MBASI TË "RRITESH"....?
Mbasi të rritesh e di se çfarë do thuash
"Nuk kam kohë të puthem, jam e zënë!"
Ndaj tërë jetën e jetës do vuash...
Se je frikacake, pastaj je edhe nënë!
Nëse je strukur diku larg meje
dhe trëmbesh nga endrrat e natës
Përpiqu më shumë dhe qetsinë gjeje!
Në lundrimin e Mjellmës dhe jo të Patës...
Patat e egra ti e di që shtegtojnë
Patat e buta vërtiten në oborr.
Për zemrat që dijnë të dashurojnë
nuk futen ndër zemra me zor!...
Ndaj lërma të paktën kenaqësinë
Të shkruaj mbi "kalin" e mendimit
Kalorësit e vërtetë e shohin dashurinë
përherë nga lartësitë e frymëzimit!
Kur hingëllimë e kalit të vjen pranë
Gëzohu se të erdhi më në fund Princi Blu!
Se të dashurohen, fat të gjith nuk kanë
...nëse do kesh mall, prap më gjen këtu!
Krijoni Kontakt