Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Zjarre të qëllimshme

    Shum zjarre keto dite.

    Me duket se jan te organizuara.

    --


    ja cthot gazeta:

    balkanweb

    Pukë, zjarre të qëllimshme djegin pishat e Qafë Malit




    PUKE-Zjarre te fuqishme kane përfshirë dhe po djegin një sipërfaqe të madhe pyjesh me pisha në Pukë.
    Disa vatra zjarri jane pikasur pikërisht sot pasdite ne pyjet e Qafë Malit. Flakët e zjarrit që ndihmohen nga era kërcënuan dhe një banesë që ndodhej afër pyllit me pisha. Por brenda pak oresh, zjarrfikësit kanë mundur të venë nën kontroll situatën rreth banesës, nderkohe qe disa vatra zjarri në pyjet e Pukës vijojnë të djegin pishat.
    Në vendgjarje ndodhet shërbimi pyjor dhe zjarrfikësit. Terreni i thyer malor vështirëson shuarjen e flakëve.
    Ekspertët dyshojnë se zjarri është vënë qëllimisht sepse temperaturat e nxehta në rrethin e Pukës nuk kanë qënë alarmante sa të jenë shkaktare për rënie zjarri.

    Situata mund të përkeqësohet gjatë natës nëse vatrat e zjarri nuk vihen nën kontroll. Autoritetet vendore kanë angazhuar dhe banorët përvec zjarrfikëseve që të punojnë për shuarjen e zjarreve në male.


    (d.b/BalkanWeb)
    Lidhje te tjera
    VIDEO: Pamje pa koment nga zjarri sot ne Puke
    FOTO: Imazhe teksa zjarret djegin pishat ne Qafe Mali, Puke
    Durrës, 2 vatra zjarri në Spitallë dhe Gjirin e Lalzit
    Zjarr në kodrat e Shushicës, tymi në Radhimë



    Kthehu Dërgo Printo Home
    Komento


    Dërguar nga L, Tirane, ILIRI më 09-08-2011 në 00:23

    i djegin me qellim qe pastaj ti presin rehat...






    Dërguar nga qyqaret më 08-08-2011 në 21:52

    ore po digji e preni gjithcka... o te marre...






    Dërguar nga Kol Kol Frroku, Mirdita më 08-08-2011 në 20:57

    Po pse Puka, ka njërzë të ndershëm dhe patriot.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjithandej zjarre..

    duket qe eshte dora e felliqur e njesiteve guerile te selise roze..

  3. #3
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Hahahahahaha po, po, kjo selia e fëlliqur rozë i vë zjarret!!
    Hej dreq kush ja u hapi derën këtyre?

  4. #4
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Njesite guerile te selise roze kerkojne kullota te reja? Do behen barinj?
    Cdo gje eshte relative...

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Mund te kene qene ndonje grup adoleshentesh
    qe mund te kene shkuar diku ne ndonje zone me pyll
    Dikush ka flakur ndonje cigare te pashuar,aq mjafton.
    Poshte pishat ne toke afer trungut kane shume "gjethe"
    fije te holla kafe te thara qe marrin zjarr kollaj
    fare me nje bisht cigare.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    zjarret jane te qellimshme, per te mare me vone me lehte nje leje ndertimi.
    pra eshte mafia e ndertimit, jo selia roze

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zjarret ne Vlorë, nis procedimi penal për 4 persona




    VLORE-Zjarret në Pishë Poro dhe Pyllin e Sodës në Vlorë nuk kanë qenë aksidentalë, por të qëllimshme dhe për këtë arsye polcia e Vlorës ka nisur procedimin penal për 4 persona.

    Policia e Vlorës bën të ditur në një komunikatë për shtyp se ka nisur procedimin në gjendje të lire ka nisur për shtetasit Aleks Sallaku 39 vjec, banor në fshatin Delisuf, Feim Kociaj 46 vjec banor në fshatin Akërrni dhe Rrapush Bushaj 63 vjec banues ne fshatin Poro.
    Këta shtetas akuzohen pasi në daten 24 ne oret e para te mengjesit i kane vene zjarrin një siperfaqeje të konsiderueshme pylli prane fshatit Pish Poro, Vlore.
    Keta akuzohen për vepren penale “Shakterrim i prones me zjarr”. Po nga policia e Vlores ka nisur procedimi penal ne gjendje te lire për shtetasin, Leonard Haska 31 vjec banor në qytetin e Vlores. Pasi ne daten 24 gusht te ketij viti rreth ores 13.30 i ka vene zjarrin një siperfaqeje të konsiderueshme në “Pyllin e Sodes“

    Zjarrfikësit mundësuan vetëm dje pasdite shuarjen e zjarreve që prej 3 ditësh dogjën pyjet e Pishë Poros, 25 km në veriperëndim të Vlorës.

    Zjarrfikësit punuan në terren pa ndërprerje prej 3 ditësh dhe vetem gjate pasdites se djeshme munden te lokalizojne vatrat deri ne shuarjen perfundimtare te tyre. Tymi i zjarreve që shkrumboi pishat ndërkohë shihej me sy të lirë dhe në qytetin e Vlores.

    Nga përllogaritjet paraprake mendohet se, zjarri që u shfaq dy ditë më parë në pyjet e Pishë Poros, ka shkrumbuar plotësisht një sipërfaqe prej të paktën 150 hektarësh me pisha.
    Këto pyje që shtrihen në pjesën bregdetare, janë ndër më të mëdhatë në Qarkun e Vlorës, me një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 2000 hektarësh.

    Zjarri në Pishe Poro konsiderohet më i madhi dhe më i rrezikshmi që ka rënë këtë stinë vere në jug të vendit.

    (d.b/BalkanWeb)

    -



    le tu konfiskohet pasuria ketyre zagareve.
    ahere u djeg mire..

    .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •