Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Opinion: Qeveria e Kosovës i bëri palë ndërkombëtare serbët e veriut, nga N. Spahiu

    Qeveria e Kosovës i bëri palë ndërkombëtare serbët e veriut

    nga, Nexhmedin Spahiu

    Në një intervistë në RTK menjëherë pas aksionit të dështuar të Qeverisë së Kosovës në veri shpreha dilemën time se aksioni ka dështuar ose nga padija e papërvoja e Qeverisë ose se dështimi ka qenë i qëllimshëm për të arsyetuar një marrëveshje të mëvonshme. Pas marrëveshjes trelaterale serbët e veriut - KFOR – Prishtinë del se aksioni paskësh dështuar qëllimshëm dhe se njësia speciale e Policisë së Kosovës qenka sakrifikuar qëllimshëm.

    Në terren mbetet gjendja e njëjtë

    Marrëveshja trelaterale në thelb nuk ndryshon asgjë situatën në terren me atë që është që nga dita e nesërme e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në formë ajo ka ndryshuar sepse pas marrëveshjes trelaterale lëvizja e mallrave sërbe pa mbikëqyrjen e institucioneve financiare të Kosovës është legale.

    Kufizimi për kamionët mbi 3.5 tonë nuk është ndonjë pengesë nëse nuk është e kufizuar sasia totale brenda një harku kohor. Në vend të një kamioni 35 tonësh dërgon 10 kamionë 3.5 tonësh dhe është e njëjta sasi. Moskufizimi për mallrat e Kishës Ortodokse lë po ashtu hapësirë të madhe manipulimi dhe autonominë e serbëve nuk e kufizon vetëm me veriun po edhe në komunat me shumicë serbe në jug të Kosovës. Le që as biznesmenët e përkatësisë etnike shqiptare nuk është se nuk do të përfshihen në transaksione të Kishës Serbe dhe malli i Serbisë i padoganuar dhe pa TVSH do të vazhdojë të bëjë konkurrencë jolojale në tregun kosovar.

    Qeveria e Kosovës s’është dashur të ndërhyjë në marrëveshjen mes KFOR-it dhe përfaqësuesve të serbëve të veriut të Kosovës?

    Njeriu mund të thotë se çfarë ka mundur të bëjë më shumë se kaq Qeveria e Kosovës? Se çfarë ka mundur të bëjë më shumë për këtë mund të shkruhen libra të tërë, por më e lehtë është përgjigjja çfarë ka mundur të mos bëjë Qeveria e Kosovës.

    Ajo çfarë mund të mos bënte Qeveria e Kosovës është të mos ndërmerrte një aksion të dështuar. Ajo çfarë tjetër ka mundur të mos bëjë ka qenë të mos ndërhyjë në marrëveshjen mes KFOR-it dhe përfaqësuesve të serbëve të veriut të Kosovës. Të paktën marrëveshja e KFOR-it me përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës të mos legjitimohej e të mos legalizohej nga Qeveria e Kosovës, kjo do të ishte një bazë me e fortë për negociatat e mëtejme.

    Marrëveshje e dëmshme dhe pa kurrfarë nevoje

    Tani Qeveria Kosovës ka bërë marrëveshje me serbet e veriut përmes një pale të tretë ndërkombëtare (KFOR-it). Dhe ç’është ironia edhe më e madhe, Qeveria e Kosovës merr obligime nga kjo marrëveshje (për Kishën Sërbe, qarkullimin etj), por serbët e veriut nuk marrin obligime ndaj Qeverisë së Kosovës. Ata obligohen ndaj KFOR-it që do t’i heqin barrikadat për KFOR-in, por nuk garantojnë se nëse do t’i shohin andej ROSU-t nuk do të shtijnë ndaj tyre si ndaj patave të egra.

    Qeveria e Kosovës fare nuk nxjerr mend nga veprimet e Beogradit, i cili nuk e legjitimoi planin e Ahtisaarit, edhe pse i leverdiste që bashkësia ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës ta kryenin procesin e decentralizimit në jug të Kosovës. Tani Beogradi është në pozicion shumë më komod.

    Qeveria e Kosovës do të ishte më mirë të harxhonte energji se si t’ia hidhte Beogradit sesa që shpenzon gjithë ato energji për t’i shitur mu… për hallve popullit të vet.

    Merita e gjeneralit Erhard Bühler

    Është meritë personale e gjeneralit Buhler që me trimërinë, sakrificën dhe intelektin e tij dhe me maturinë prej burrit të shtetit e tejkaloi deri më tani vetëm me një viktimë gjithë këtë katrahurë të krijuar nga aventurat politike e policore të Qeverisë së Kosovës dhe atyre kriminale të Qeverisë së Serbisë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Duhet te theksohet se Nexhmedin Spahiu ishte kunderkandidat i kryetarit te tanishem te Komunes se Mitrovices (PDK) me c'rast gjate dhe pas zgjedhjeve nuk kane munguar akuzat dhe kunderakuzat ne mes tij dhe PDK-se. Poashtu u ndie i anashkaluar nga ish partia e tij (AKR) dhe ishte kunder koalicionit qeveritar me PDK-ne.

    Z. Spahiu nder te tjera shkruan:

    Njeriu mund të thotë se çfarë ka mundur të bëjë më shumë se kaq Qeveria e Kosovës? Se çfarë ka mundur të bëjë më shumë për këtë mund të shkruhen libra të tërë, por më e lehtë është përgjigjja çfarë ka mundur të mos bëjë Qeveria e Kosovës.
    Urdhero shkruaj, kush po te ndalon?

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Duhet te theksohet se Nexhmedin Spahiu ishte kunderkandidat i kryetarit te tanishem te Komunes se Mitrovices (PDK) me c'rast gjate dhe pas zgjedhjeve nuk kane munguar akuzat dhe kunderakuzat ne mes tij dhe PDK-se. Poashtu u ndie i anashkaluar nga ish partia e tij (AKR) dhe ishte kunder koalicionit qeveritar me PDK-ne.

    Z. Spahiu nder te tjera shkruan:

    Njeriu mund të thotë se çfarë ka mundur të bëjë më shumë se kaq Qeveria e Kosovës? Se çfarë ka mundur të bëjë më shumë për këtë mund të shkruhen libra të tërë, por më e lehtë është përgjigjja çfarë ka mundur të mos bëjë Qeveria e Kosovës.

    Urdhero shkruaj, kush po te ndalon?
    faktikisht po presim cfarë do na thotë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Te mos e paragjykojme Z.Spahiu,por te shikojme a jane te verteta marveshjet trenaterale midis qeverise se Kosoves dhe dy paleve te tjera ?A vashdon e njejta situate ,por tani me numra fallco hyrja e automjeteve serbe ne Kosove?Une do te shtroja pyetjen ''A ishte i qellimshem mos suksesi i ketij aksioni?.......
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •