 1972

    1. Thoma Deliana, ministër i Arsimit dhe i Kulturës i RPSH
    2. Prof. Androkli Kostallari, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    3. Prof. Mahir Domi, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    4. Prof. Eqrem Çabej, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    5. Prof. Idriz Ajeti, dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë
    6. Prof. Dhimitër Shuteriqi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Tiranë
    7. Prof. Aleks Buda, historian në Institutin e Historisë të USHT, Tiranë
    8. Dr. Rexhep Qosja, drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë
    9. Prof. Shaban Demiraj, pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    10. B. vj. shk. Lirak Dodbiba,gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    11. Kolë Koci,Mësues i Popullit, Tiranë
    12. Mr. Remzi Nesimi,pedagog i gjuhës shqipe në Akademinë Pedagogjike, Shkup
    13. B. vj. shk.,gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    14. Doc. Anastas Dodi,zv. dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    15. Emil Lafe,gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    16. Doc. Jup Kastrati,pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër
    17. Engjëll Angoni,specialist për gjuhën shqipe në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, Tiranë
    18. Ali Abdihoxha,drejtor i Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri", Tiranë
    19. Luigj Franja,mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Shkodër
    20. Prof. Josif Ferrari,studjues arbëresh, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Barit
    21. Mr. Ahmet Kelmendi,pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prishtinë
    22. Ahmet Limani,mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Mamurras
    23. Ajet Bytyçi,pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prizren
    24. Ali Dhrimo,gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    25. Bahri Beci,gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    26. Bajram Hajrullaj,pegagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Vlorë
    27. Prof. Bedri Dedja, zv. ministër i Arësimit dhe i Kulturës i RPSH
    28. Besim Bokshi, pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Gjakovë
    29. Doc. Dalan Shapllo, pedagog i letërsisë shqiptare në Faklutetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    30. Drita Garuci, mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Shkodër
    31. Dritëro Agolli, shkrimtar, Tiranë
    32. Dhimitër Samara, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    33. Dhori Qiriazi, shkrimtar, Ersekë
    34. Elsa Vakëflliu, mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Berat
    35. Fadil Podgorica, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër
    36. Fatmir Agalliu, pedagog i gjuhës shqipe në Faklutetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    37. Fatmir Gjata, shkrimtar, Tiranë
    38. Ferdinand Leka, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    39. Gaqo Peci, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Korçë
    40. Hasan Sazani,mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Gjirokastër
    41. Henrik Lacaj, pedagog në Faklutetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    42. Hysen Qosja, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Elbasan
    43. Isa Bajçinca, pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik, Prishtinë
    44. Ismail Bajra, drejtor i NGBG "Rilindja, Prishtinë
    45. Ismail Doda, drejtor i shkollës "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu", Ostros (Krajë)
    46. Ismail Kadare, shkrimtar, Tiranë
    47. Jakov Xoxa, shkrimtar, Tiranë
    48. Jani Thomaj, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    49. Jorgo Bulo, historian i letërsisë shqiptare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    50. Jorgji Çerepi, pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Durrës
    51. B. vj. shk. Koço Bihiku, zv. drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    52. Kolë Ashta, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër
    53. Kristaq Shtëmbari, përgjegjës i Kabinetit Pedagogjik, Fier
    54. Lasgush Poradeci, shkrimtar, Tiranë
    55. Luan Dino, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Përmet
    56. Lumnie Shehetilla, mësues e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Elbasan
    57. Llazar Siliqi, shkrimtar, Tiranë
    58. Mehmet Çeliku, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    59. Menella Totoni, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    60. Mërkur Alimerke, drejtor i Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, Tiranë
    61. Mikel Zavalani, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Korçë
    62. Mufit Trepça, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Peshkopi
    63. Doc. Munir Reso, pedagog në Faklutetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    64. Naim Bardhi, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Kavajë
    65. Nesti Bellovoda, pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Korçë
    66. Nikoleta Cikuli, gjuhëtare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    67. Niko Tanini, redaktor letrar në gazetën "Zëri i Popullit", Tiranë
    68. B. vj. shk. Osman Myderrizi, gjuhëtar, mësues veteran, Tiranë
    69. B. vj. shk. Pashko Geci, gjuhëtar, mësues veteran, Tiranë
    70. Dr. Petro Janura, drejtor i Degës së gjuhës shqipe në Universitetin e Shkupit
    71. Pjetër Fusha, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Rubik
    72. Qemal Haxhihasani, folklorist në Institutin e Folklorit të USHT, Tiranë
    73. Remzi Përnaska, pedagog i gjuhës shqipe në Faklutetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    74. Sefedin Sylejmani, drejtor i Njësisë së bashkuar të punës botuese "Flaka e vëllazërimit", Shkup
    75. Sofika Adhami, mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Vlorë
    76. Sofika Morcka, gjuhëtare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    77. B. Vj. Shk. Spiro Floqi, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    78. Doc. Stefan Prifti, gjuhëtar, Tiranë
    79. Sterjo Spasse, shkrimtar, Tiranë
    80. Shefqet Hoxha, pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Kukës
    81. Shevqet Musaraj, shkrimtar, Tiranë
    82. Tomor Osmani, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër
    83. Xhevat Lloshi, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    84. Ylli Ruli, pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Berat
    85. Zana Daci, pedagoge e gjuhës shqipe në Faklutetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    86. Prof. Zihni Sako, drejtor i Institutit të Folklorit të USHT, Tiranë
    87. Zhaneta Nova, mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Gjirokastër
    Keni bërë mirë i dashur që i keni rreshtuar gjithë këto “koka” të gjuhësisë shqiptare që morën pjesë në Kongresin e Partisë së Punës, më falni, desha të them: “Kongresin e Drejtshkrimit” në Tiranë në vitin 1972, po shumica ishin thjeshtë “delegatë” sa për të mbushur karriget pa shkruar as edhe një studim gjuhësor.
    Një prej tyre, që Ju i dashtun e quani Doc. JUP Kastrati ( i vetmi ndër delegatët e Shkodrës me këtë titull shkencor “Doc”). Po, t’mos përtosh, merre vesh “doktoraturën “ e tij të bracuar, lë të tjerët që kanë qenë “Deng pa markë”... Falmeshndet!

    Nga Fritz RADOVANI:
    RISHFAQET NË SHEKULLIN XXI “JUPOTOMANIA”...

    Një foto e “prof.” Jup Kastratit, si nderohet nga bota anadollake…

    Ndërsa GAZETA “ILLYRIA” njofton:

    (THE ONLY ALBANIAN – AMERICAN NEWSPAPER
    September 26-29, 2003, Volume 13, No. 1278. $1.50)

    “U shua albanologu i shquar shqiptar, Jup Kastrati.
    Tri ditë më parë, u nda nga jeta albanologu i shquar shqiptar, Jup Kastrati. Ky intelektual që nderonte jo vetëm Shkodrën po mbarë Shqipërinë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në studimet e albanologjisë duke bërë emër brenda e jashtë vendit.
    Jup Kastrati ka lindur në Shkodër, me 15 Prill 1924, ku edhe u shkollua. Më 1942 studioi pak kohë në Liceun Shkencor “Galileo Ferraris” në Torino dhe u kthye në Shqipëri. Gjatë pushtimit italian, si antifashist, ka qenë i persekutuar, i burgosur, i internuar në “Campo Concetramento” në kodrat e Tepës në Shkodër, pastaj është mbajtur si peng në Kosovë, në burgun famëkeq të Prizrenit gjatë muajve korrik-shtator 1943. Pas çlirimit ka kryer studimet e larta në fakultetin e filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. U bë Doktor i Shkencave Filologjike me 1982. Më 1987 i është akorduar titulli Profesor. Ka shërbyer në arsim 47 vjet (1946-1993) nga të cilat 37 vjet në shkollën e lartë. Është dekoruar me urdhrat “Mësues i Popullit” si dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”. Brenda vitëve 1956-1999 ka botuar 35 libra.
    Studimet e fundit që kishte në dorë....
    Po shkruante vëllimin e tretë të “Studime Albanologjike”, por sëmundja nuk e ka lënë ta çojë në fund aventurën e tij....”

    Ju falemnderës, z. Ridvan Dibra!
    Falnderoj edhe Gazetën “Illyria” për botimin e faqes 24 të saj!
    Isha shumë i sigurtë se një ditë do të dilte në dritë e vërteta!
    Ju shkruani: “....ka lindur në Shkodër, më 15 Prill 1924, ku edhe u shkollua.” Ku u shkollua? Në cilin nga katër gjimnazet e Shkodrës mori maturën? A po mos keni dashtë me thanë se “lindi i shkolluar!...atë ditë kur e gjetën ndër “ferrmana”...
    “Më 1942 studioi pak kohë në Liceun Shkencor “Galileo Ferraris” në Torino...”. Si ka mundësi që në moshen 18 vjeçare, pa dijtë asnjë gjuhë të huej, tue përfshi edhe italishtën, me shkue në një gjimnaz italian të njohun të Torinos dhe me u pranue si student aty?
    Ky, si “antifashist”, sa vjeç ishte kur u pushtue Shqipnia? Kur erdhi nga Italia, në cilin grup antifashist ka ba pjesë? Kush e burgosi dhe pse? Sa kohë vuejti i internuem në Kodrat e Tepës? Me cilin nga “shokët” u shkëmbye kur u mbajt “peng në Kosovë” për me e lirue? Po gjatë vitit 1944, me shka asht marrë ky “antifashist”? Sa gjermanë ka gjuejtë me lastikë?....
    Kam pasë pyetë z. Shaqir Hoti, se ku pate dalë në mal si partizan gjatë luftës? Ai m’u përgjigj kështu: “Aty nga gushti i vitit 1944 kemi shkue një grup shokësh në Bardhej me hangër fiq e rrush tek një bardhanjor, i njohun i familjës. Atje na çuen fjalë se gjermanët kerkojnë një komunist në lagjën tonë. Na, tue mos dijtë se cilin kerkonin, u friguem dhe fjetëm një javë tek fshatari, që ishte tue vjelë vneshtën. Mbas një jave u qetësue puna dhe erdhëm në shtëpija. Këte javë na ishim në mal!...”.
    Edhe në Tepe ka pasë “mana”! Mos e kapen edhe Jupin tue shkundë mana?
    “Pas çlirimit ka kryer studimet e larta në fakultetin....” Po “maturën” kur dhe ku e mori? Si hyni në Universitet pa maturë? Apo kur ishte sekretar i shkollës muejti me fallsifikue në amzen e gjimnazit edhe një “dokument mature” për vete? Në cilin vit dha provime në fakultetin e filologjisë? Pse nuk përcaktoni asnjë datë, kur ju shënoni me saktësi edhe ata pak muej që ka qendrue në Torino (në pastë kenë ndopak!)?
    Sesi u ba dhe kush e bani: “Profesor, doktor e Mjeshtër i Madh....”, këte e dijmë si ju edhe unë!... E ma mirë se unë dhe ju e di “shoku i tij anadollak” Ramiz Alia...i cili, simbas thanjes së z. Agron Sykja, i ka pasë dhanë Jupit edhe një numur telefoni me komunikue me te.
    Keni harrue me tregue se një “diplomë” ka marrë edhe kur ka ba parathanjen e librit të “shokut të tij”, spijunit Rakip Beqja, “Veprimtaria antiatdhetare e klerit katolik shqiptar”, ku Jup Kastrati shkruen: “Kleri katolik, ashtu si kishte veshjen, kishte shpirtin...” ose, ma mirë me thanë: “Ku Jupi tregon një autopsi të veten..!” Ndërsa, në darkë shkonte me vjedhë tek Arra e Madhe në Kuvendin e tyne çka mujte me bajtë nga “ata shpirtzezë”...
    Studimet e...”tij” janë mbi bazat e gjuhëve latine dhe italiane. Sigurisht ju flisni për kulturen e Klerikëve Katolik me të cilët Jupi ka shkembye “biseda kulturore”, siç shkruen edhe një mik i juej...Asnjenën nga këto gjuhë ai nuk i dinte në vitin 1954 kur ishte “mësues” në shkollen Pedagogjike “Sh. Juka” në Shkodër. Asht ajo kohë kur amorali Skender Villa i lejonte “mësues” Jupit edhe qendrimin imoral me nxanëset e veta, kur ato vajza ishin katolike dhe me biografi të “keqe”...Besoj se më kuptoni që jam tue tregue për atë kohë kur çdo darkë ishte “mysafir” në Kuvendin e Fretënve (kur “studjonte” latinishten) dhe kur delte prej aty “i ngarkuem” me libra e materiale studimore të shkecëtarit të nderuem At Justin Rrota....E, kur ju donte me bajtë randë... janë ende gjallë “vagabondat” e Arrës së Madhe që e kanë ndihmue tue ia çue librat Jupit deri në shtëpi, ndonse ende qendrojnë gojëmbyllun!..
    Ju, i nderuem z.Ridvan Dibra, Ju lumtë që thoni atë të vërtetë që nuk ka pasë kush guxim me e thanë se, jo ma me e shkrue deri sot: “....por sëmundja nuk e ka lënë ta çojë në fund aventurën e tij.” Një thanje shumë e përshtatshme për një aventurier si ai.
    Titulli asht shumë i gjetun: “U shua...” edhe një aventurier....
    Kjo shprehje e Jueja duhet t’i vlejë si mësim edhe aventurierëve të tjerë, që nuk janë pak! Zoti asht i madh! Ai vonon, po nuk harron!.. Kështu thotë edhe populli...
    Ju falemnderës shumë për artikullin! Edhe pse vonë, por “ma mirë vonë se kurrë!”

  6. #26

    Brozalin, ja cilat ishin parimet e drejtshrimit të gjuhës së njësuar letrare

    PARIME TË PËRGJITHSHME

    1. Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare kombëtare në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore. Ai pasqyron gjendjen e sotme dhe prirjet e përgjithshme të zhvillimit të gjuhës sonë letrare, e cila mbështetet gjerësisht në gjuhën e folur të popullit. Duke ngritur në një shkallë më të lartë traditën e shkrimit të shqipes, drejtshkrimi i sotëm synon njësimin e mëtejshëm të normës së gjuhës letrare kombëtare mbi bazën e trajtave të përbashkëta që janë përvetësuar e përvetësohen prej saj.

    2. Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetik: në përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjërimin letrar. Thelbi i parimit fonetik në drejtshkrimin e shqipes, që mbështetet në një sistem grafik ku ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis shkronjës dhe tingullit-fonemë, është aspekti fonologjik, domethënë përdorimi social i tingujve të gjuhës në procesin e marrëdhënieve midis njerëzve.

    Parimi fonetik synon vendosjen e një lidhjeje sa më të ngushtë midis trajtës së shkruar dhe trajtës së folur të gjuhës letrare. Prandaj, kur në shqiptimin letrar ka variante të lejuara nga norma e sotme, drejtshkrimi mbështetet tek ajo trajtë që është më e përgjithshme dhe që pajtohet me prirjen e zhvillimit të sistemit fonetik të shqipes letrare.

    3. Krahas parimit fonetik, drejtshkrimi i njësuar i shqipes mbështetet gjerësisht edhe në parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërëse të sistemit trajtëformues e fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore të shkaktuara prej ligjeve fonetike që veprojnë sot në gjuhën tonë. Parimi morfologjik zbatohet kryesisht në ato raste, kur zbatimi i veçuar i parimit fonetik do të çonte në errësimin a në prishjen e strukturës morfologjike e fjalëformuese të fjalëve: ai ndihmon kështu për ta ruajtur sa më të qartë në shkrim këtë strukturë, si edhe njësinë e trajtave. Duke pasur si bazë analogjitë morfologjike, parimi morfologjik lejon rrafshimin e thjeshtimin sa më të madh të rregullave drejtshkrimore të shqipes dhe ndihmon që këto rregulla të pasqyrojnë në mënyrë sa më organike zhvillimin e bashkëlidhur të strukturës fonetike, morfologjike e fjalëformuese të gjuhës sonë letrare kombëtare.

    4. Gërshetimi i parimit fonetik me parimin morfologjik në drejtshkrimin e shqipes plotësohet edhe nga zbatimi i disa parimeve të tjera, siç janë parimi leksikor-kuptimor, ai historik-tradicional etj. Fushat e zbatimit të këtyre parimeve janë më të ngushta dhe përfshijnë anë të veçanta të drejtshkrimit.

    5. Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe kurorëzon një etapë të gjatë përpjekjesh për formimin e një gjuhe letrare të vetme e të përbashkët për gjithë popullin shqiptar dhe çel rrugën për ta përmirësuar më tej normën drejtshkrimore të kësaj gjuhe në pajtim me zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës e të kulturës sonë kombëtare.

    P.S. Do të ishte mirë t'i hidhnit një sy temës që sot kam hapur për Drejtshkrimin e gjuhës shqipe, mbase do të gjesh metarial të mirë.
    Shkrimin e ke po klikove mbi këtë tufëz
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 13-08-2011 më 16:37
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #27

    Ka ardhur koha e zbatimit te pikes se fundit "5" "... çel rrugen per ta permiresuar me tej ...", se jane lene shume fjale te gegerishtes pa u perfshire. Vetem ne perkthimin e "Iliades" dhe "Odisese" se Homerit, studiuesi Mehmte Elezi ka gjetur 10 mije fjale i mungojne perkthimit te tyne me drejtshkrim,"standarten" e sotme, krahasuar me perkthimin e Gjon Shllakut a te Pashko Gjeçit qe i kane perkthyer ne gegerishten letrare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BROZALINI : 13-08-2011 më 16:57 Arsyeja: qortime...

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga BROZALINI Lexo Postimin
    Ka ardhur koha e zbatimit te pikes se fundit "5" "... çel rrugen per ta permiresuar me tej ...", se jane lene shume fjale te gegerishtes pa u perfshire. Vetem ne perkthimin e "Iliades" dhe "Odisese" se Homerit, studiuesi Mehmte Elezi ka gjetur 10 mije fjale i mungojne perkthimit te tyne me drejtshkrim,"standarten" e sotme, krahasuar me perkthimin e Gjon Shllakut a te Pashko Gjeçit qe i kane perkthyer ne gegerishten letrare.
    e sheh pra, që doli një e vërtë se nuk ishte diktat ky!
    Pika 5 ka lënë rrugën e hapur ( që më 1972) për plotësime dhe është dashur në vite të poltësohej kjo pikë, gjithmonë nga kokat eminente të gjuhësisë, e jo të merremi ne nëpër forume, ani se edhe kjo ka një dobi, sepse mbase dikush edhe mund ta lexojë dhe t'ia qesë ndërmend dikujt, një kompetenti se populli po e kërkon këtë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #29
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    A ka mundësi që ta ruajmë foljen ruajmë, sepse nuk e di se si do ruanim pa foljen "ruaj" ... të shkruar gabim
    Gjithsesi, a mos nashta nismëtari ka desht me thanë "Me e shpëtue" gluhën tonë shqipe? Se për të rruarr e kemi rruarr e bërë tas!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 13-08-2011 më 17:00
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    40
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Përemrat pronorë ynë dhe jonë bëhen tonë dhe sonë kur lakohen. Në qoftë se rrimë gjithë kohës duke hamendësuar dhe nuk lexojmë ç'thonë librat, asnjëherë nuk kemi për t'i mësuar.

    Emërore (ynë) (Ky është miku ynë)
    Gjinore (tonë) (Ajo është shtëpia e mikut tonë)
    Dhanore (tonë) (I shtruam darkë mikut tonë)
    Kallëzore (tonë) (E morëm për darkë mikun tonë)
    Rrjedhore (tonë) (Na erdhi prej mikut tonë)

    Emërore (jonë) (Kjo është shoqja jonë)
    Gjinore (sonë) (Është shtëpia e shoqes sonë)
    Dhanore (sonë) (I bëmë dhuratë shoqes sonë)
    Kallëzore (tonë) (E morëm për krahu shoqen tonë)
    Rrjedhore (sonë) (Na erdhi prej shoqes sonë)

    Tungjatjeta Bato!
    Nick te bukur ke zgjedhur.

    A eshte e rregullt fjalia e meposhme:
    Nje miku yne na tha se ajo nuk do te vije.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •