Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Serbia: Kosova ka rreth 14 miliardë tonë thëngjill

    Pasuria e Kosovës
    Kosova ka rreth 14 miliardë tonë thëngjill, sa dy herë Serbia. Shefi i minierave të Serbisë, Zlatko Dragosavljevic ka deklaruar se vendi i tij duke mos pasur mundësi të shfrytëzojë këtë pasuri, ka dëme dhe humbje të jashtëzakonshme. Nëse do të shfrytëzohej ky thëngjill, ai tregon se do të fitoheshin rreth 100 miliardë euro.

    Nga Express më 08 gusht 2011
    Thëngjilli, si burim energjie, sipas ekspertëve, ka një ardhmëri të qartë në botë. Serbia bashkë me Kosovën kanë një rezervë prej 20 miliardë tonësh të këtij burimi të energjisë. Prej tyre, rreth 14 miliardë tonë gjenden në Kosovë. Këto të dhëna i ka bërë të ditura sekretari shtetëror për Miniera i Serbisë, Zlatko Dragosavljevic.

    Ai në një intervistë për Tanjug, ka treguar se në Kosovë ka më së shumti rezerva të linjitit, por për shkak të situatës së përgjithshme në Kosovë, Serbia nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta mbi këto burime.

    “Serbia, për shkak të mosshfrytëzimit të thëngjillit në Kosovë ka dëm dhe humbje të jashtëzakonshme në sektorin energjetik, ngase ky burim para se gjithash do të shfrytëzohej për prodhimin e rrymës”, ka thënë ai.

    Sipas të dhënave të resorit energjetik të Serbisë të vitit 2009, vlera që ka humbur Serbia për shkak të pavarësisë së Kosovës, arrin në rreth 1.5 miliard euro në vit.

    “Vlera e kësaj pasurie do të arrinte në 100 miliardë euro, nëse merren parasysh perspektiva dhe shuma që do të sigurohej me eksploatimin dhe shndërrimin në energji të kësaj pasurie në rrymë elektrike”, ka thënë Dragosavljevic.

    Drejtuesit e sektorit të energjisë në Serbi kanë treguar se vlera e termocentraleve në Kosovë është rreth 1 miliard euro, ndërsa vlera e infrastrukturës për bartje dhe distribuim, në rreth gjysmë miliardi euro.

    Eksperti kosovar i energjisë, Avni Kurshumliu tregon se kjo është e vërtetë, por sipas tij, Kosova nuk mund ta shfrytëzojë këtë pasuri tokësore për shkak të kuotës së CO2`shit që është standard evropian.

    Kosova, tha ai, do të mund të bënte diçka në shfrytëzimin e këtij thëngjilli nëse do të blinte kuotën e ndonjë vendi tjetër siç është Shqipëria.

    E ardhmja e Kosovës me këtë masë të thëngjillit, sipas tij, është shumë e shndritshme.

    “Ne kemi thëngjill për të prodhuar rrymë rrafsh edhe për 400 vjet”, tha Kurshumliu.

    Këtë e shpjegoi duke thënë se Kosova për një vit i harxhon 8 milionë tonë thëngjill në vit. Shumëzuar në vjet, ai tha se del diku rreth 400 vjet.

    “Problemi ynë i vetëm është çështja e kuotës së CO2`shit që nuk na lë të shfrytëzojmë këtë pasuri”.

    Elaboroj, edhe pse ky thëngjill nuk mund të shitet.

    “Nëse ky thëngjill i quajtur linjit, transportohet në një largësi mbi 100 kilometra, nuk ia vlen. S`ia vlen barra qiranë që thonë, nëse transportohet mbi 100 kilometra”.

    Thëngjilli, sipas ekspertëve të energjisë, është sot burimi dominues mineral në Evropë dhe botë. Drejtuesit e Ministrisë së Energjisë në Serbi tregojnë se thëngjilli është burimi më i rëndësishëm energjetik në Serbi, e kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po shtohen kërkesat ekologjike, të cilat duhet të përmbushën për prodhimin e energjisë nga thëngjilli.

    Katastrofa e paradokohshme bërthamore në Japoni, sipas tyre, dëshmon se shumë shtete të Evropës do ta shikojnë ndryshe rëndësinë e thëngjillit dhe se energjinë e tyre energjetike duhet t’ua përshtatin rrethanave të reja, ngase trysnia për ndërprerjen e energjisë bërthamore po bëhet gjithnjë e më e madhe.

    “Për këtë arsye, parashihet se deri në vitin 2030, në Evropë do të rritet shpenzimi i thëngjillit dhe prodhimi i rrymës nga thëngjilli”, ka thënë Dragosavlevic.

    Ai paralajmëroi se Serbia në dekadën e ardhshme planifikon që të rrisë sigurimin e thëngjillit nga 37 milionë tonë aktualisht, në 57 milionë tonë në vit, si dhe prodhimin e rrymës nga thëngjilli. Serbia vlerëson se thëngjilli ka ardhmëri të qartë dhe se është burim i pazëvendësueshëm energjetik në shekullin XXI. Theksuan se teknologjitë për prodhimin e rrymës nga thëngjilli po bëhen gjithnjë e më të përkryera, përkundër kërkesave gjithnjë e më të ashpra ekologjike.

    Investimeve për prodhim të energjisë me thëngjill i ka hyrë edhe Kosova qysh para sa viteve me projektin Kosova e Re. Por, tash sa kohë janë ndalur në aspektet teknike të tenderimit.

  2. #2
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Keto informata mbi nentoken e pasur kosovare qarkullojn qe shum kohe.

    Pytja e thjesht eshte, pse mu ne keto qaste kur ne treyz diskutimet jan te njefar lloji, arrijne edhe artikuj te tille?

    E lexova edhe un dje, dhe nuk me pelqen fare qe te flitet per nje gje qe eshte e nenkputueshme qe eshte synim i Servise.


    Le qe ka plot veshtiresira dhe enigma rreth gjendjes se nje pjese te shqiptaris, per te cilat eshte jo leht te gjendet nje solucion....

    Nuk me perlqen fare fakti i kohes, i dates kur eshte hedh ne "kazan" ky informacioni.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •