Berat, Berisha e Niebel inaugurojnė sistemin e ri tė furnizimit me ujė tė pijshėm
Shtunė, Gusht 6th, 2011
Kryeministri, Sali Berisha bashkė me ministrin Gjerman pėr Bashkėpunimin Ekonomik dhe Zhvillim, Dirk Neibel kanė inauguruar sot pėrfundimin e punimeve pėr fazėn e parė Furnizimi me Ujė tė Pijshėm pėr qytetet e Beratit dhe Kuēovės. Projekti ėshtė financuar nga qeveria gjermane nėpėrmjet Bankės Gjermane pėr Zhvillim me 11.2 milion euro.
Nė fjalėn e tij, kryeministri Berisha falenderoi qeverinė gjermane pėr investimet, ndėrsa shtoi se ky proces, ka pėr qellim zgjidhjen pėrfundimtarė tė furnizimit me ujė dhe trajtimit tė ujėrave nė vend.
Ky projekt pėr kėtė rajon ėshtė i njė rėndėsie themelore. Ky vend ėshtė njė vend i pėrjetshėm. Historia thotė se ėshtė 2500 vjeēar, por nėse kthehemi pas nė kohė, do tė gjejmė gjurmė 3000 vjet mė tė hershme- tha kryeministri.
Faza e parė e projektit, bashkėfinancohet nga Qeveria Gjermane nėpėrmjet Bankės Gjermane pėr Zhvillim (KfĖ Entėicklungsbank) me 6.6 milion euro dhe parashikon rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit tė furnizimit me ujė tė pijshėm, instalimin e matėsave tė ujit nė qytetin e Beratit, si edhe ndėrtimin e linjės kryesore tė furnizimit me ujė Berat-Kuēovė me njė gjatėsi prej 12 km. Projekti ka si qėllim ti sigurojė popullatės, prej 120.000 banorėsh, nė zonat ku ky projekt shtrihet njė furnizim tė qėndrueshėm me ujė tė pijshėm, i cili pėrmbush tė gjitha kriteret e njė uji tė pastėr higjenikisht.
Nė ceremoni morėn pjesė edhe ministri i Inovacionit dhe i Teknologjisė sė Informacionit dhe Komunikimit Genc Pollo, Zv. Ministri i Punėve Publike dhe Transportit, Z. Ylli Manjani, Ambasadorja e Republikės Federale Gjermane nė Shqipėri, Znj. Carola Müller-Holtkemper, si edhe tė tjerė funksionarė tė lartė.
Panorama
--
Krijoni Kontakt