Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    vemë -> vëmë
    arrijë -> arrij
    të shkruaj -> të shkruajë
    nëpërkëmbë -> nëpërkëmb
    qellimin -> qëllimin
    ta ruajm - ta ruajmë
    ta shkruajm -> ta shkruajmë
    E drejte Bato, une e dija se duhen shkruar me "ë", po, meqe duhej shkruar me "ë",
    pelqeva me i lane pa shkrue, sesa me i shkrue me "e". Keto "ë" i ve me "copy", se duhet kombinuar si e di edhe ti Fn+Alt +137. Gabova prap, se shkrova gegerisht, " "me i lane pa shkrue". Falemnderes!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Une kam probleme me apostrofin qe vendoset mbas t-se. Kam harruar pse ne drejtshkrim duhet te ndahen shkronjat.

    "Tu befte dita nje mije" apo "T'u befte dita nje mije"
    "Ti shkojme per vizite" apo "T'i shkojme per vizite"
    "Ti ndihmoj" apo "T'i ndihmoj"

    Ku qendron arsyeja e perdorimit te apostrofit mbas shkronjes T?
    Me eshte shpjeguar me pare por e harroj dhe s'mbaj mend arsyen qe ta dij si ta perdor drejte.

    Teta, ë-ja është gjithandej. S'di si mund të jap shkurtime për të ditur si dhe ku ta vendosësh.
    E vërtetë, kjo që thua për "ë"-në, se ka përdorim vend e pa vend, sepse është standart i vendosur mbi dialektin "toskërisht", se, po të veprohej si ka vepruar bota : Italia, gjuhën fiorentine të Dantes, e Gjermania gjuhën e shkrimeve të Gëtes, standarti ynë do të vendosej mbi bazën e shkrimeve më të hershme, do të ishte marrë si bazë, gegërishtja, mëqë shkrimet e para janë gegërisht, " Formula e Pagëzimit" Pal Engjëlli, 1462 ose "Meshari" i Gjon Buzukut, 1555. Gegërishtja ka shumë pak "ë", se në vend të saj, ka "a",si: asht' për është, baj=bëj, nanë=nënë,
    la=lë, etj, etj se u lodha duke shkruar "ë"-të. E quante standartin i ndjeri Arshi Pipa, "Standarti i gërgërëve", për përdorimin pa kriter të "ë"-së pazane. N'fakt duhet shkruar "ë" edhe këtu, sipas standartit, po s'kanë pasur sesi, pra duhej shkruar, "pazëre" për "ë"-në dhe rotacizuar "n"ja me drejtshkrim...
    Sa i përket "apostrofit" ai zevendëson rënien e një zanoreje, pra" t'i dhashë librat", edhe "të i dhashë librat"se, po të shkruajmë , "ti dhashë librat", "ti" është përemër vetor.
    Apostrofi përdoret për të treguar se ka rënë, "ë"-ja.
    Apostrofi është i domosdoshëm te shprehja " I ke rënë në 'të , kur gjenë një diçka që të kërkohet, se s'mund të themi, " i ke rënë në (a)të. Po të shpreheshim gegnisht do thonim: " i ke ra n' te"; shih asnjë "ë" nuk ka. Falmeshndet!

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga BROZALINI
    E drejte Bato, une e dija se duhen shkruar me "ë", po, meqe duhej shkruar me "ë",
    pelqeva me i lane pa shkrue, sesa me i shkrue me "e". Keto "ë" i ve me "copy", se duhet kombinuar si e di edhe ti Fn+Alt +137.
    Epo ather te rash kot nqafet. Meqi ti nuk i paske ven vet.. ather ti qeke nji njohs shum i mir i gjuhs standart.
    Digjom mue Broz... pi qdo dit ka nji dopjo raki rrushi se do tndihesh ma mir dhe do te kaloj ky maraz qi ke.
    Mos u merzit..

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga BROZALINI Lexo Postimin
    Nuk ke faj qe ke probleme me perdorimin e asaj shkronje "ë", sepse vete Kongresi i Drejtshkrimit, 1972 e toskezoi gegerishten, duke perdorur vend e pa vend dhe eshte bere shqipja "standarte" e mbeshtetun ne dialekte e nendialekte te toskerishtes. Do vije koha qe te mos perdoren aq shume "ë", kur te rishikohet çeshtja e "standartit" te shqipes e vendosur me dhune. Me fal se nuk pata kohe te vendos "ë" ne te gjitha fjalet. Perdorimi "ë"-së, ka aq shum raste, sa te lot tepeleku i krese: para fjales e n'fund te fjales: "është", mes fjales "anëtar", te gjithe emrat e gjinise femerore qe mbarojne me "a" trajta e pashquar. Bejne perjashtim edhe dy emra te gjinise mashkullore, trajta e pashquar, si: "kalë", "lumë", etj. etj... Mos e lodh mendjen, se po nderkombtarizohet anglishtja e s'do te kesh probleme me "ë"-në. Falmeshndet!
    Brozalin, ti e vrave vetë temën tënde. Kjo që shkrove tani bie ndesh me titullin e temës, kështu për këtë temë ka dy mundësi:
    -o t'i ndryshohet titulli nga moderatorët
    - o të mbyllet fare. ( që edhe e meriton )

    Një tjetër për gjuhën shqipe është hapur më përpara nga -BATO-.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Brozalin, ti e vrave vetë temën tënde. Kjo që shkrove tani bie ndesh me titullin e temës, kështu për këtë temë ka dy mundësi:
    -o t'i ndryshohet titulli nga moderatorët
    - o të mbyllet fare. ( që edhe e meriton )

    Një tjetër për gjuhën shqipe është hapur më përpara nga -BATO-.
    Kur thuhet "gjuha shqipe" jo domosdoshmenisht asht fjala per standardin enverist te 72-shit.

  6. #16
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Kur thuhet "gjuha shqipe" jo domosdoshmenisht asht fjala per standardin enverist te 72-shit.
    1. ky temën ndryshe e ka hapur e qysh në shkrimin tjetër doli dicka tjetër.

    2. Për të pasur një gjuhë të lartë, një gjuhë të kulturuar një gjuhë të pastër janë marrë kokat më eminente të kulturës e të gjuhësisë shqiptare dhe nuk është meritë e Enver HOXHËS. Meritë e tij është vetëm se nuk e ka penguar jo vetëm këtë cështje por edhe shumë cështje të tjera të kulturës.

    Dhe në këtë Kongres mbase e dini edhe ju cka është marrë nga gegërishtja e cka nga toskërishtja. Ka pasur krehje nga të dyja dialektet. Disa nga ato i ka dhënë edhe -BATO-.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 12-08-2011 më 17:43
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    1. ky temën ndryshe e ka hapur e qysh në shkrimin tjetër doli dicka tjetër.

    2. Për të pasur një gjuhë të lartë, një gjuhë të kulturuar një gjuhë të pastër janë marrë kokat më eminente të kulturës e të gjuhësisë shqiptare dhe nuk është meritë e Enver HOXHËS. Meritë e tij është vetëm se nuk e ka penguar jo vetëm këtë cështje por edhe shumë cështje të tjera të kulturës.

    Dhe në këtë Kongres mbase e dini edhe ju cka është marrë nga gegërishtja e cka nga toskërishtja. Ka pasur krehje nga të dyja dialektet. Disa nga ato i ka dhënë edhe -BATO-.
    po po. te na rroç sa malet o enver. marrç na ditet e komunistave
    Ndryshuar për herë të fundit nga puroshkodran : 13-08-2011 më 05:14

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    po po. te na rroç sa malet o enver. marrç na ditet e komunistave
    ...bashkë me këta shokë:

    DELEGATËT E KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE


    Tiranë, më 25 nëntor 1972

    1. Thoma Deliana, ministër i Arsimit dhe i Kulturës i RPSH
    2. Prof. Androkli Kostallari, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    3. Prof. Mahir Domi, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    4. Prof. Eqrem Çabej, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    5. Prof. Idriz Ajeti, dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë
    6. Prof. Dhimitër Shuteriqi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Tiranë
    7. Prof. Aleks Buda, historian në Institutin e Historisë të USHT, Tiranë
    8. Dr. Rexhep Qosja, drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë
    9. Prof. Shaban Demiraj, pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    10. B. vj. shk. Lirak Dodbiba,gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    11. Kolë Koci,Mësues i Popullit, Tiranë
    12. Mr. Remzi Nesimi,pedagog i gjuhës shqipe në Akademinë Pedagogjike, Shkup
    13. B. vj. shk.,gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    14. Doc. Anastas Dodi,zv. dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    15. Emil Lafe,gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    16. Doc. Jup Kastrati,pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër
    17. Engjëll Angoni,specialist për gjuhën shqipe në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, Tiranë
    18. Ali Abdihoxha,drejtor i Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri", Tiranë
    19. Luigj Franja,mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Shkodër
    20. Prof. Josif Ferrari,studjues arbëresh, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Barit
    21. Mr. Ahmet Kelmendi,pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prishtinë
    22. Ahmet Limani,mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Mamurras
    23. Ajet Bytyçi,pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prizren
    24. Ali Dhrimo,gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    25. Bahri Beci,gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    26. Bajram Hajrullaj,pegagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Vlorë
    27. Prof. Bedri Dedja, zv. ministër i Arësimit dhe i Kulturës i RPSH
    28. Besim Bokshi, pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Gjakovë
    29. Doc. Dalan Shapllo, pedagog i letërsisë shqiptare në Faklutetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    30. Drita Garuci, mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Shkodër
    31. Dritëro Agolli, shkrimtar, Tiranë
    32. Dhimitër Samara, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    33. Dhori Qiriazi, shkrimtar, Ersekë
    34. Elsa Vakëflliu, mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Berat
    35. Fadil Podgorica, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër
    36. Fatmir Agalliu, pedagog i gjuhës shqipe në Faklutetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    37. Fatmir Gjata, shkrimtar, Tiranë
    38. Ferdinand Leka, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    39. Gaqo Peci, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Korçë
    40. Hasan Sazani,mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Gjirokastër
    41. Henrik Lacaj, pedagog në Faklutetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    42. Hysen Qosja, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Elbasan
    43. Isa Bajçinca, pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik, Prishtinë
    44. Ismail Bajra, drejtor i NGBG "Rilindja, Prishtinë
    45. Ismail Doda, drejtor i shkollës "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu", Ostros (Krajë)
    46. Ismail Kadare, shkrimtar, Tiranë
    47. Jakov Xoxa, shkrimtar, Tiranë
    48. Jani Thomaj, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    49. Jorgo Bulo, historian i letërsisë shqiptare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    50. Jorgji Çerepi, pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Durrës
    51. B. vj. shk. Koço Bihiku, zv. drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    52. Kolë Ashta, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër
    53. Kristaq Shtëmbari, përgjegjës i Kabinetit Pedagogjik, Fier
    54. Lasgush Poradeci, shkrimtar, Tiranë
    55. Luan Dino, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Përmet
    56. Lumnie Shehetilla, mësues e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Elbasan
    57. Llazar Siliqi, shkrimtar, Tiranë
    58. Mehmet Çeliku, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    59. Menella Totoni, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    60. Mërkur Alimerke, drejtor i Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, Tiranë
    61. Mikel Zavalani, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Korçë
    62. Mufit Trepça, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Peshkopi
    63. Doc. Munir Reso, pedagog në Faklutetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    64. Naim Bardhi, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Kavajë
    65. Nesti Bellovoda, pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Korçë
    66. Nikoleta Cikuli, gjuhëtare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    67. Niko Tanini, redaktor letrar në gazetën "Zëri i Popullit", Tiranë
    68. B. vj. shk. Osman Myderrizi, gjuhëtar, mësues veteran, Tiranë
    69. B. vj. shk. Pashko Geci, gjuhëtar, mësues veteran, Tiranë
    70. Dr. Petro Janura, drejtor i Degës së gjuhës shqipe në Universitetin e Shkupit
    71. Pjetër Fusha, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Rubik
    72. Qemal Haxhihasani, folklorist në Institutin e Folklorit të USHT, Tiranë
    73. Remzi Përnaska, pedagog i gjuhës shqipe në Faklutetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    74. Sefedin Sylejmani, drejtor i Njësisë së bashkuar të punës botuese "Flaka e vëllazërimit", Shkup
    75. Sofika Adhami, mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Vlorë
    76. Sofika Morcka, gjuhëtare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    77. B. Vj. Shk. Spiro Floqi, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    78. Doc. Stefan Prifti, gjuhëtar, Tiranë
    79. Sterjo Spasse, shkrimtar, Tiranë
    80. Shefqet Hoxha, pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Kukës
    81. Shevqet Musaraj, shkrimtar, Tiranë
    82. Tomor Osmani, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër
    83. Xhevat Lloshi, gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
    84. Ylli Ruli, pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Berat
    85. Zana Daci, pedagoge e gjuhës shqipe në Faklutetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
    86. Prof. Zihni Sako, drejtor i Institutit të Folklorit të USHT, Tiranë
    87. Zhaneta Nova, mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Gjirokastër
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 13-08-2011 më 06:51
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    ...bashkë me këta shokë:
    hehe
    komunisti nickun e nderron por zakonin se harron
    me kujtohet kur i pate qujt krimba ata qindra mija shqiptare qi kan hedh bustet e llomit.... shoku adem

  10. #20

    Për kë e ke fjalën?

    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    hehe
    1. komunisti nickun e nderron por zakonin se harron
    2. me kujtohet kur i pate qujt krimba ata qindra mija shqiptare qi kan hedh bustet e llomi
    t.... shoku adem
    1. Edhe unë po këtë mendim kam për komunistët hipokritë, por nuk po e di Ti për kë e ke fjalën. Besoj të dy jemi duke menduar për këta komunistët që po e quajnë veten demokratë dhe në emër të demokracisë e dogjën po e djegin Shqipërinë dhe po i japin ujë të keq gjithë çështjes kombëtare. Këta janë më të rrezikshmit ( pse mos të them edhe më të poshtër ) edhe se vetë komunistët.

    2. Jo vetëm krimba por janë hijena të fëlliqura këta komunistët që e quajnë veten demokratë; janë ata të kamufluarit që kinse duke luftuar komunizmin, të cilit këta i shërbejnë me besnikëri, po djegin Shqipërinë. Edhe këtu nuk e kam të qartë për cilat buste e ke fjalën ( meqë e ke dhënë në numrin shumës), për bustin e Enver Hoxhës, apo për bustin e Herojve të Vigut që ju shkodranët e hodhët te plehrat!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 13-08-2011 më 07:56
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •