Close
Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 274
  1. #1
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516

    Turqia në Mitrovicë ndërton xhaminë më të madhe në Kosovë



    Turqia në Mitrovicë ndërton xhaminë më të madhe në Kosovë

    Mitrovicë, 17 maj- Xhamia e re, më e madhja dhe më moderne në Kosovë, do të ndërtohet në qendër të qytetit të Mitrovicës, pikërisht në vendin ku tani ndodhet Xhamia “Isa Beg”, apo siç njihet nga qytetarët, Xhamia e Zallit. Ndërtimin e kësaj xhamie e ka bërë të ditur të martën, myftiu i Komunës Bajram Pasha të Stambollit të Turqisë, Izet Shener.
    Xhamia ‘Isa Beg’ do të rrënohet, pasi që është dëmtuar gjatë luftës nga bombardimet e forcave ushtarako-policore serbe. Sipas projektit që është paraqitur ajo do të ketë rreth 2.500 metra katrorë hapësirë të shfrytëzueshme dhe dy minare me lartësi 48 metra. Punët në realizimin e këtij projekti pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa përfundimi i xhamisë në tërësi shpresohet të bëhet brenda afatit dyvjeçar.
    Myftiu Shener tha se ndjehet mirë që gjendet në Mitrovicë, komunë kjo me të cilën, në aspektin fetar, komuna e Bajram Pashës në Stamboll mban kontakte vëllazërore. “Kam ardhur në Mitrovicë me bashkëpunëtorët e mi për ta prezantuar projektin për ndërtimin e një xhamie të re në qendër të qytetit, që do të jetë xhamia më e madhe që ndonjëherë ka pas Kosova. Duke pas parasysh nevojat e mëdha të besimtarëve të Mitrovicës për hapësira për të kryer obligimet e tyre fetare, kemi vendos të ndërtojmë një xhami moderne, të tipit që ekziston në komunën Bajram Pasha. Kemi sjell me vete edhe projektin e xhamisë të bërë gati nga ekspertët tanë, me qëllim që edhe ju të jepni pëlqimin tuaj dhe të përgatisni në afatin sa më të shkurtër të mundshëm kohor lejet përkatëse dhe të na ndihmoni për disa çështje përgatitore për fillimin e menjëhershëm të punëve në realizimin e projektit”, i ka thënë kryetarit Kastrati, Myftiu Shener.
    Kryetari i Mitrovicës Avni Kastrati theksoi se ndihmat e vazhdueshme që Myftinia e Komunës Bajram Pasha ka ofruar për qytetarët e Mitrovicës. Pushteti lokal i kësaj komune është vëllazëruar me dy komuna të tjera të Turqisë dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë edhe me komuna të tjera, të cilat po ashtu kanë ofruar ndihmë në forma të ndryshme për mitrovicasit. /koha/
    Kombi mbi të gjitha

  2. #2
    Isis Maska e Mon.Alisa
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Kingdom of the Night
    Postime
    640
    Nicee.............
    "Effort creates intelligence."

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-12-2010
    Postime
    26
    Nicee.............

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -Iniciativë që duhet përshendetur,ani pse qyteti i Mitrovices ka pasur nevoja më parësore se sa ndërtimi i këtijë objekti fetar.
    -Nuk kam gjë kundër ndërtimit të objekteve fetare,por kam dyshimet e mia se kjo iniciativë bamirëse e Turqisë mund të ketë edhe tendencat e saj!
    -Ps.Qenka xhami vertete shumë e bukur.
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  5. #5
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    C'gomerllik ... pse nuk ndertojne nje shkolle gomeret, apo te hapin nje fabrike per tu punesuar!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    C'gomerllik ... pse nuk ndertojne nje shkolle gomeret, apo te hapin nje fabrike per tu punesuar!

    -Nuk është në interesin e tyre,pse që kur të ke filluar të i mendosh Turqit prej atyre që na duan si komb të arsimuar!
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    C'gomerllik ... pse nuk ndertojne nje shkolle gomeret, apo te hapin nje fabrike per tu punesuar!
    Nuk dij nese ka me GOMARLLIK se katedralja ne mes Prishtinesdhe ate ne vend te shkolles kur dijhet qe ne Prishtine ka paralele ku nxenesit kalojn nr 30 pershkak mungeses se vendit te mjaftueshem!!!

    Sa mire eshte kur ndertohen xhami e shkijeve kjo ju bjen ne sy e ua prish gjakun
    Jetë e rëndë.......!!!

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    Nuk dij nese ka me GOMARLLIK se katedralja ne mes Prishtinesdhe ate ne vend te shkolles kur dijhet qe ne Prishtine ka paralele ku nxenesit kalojn nr 30 pershkak mungeses se vendit te mjaftueshem!!!

    Sa mire eshte kur ndertohen xhami e shkijeve kjo ju bjen ne sy e ua prish gjakun
    Shkiet, besoj të kujtohet patën ndalë shkollën shqipe, radion, televizionin, por xhamitë kurrë s'i ka prekur. Përkundrazi dëshira e Serbisë është që të mbyllen të gjitha shkollat e univeristetet dhe në vend të tyre të ndërtohen mejtepe e xhami.

    Më për nderë do t'i dihej Turqisë, kjo filantropi, sikur në vend të xhamisë të ndërtonte një shkollë në atë komunë ku nxënësit mësojnë në tri e katër ndërresa!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    kur ndertohen xhamija ,menjeher gomarlleku i disave del per mejdani dhe atehere kerkojne te ndertojne fabrika te cilat i falimentuan politikanet , dhe kerkojne shkolla aty ku prishen shkollat dhe ndertojne kisha , kestu e mshelin pisken

  10. #10
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    e pastaj thone qe Kosova eshte ajka e shqiptarise apo nuk eshte shtet "islamik"

    ne kosove ka me shume xhamia se ne turqi dhe ze nder vendet me te shumte te muslimaneve ne gjith boten!

Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •