Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Është koha të krijohet besëlidhja e djathtë kombëtare shqiptare në Kosovë

    Mr.sc.Nue Oroshi
    Duke u nisur nga fakti se në Kosovë ekziston shpirti dhe ndjenjat djathtiste-nacionaliste me parimet kombëtare të nderit, të besës dhe të burrërisë, por mungon organizimi i cili këtë shpirt nacionalist të shqiptarëve të Kosovës ta vërë në veprim, t’ia tregojë rrugën dhe mos ta lërë që të humbet, të nëpërkëmbët dhe të vetëdëshpërohet. Po si do të dukej ky organizim i një të djathte të mirëfilltë nacionaliste në Kosovë? Fatbardhësisht për këtë e djathta në Kosovë i ka rrënjët e saj historike. Ky bashkim i të djathtave në një organizim politik dhe në një besëlidhje të përbashkët do ta zgjojë ndjenjën nacionaliste në Kosovë, e cila gjithnjë e më shumë po nëpërkëmbët dhe po mbulohet nga propaganda e djajve të kuq, të cilët gati në tërësi i kanë marrë në dorë mjetet e informimit, dhe çuditërisht të majtit janë bashkuar në një front të përbashkët, qoftë të majtët titistë, qoftë të majtët enveristë e qoftë të majtët stalinistë.
    E djathta nacionaliste e ka për obligim moral e kombëtar të bashkohet, se ajo e pa shumë mirë se të ndarë nuk mund të arrihet kurrfarë suksesi. E djathta kombëtare në Kosovë duhet të marrë për bazë programet kombëtare të partive të djathta, të cilat e luftuan bolshevizmin rus e komunizmin sllav me të gjitha mjetet që kishin në dispozicion. Me një fjalë, duhet bërë rishikimi i programeve të partive të vjetra nacionaliste, siç është Lidhja e Dytë e Prizrenit në krye me nacionalistin, atdhetarin dhe politikanin largpamës të popullit shqiptar Xhafer Devën; duke rishikuar programin e Bllokut Kombëtar Independent të udhëhequr nga kapedani i Mirditës Gjon Marka Gjoni; profesor Ernest Koliqi, Ismail Verlaci e Kapidan Ndue Gjon Marku, duke thithur edhe nektarin e programit të Ballit Kombëtar të udhëhequr nga i madhi Midhat Frashëri, duke mos e lënë anash edhe programin e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, e cila ishte ide e Atë Gjergj Fishtës, ku në vepër e realizuan profesor Ymer Berisha e Gjon Sereçi, Ajet Gerguri e Ndue Përlleshi, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, Marie Shllaku e Kolë Parubi, Halim Spahia e Tahir Deda, dhe që e vazhdoi dhe e udhëhoqi me plot dinjitet Emin Fazlia, Vehbi Ibrahimi, Gjokë Spaçi, Metush Krasniqi, dhe shumë e shumë të tjerë. Duke u nisur nga aktiviteti i partive apo organizatave politike që veprojnë në Kosovë atëherë lirisht mund të themi se besëlidhjes së djathtë kombëtare në Kosovë duhet që t’u bashkohen dhe të shkrihen në një besëlidhje të përbashkët të gjitha ato parti apo organizata të tjera politike që kanë veprimin, mendimin, programin më të djathtë, pa harruar edhe kontributin e shumë intelektualëve djathtistë, që në një mënyrë apo tjetër rrethanat politike kanë bërë që të qëndrojnë anash. Të djathtët shqiptarë në Kosovë duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se më mirë është të jesh anëtar kryesie i një force të vërtetë politike sesa kryetar i një partie e cila vetëm de jure ekziston, prandaj, ju të djathtët shqiptarë në Kosovë në qoftë se nuk bashkoni mendimet, idetë e veprimet politike atëherë në të ardhmen mos u ankoni në qoftë se njerëzit e privilegjuar të regjimit komunist të ish-shtetit okupues, do të bëhen forcë vendosëse, politike, e që fatkeqësisht pjesërisht edhe janë bërë, për këtë qëllim ata që një kohë të gjatë po punojnë dhe po bëjnë propagandë të mbrapshtë me qëllim që shqiptarëve në Kosovë t’ua shlyejnë trurin, madje edhe t’u qesin balsam me ngjyrë të kuqe, e që t’i harrojnë mëkatet që kanë bërë këta bastardë, si dhe baballarët e tyre të së njëjtës ngjyrë, asaj të kuqe, qoftë titiste, qoftë enveristë ose qoftë stalinistë. Natyrisht, se pas bashkimit të kësaj të djathte kombëtare demokratike një vend të merituar do t’i jepej edhe rinisë shqiptare të Kosovës, këtyre djemve dhe vajzave që kanë elan të shtuar për punë, të cilët me një vrull të pashoq ju dalin punëve në krye dhe, natyrisht, që në një të ardhme të afërt të krijohet edhe një plejadë e politikanëve të rinj me parimet kombëtare të respektit për vëllanë dhe mikun, që padyshim kjo plejadë e politikanëve të rinj të brumosur me nacionalizëm shqiptar asnjëherë nuk do të harrojë që këtë nacionalizëm t’ia përshtatë rrethanave kohore me qëllim që të ketë arritje kombëtare.
    Në atë moment që do të krijohet besëlidhja e djathtë kombëtare shqiptare në Kosovë do të dëgjojnë Rrafshi i Dukagjinit e Rrafshi i Kosovës, bjeshkët e Pashtrikut dhe ato të Rugovës, malet e Sharrit e bjeshkët e Qyqavicës. Zëri i tyre do të depërtojë kudo thellë, në Malësinë e Llapit e të Gallapit; në Mitrovicën e Xhafer Devës dhe në Drenicën e Adem Jasharit; në Dukagjinin e Ramush Haradinajt e në Llapin e Zahir Pajazidit; në Pashtrikun e Anton Çunit, e në Karadakun e Agim Ramadanit; në Prishtinë, në Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, me një fjalë, në tërë Kosovën. Të djathtë shqiptarë, zëri i bashkimit ju thërret! Në qoftë se nuk e dëgjoni dhe rrini të shurdhër, atëherë mbase jeni pajtuar me faktin që t’ju qeverisin të besuarit e komunizmit dhe bijtë e tyre, dhe mos u habitni kur të dëgjoni ide të çmendura siç është kjo e ditëve të fundit e një grupi të nostalgjikëve komunistë për heqjen e emërtimit të rrugëve në Prishtinë me emrat e atdhetarëve nacionalistë Xhafer Devës e Rexhep Mitrovicës, dy shqiptarëve atdhetarë që tërë jetën ishin në shërbim të kombit shqiptar, si dhe bënë shumë që shqiptarët të orientohen drejt vlerave evropiane dhe atyre amerikane. Për qëndresën që bënte Deva në shërbim të kombit shqiptar një kryeministër serb për Xhafer Devën do të deklaronte: ”Deva nuk blihet me para, se është i pasur; Deva është armiku ynë i përbetuar; Deva duhet vrarë”, dhe atë që s’mundi ta bëjë Serbia, që ta likuidojë fizikisht atdhetarin Xhafer Deva, qe fakti se ishte në mbrojtje të miqve tanë amerikanë, të cilët punuan me të edhe një kohë të gjatë qoftë edhe politikisht. Dhe pamundësia e likuidimit fizik të Devës i mbeti shumë merak Serbisë. Por atë që s’mundi ta bëjë Serbia e bënë shqipfolësit komunistë, duke e sharë dhe duke e akuzuar për 50 vjet me radhë, si dhe pasardhësit e këtyre komunistëve shqiptarë, duke kërkuar që edhe tani në demokracinë moderne t’u shlyhet emri Xhafer Devës e Rexhep Mitrovicës! Këtu dua të jap edhe një fakt e që është shumë i vlefshëm për historinë shqiptare. Për rrëzimin e komunizmit në viset etnike shqiptare ishin angazhuar misionet e posaçme të parashutistëve që udhëhiqeshin nga Xhafer Deva, kapidan Gjon Marka Gjoni, profesor Ernest Koliqit, Ismail Verlacit etj. Atdhetari Xhafer Deva në këtë mision përkrahej nga politika amerikane dhe ndihmohej nga dy gjeneralët amerikanë Roger Hollingshead dhe Hart, si dhe admirali i Marinës Italiane Talarigo dhe Konti Karabio. Pra, Xhafer Deva e Rexhep Mitrovica qysh herët ishin miq dhe bashkëpunëtorë të amerikanëve, dhe për 50 vjet e krijuan bazën e fortë miqësore shqiptaro-amerikane që e arriti suksesin me përkrahjen që i bëri e po i bën Amerika çështjes shqiptare në përgjithësi. Andaj, këtyre nostalgjikëve të komunizmit iu përkujtoj se aksionin e 4 shkurtit 1944, që sistemi komunist i Tiranës ia mveshi Xhafer Devës për pesëdhjetë vjet, nuk është e vërtetë se ky aksion është kryer nga Xhafer Deva. Sipas dëshmisë së profesor Rexhep Krasniqit, botuar në librin e Idriz Lamajt, Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe nga zbulesa të tjera të “Mërgatës”, New York, 2002, f.30, thotë: “Gjithkush e di se aksionet në fjalë janë kryer nga një grup luftëtarësh që nuk ishin në shërbim të Qeverisë dhe kryesoheshin nga Xhelal Staravecka, ish-oficer shqiptar, e që ka qenë një ndër udhëheqësit më aktivë të partizanëve komunistë në një shkallë me Mehmet Shehun e Enver Hoxhën. Pra, siç shihet, ky ishte një qërim hesapesh brenda llojit të vetë komunistëve. Prandaj bindshëm mund të konstatojmë: nëse nuk themelohet besëlidhja e djathtë kombëtare shqiptare në Kosovë, të mos çuditemi se nesër kuislingët komunistë të Kosovës të rehabilitohen nëpër elaboratet e bijve, nipërve, tezakëve dhe dajallarëve të tyre, të cilët sot e gjithë ditën mburren më veprimet kolaboracioniste të baballarëve të tyre, të cilët jo vetëm që e shiten shpirtin dhe gjakun, por shkuan edhe me larg duke vrarë, duke burgosur e duke maltretuar vëllezërit e tyre të gjakut, për të vetmin shkak, që e dëshiruan Shqipërinë e Shqiptarëve.

  2. #2
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin

    Perkrahi plotesishte nje te djathe nacionaliste te shqipetareve , jo vetem ne Kosove ,pore nga gjithe tokat etnike shqipetare.Kjo e djathte naconaliste te formohet nga studente dhe te rije shqipetare dhe si prioritet e tyre te jete Bashkimi Kombetare .

  3. #3

    Post Pa Kosov e Cameri Nuk Ka Shqiperi

    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Perkrahi plotesishte nje te djathe nacionaliste te shqipetareve , jo vetem ne Kosove ,pore nga gjithe tokat etnike shqipetare.Kjo e djathte naconaliste te formohet nga studente dhe te rije shqipetare dhe si prioritet e tyre te jete Bashkimi Kombetare .
    Pa Kosov e Cameri Nuk Ka Shqiperi

    Fjalet e zotnise qe ka shkruajtur
    per aleancen e djathte
    kur i lexon te sherojne zemren
    e plagosur,duhet te bashkohen
    te gjithe Shqiptaret per ceshtjen
    kombetare, pa dallim feje, krahine
    e ideje, SHQIPERIA MBI TE GJITHA.
    Disa parti qe e mbajne veten per te
    djathta jane themeluar nga ramiz alia
    e milloshevici e punojne akoma per ata.
    Fete e ndryshme tani po krijojne
    ndasira midis myslymaneve e te krishtereve
    Shqiptari ortodoks e shikon Shqiptarin
    mysliman si armik e jo si vella,
    e ortodoksin grek e shikon si vella.
    I madhi Vaso Pasha ka thene:
    Mos shikoni kisha e xhamia
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.
    Une qe ju shkruaj keto fjale
    nga babai jam mysliman, nga nena
    katolik e gruan e kam ortodokse
    por mbi te gjitha jam SHQIPTAR.

    Me Nderime e Respekt

    Pellazg Epiroti

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •