Njeriu gjate tere jetes se tij mundohet qe te jete udheheqes: P.sh. Prindi mundohet t'i udheheqe femijet e tij, Komandanti ushtaret e tij, Shefi punetoret e tij, etj. dhe tere jeten njeriu harxhon kot energji ne kete drejtim dhe vetem ne ditet e fundit te jetes se tij e kupton qe Zoti eshte Ai i cili e kontrollon cdo gje ne kete bote dhe se nuk ja vlen te nderhyjme ne punet e tij!
Gjithashtu, Zoti ja ka caktuar njeriut disa faza te jetes sic jane: lindja, rritja, zhvillimi, pleqeria dhe vdekja, sepse paramendoni po te jetonin pergjithmone njerezit e keqinje si p.sh. Hitleri apo Millosheviqi sa dem do te benin ne kete bote!
Prandaj une mendoj se eshte mire te mundohemi t'i keshillojme e t'i udhezojme ata qe kane nevoje per njohurine tone ne menyre sa me te qete dhe te mos kembengulim apo ta urdherojme dike te beje dicka sepse ne kete menyre do ta humbim dashurine dhe respektin e tyre ndaj neve dhe do te fitojme vetem urrejtje.
Dhe gjithmone duhet te ja bejme me dije atyre qe i kemi nen mbikeqyrje apo udheheqje se Zoti eshte Ai i cili na ka krijuar dhe na ka caktuar fatin tone dhe se duhet t'i respektojme ligjet e Tij e te mos e lendojme asnje krijese te Tij dhe duhet ta kemi gjithmone parasysh se nje dite do te vdesim dhe do te japim llogari para Atij!
Krijoni Kontakt