Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    KLur je i/e "vogël" në Dashuri!.......

    MBASI TË "RRITESH"....?


    Mbasi të rritesh e di se çfarë do thuash
    "Nuk kam kohë të puthem, jam e zënë!"
    Ndaj tërë jetën e jetës do vuash...
    Se je frikacake, pastaj je edhe nënë!

    Nëse je strukur diku larg meje
    dhe trëmbesh nga endrrat e natës
    Përpiqu më shumë dhe qetsinë gjeje!
    Në lundrimin e Mjellmës dhe jo të Patës...

    Patat e egra ti e di që shtegtojnë
    Patat e buta vërtiten në oborr.
    Për zemrat që dijnë të dashurojnë
    nuk futen ndër zemra me zor!...

    Ndaj lërma të paktën kenaqësinë
    Të shkruaj mbi "kalin" e mendimit
    Kalorësit e vërtetë e shohin dashurinë
    përherë nga lartësitë e frymëzimit!

    Kur hingëllimë e kalit të vjen pranë
    Gëzohu se të erdhi më në fund Princi Blu!
    Se të dashurohen, fat të gjith nuk kanë
    ...nëse do kesh mall, prap më gjen këtu!

  2. #2
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "se te dashurohen , fat te gjithe nuk kane"
    ...
    e madhe fare. ndoshta eshte kaq e madhe se e besoj krejt te gjithen.
    ....
    dua te bie ne dashuri............. dua ...edhe pse e di se do vuaj me shume se ne te paren e vetme.
    dua te bie ne dashuri!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anëtarësuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    "Nese do kesh mall, prape me gjen ketu" - me pak fjale kjo eshte dashuria.
    Gjithnje i gatshem ti japesh dashuri, pa mbarim, njeriut qe do.

    Pershendetje te ngrohta.
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bukur Agim bukur..


    Mace ..ti nuk e di sa rehat je qe s'je ne "uidh llav" me ndonje..

    Po meqe do te biesh ..bjer !!
    E po bjer..kush te ndalon?
    Ne si bashki nuk jemi kontra..

    Ja Lulka for egzamblle esht ne love m'duket..

    E pash njedizaj duke dal ne mes te bores ..Ku vete moj i thashe..
    Ja te blej kartona telefoni te flas me maman tha.. Ehh mir mir i thash..e ha un ate..lol.
    E mo e tha.. ik o lumadh na le rehat..nashti se me mbillet dyqani..
    Shko shko i thash se .yfua po pret nji xerr nga tyja...lol.

    Eehh rini rini perpara ti.. thosh nji kenge dikur kur jesh un i ri..qe na iku pa ber nje pik dashuri..

    O po beni dashuri sa tju punoje zemra..


    lol.

  5. #5
    Ja qe jo gjithe Zemrat jane rebele por mbase disa prej tyre lexojn kete poezi dhe marrin "zemer"
    Agim fantastike urime!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Sonte erdha sadopak vonë, vetëm nga malli që t'ju takoj!
    M'u duk vehtja tepër gënjeshtar, ndaj erdha prap!
    Kishte rënë në Forum një mjegull shumë njerzor.
    Ndaj hapa zemrën time, t'u jap të gjithëve nga 1 pikë gjak!

    Merrini të gjitha rrahjet e zemrës time rrebele...
    Tik-tak! Tik - tak!
    Do ju ngjajnë si një alfabet Mors i Ri për njerzimin.
    Pik -gjak! Pik- gjak!
    Nuk ka rëndësi është brune, bjonde, apo kaçurrele!
    Shum - pak! Shum - pak!
    Dashuri dhurojmë për njeri tjetrin, me Librezë Kursimi!

    Ju puth të gjithëve në ballë
    Agimi

Tema të Ngjashme

  1. Ardian-Christian Kyçyku
    Nga Eagle në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  2. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  3. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25
  5. Eshte komedi apo tragjedi ?
    Nga Dito në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 12:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •