-
Dispozitat e Fitėr Bajramit
Dispozitat e fitėr Bajramit
Falėnderimet i pėrkasin vetėm Allahut Zotit tė tė gjitha botrave, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi profetin Muhamed -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- mbi familjen dhe shokėt e tij nė pėrjgihtėsi.
Kjo ėshtė njė pėrmbledhje e shkurtėr rreth dispozitave tė fitėr bajramit, ku jam munduar qė ēdo dispozitė tė jetė nė pėrputhje tė plotė me sunetin e Profetit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- si dhe pėr ta sqaruar me njė metodė tė qartė dhe tė lehtė. I lutem Allahut tė Madhėruar qė tu bėjė dobi tė gjithėve dhe t’i pranojė tė gjitha punėt tona.
Disa prej dispozitave tė fitėr bajramit
Sė pari: Parapėrgatitja pėr tė falur namazin e bajramit duke u larė dhe zbukuruar rrobat. Imam Maliku ka transmetuar nė Muetan e tij nga Nafiu se “Ibn Omeri -Allahu qoftė i kėnaqur prej tij- lahej ditėn e fitėr bajramit para se tė shkonte nė faltore”[1].
Ibn kajim ka thėnė: Ėshtė saktėsuar se ibn Omeri i cili njihej pėr pasimin qė i bėnte sunetit lahej ditėn e fitėr bajramit para se tė shkonte nė faltore”[2] gjithashtu ėshtė saktėsuar se ai vishte rrobat mė tė mira kur shkonte pėr nė namazin e dy bajrameve.
Ibn haxher ka thėnė: “Ibn ebi dunja dhe bejhakiu kanė transmetuar njė sened tė saktė se ibn omeri vishte rrobat mė tė mira kur shkonte nė dy bajramet”[3]
Duke u bazuar nė kėto dy transmetime e disa tė tjera shumė dijetarė kanė pohuar se larja dhe zbukurimi nė dy festat e bajrameve ėshtė diēka e pėlqyer.
Sė dyti: Pėlqehet qė para se tė nisemi pėr tė falur namazin e bajramit tė hamė hurma por me numėr tek, tre, pesė apo edhe mė shumė e rėndėsishme ėshtė qė nė fund ta mbyll me numėr tek. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Enesit -Allahu qoftė i kėnaqur prej tij- qė thotė: “I dėrguari i Allahut nuk nisej pėr nė namazin e fitėr bajramit derisa tė hante hurma dhe i hante ato me numėr tek.”[4]
Sė treti: Pėlqehet qė tė bėhen tekbire me zė tė lartė ditėn e bajramit qė nė momentin kur del nga shtėpia e deri sa tė mbėrrijė nė faltore. Kėtė e pohon hadithi i Abdullah bin Omerit -Allahu qoftė i kėnaqur prej tij- qė thotė: “I Dėrguari i Allahut bėnte tekbire ditėn e fitėr bajramit qė nga momneti kur dilte nga shtėpia e tij e derisa mbėrrinte nė faltore.”[5]
Nafiu pėrcjell se “Ibn Omeri kur nisej pėr tė falur fitėr bajramin apo kurban bajramin bėnte tekbire me zė tė lartė derisa mbėrrinte nė faltore. Pas kėsaj bėnte tekbir derisa tė vinte imami e nė kėtė mėnyrė bėnte tekbir bashkė me tekbirin e tij.”[6]
Vėrejtje
Bėrja e tekbirit nė kor me njė zė tė vetėm ėshtė bidat dhe nuk ėshtė saktėsuar nga Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- e as nga shokėt e tij, mė e sakta ėshtė qė ta bėjė secili me zė nė vete.
Sė katėrti: Pėlqehet qė tė shkohet pėr nė faltore duke ecur. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Aliut -Allahu qoftė i kėnaqur prej tij- i cili ka thėnė: “Ėshtė nga suneti qė njeriu tė shkojė pėr nė bajram duke ecur.” Transmeton Tirmidhiu i cili ka thėnė: Ky hadith ėshtė i mirė dhe me kėtė hadith kanė punuar shumica e dijetarėve tė gjithė e kanė pėlqyer qė njeriu tė shkojė nė namazin e bajramit duke ecur dhe nuk duhet tė hipė mbi ndonjė mjet vecse me arsye.”[7]
Sė pesti: Pėlqehet qė kur tė shkojė pėr nė namaz nga njė rrugė tė kthehet nga namazi nga ndonjė rrugė tjetėr. Kėtė e pohon hadithi i Xhabirit -Allahu qoftė i kėnaqur prej tij- qė thotė: “I dėrguari i Allahut ditėn e bajramit i ndėrronte rrugėt.”[8]
Sė gjashti: Lejohet qė namazi i bajramit tė falet pas lindjes dhe ngritjes sė diellit pa ezan dhe ikamet, namazi i bajramit ėshtė dy rekate, nė rekatin e parė merren shtatė tekbire, dhe nė tė dytin pesė tekbire. Pėlqehet qė imami tė lexojė suren Ala dhe Gashijeh ose suren Kaf dhe kamer, ndėrsa Hytbeja bėhet pas namazit dhe kėrkohet qė gratė ta prezantojnė atė.
Umu Atije, ka thėnė: “I dėrguari i Allahut na urdhėroi tė dalim nė festat e Fitėr Bajramit dhe Kurban Bajramit. Tė njetėn gjė ua ka thėnė edhe robėreshave, vajzave qė sapo kishin hyrė nė rangun e pjekurisė si dhe atyre qė janė me mestruacione. Ndėrsa gratė me mestruacione, ai -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- i urdhėroi tė distancoheshin nga namazi.” [9]
Ibn Abasi pėrcjell se: "i dėrguari i Alahut e ka falur namazin e bajramit pa ezan dhe pa ikamet.” Muslimi.
Sė shtati: Nėse qėllon dita e xhuma nė ditė bajrami atėherė nuk ėshtė e detyrueshme qė tė falet e xhumaja, kėtė e pohon hadithi i ibn Abasit qė pėrcjell nga profeti as i cili ka thėnė: “Nė kėtė ditė janė bashkuar dy festa. Pėr kėdo qė dėshiron, kjo mjafton pėr namazin e Xhumasė, por ne do t’a falim namazin e Xhumasė.”[10]
Sė teti: nuk ėshtė problem qė tė pėrshėndeten njerėzit ditėn e bajramit duke e uruar njėri tjetrin me fjalėt Allahu na i pranoftė ne dhe ju punėt e mira. Ibn Turkumani thotė: “Nė kėtė temė ėshtė pėrcjellė njė hadith i mirė e ai ėshtė hadithi i Muhamed bin Zijadit i cili ka thėnė: Isha bashkė me ebu Umameh el Bahili e shumė tė tjerė nga shokėt e Profetit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- dhe momentin kur ktheheshin nga namazi i bajramit e uronin njėri tjetrin duke i thėnė: Allahu na e pranoftė ne dhe ju punėt e mira. Ahmed bin Hanbeli thotė: Senedi i kėtij hadithi ėshtė i mirė.”[11]
Sė nėnti: Dita e bajramit ėshtė ditė gėzimi dhe ngrėnjeje. Enesi -Allahu qoftė i kėnaqur prej tij- ka thėnė: Erdhi i dėrguari i Allahut nė Medine dhe pa se banorėt e saj kishin dy ditė nė vit ku luanin dhe dėfreheshin, ai i pyeti se cfarė i keni kėto dy ditė? Ata i thanė: dėfreheshim nė kėto dy ditė kohėn e injorancės. Atėherė i dėrguari i Allahut u tha: Vėrtet Allahu ua ka zėvendėsuar kėto dy ditė me mė tė mira se ato ato janė kurban bajrami dhe fitėr bajrami.”[12]
Kėto pika u kontrolluan nga Shejh Abdullah ibn Xhibrin.
Pėrgatiti Jusuf ibn Abdullah el-Ahmed
Pėrktheu Fatjon Ēorapi.
[1] Senedi i kėtij hadithi ėshtė i saktė.
[2] “zadul mead” (1/442).
[3] “fet’hul bari” (2/51).
[4] Transmeton Buhariu.
[5] Ky hadith ėshtė i saktė sipas disa haditheve qė dėshmojnė pėr tė.
[6] Transmeton Darakutni etj me sened tė saktė.
[7] Sahih Sunen Tirmidhi.
[8] Transmeton Buhariu.
[9] Transmeton Buhariu.
[10] Sahih Sunen Ebi Daud.
[11] El xheuher en neki (3/320).
[12] Sahih sunen Ebi Daud.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IslamInfo : 27-08-2011 mė 20:35
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt