Sic njoftoi televizioni ALSAT ne edicionin e lajmeve te para tri diteve, komuna e Tetoves ne bashkepunim me nje kompani gjermane eshte hartuar projekti i autostrades Tetove-Prizren.
Kjo autostrade do te jete nje aks teresisht i ri dhe do te caje masivin e Sharrit permes nje tuneli me gjatesi 3km.
Gjatesia e autostrades eshte rreth 30 km dhe kostoja e saj eshte rreth 40 milione€.
Shenoj se qe ne vitet '70 eshte folur per nje projekt te tille nga qeverite e ish-Jugosllavise, Shqiperise dhe Rumanise, pra ai i autostrades qe eshte ne ndertim Konstanca-Timishoara-Nish-Prishtine-Kukes-Durres dhe ai i nje degezimi Prizren-Tetove.
Ne ato vite marredheniet ekonomike ndermjet ketyre tri shteteve ishin shume te larta (Jugosllavia mbulonte gati 90% te eksport-importeve shqiptare) dhe per rrjedhoje ishte propozuar dhe nje projekt i tille.
Qe ne ate kohe ka qene projektuar dhe lidhja e sotme hekurudhore ndermjet Shqiperise dhe Malit te Zi, pra si nje linje nderkombetare qe do te shkonte paralel me aksin Gdansk-Athine.
Mirepo nuk dihet ende se pse ky projekt i perfolur qe ne ate kohe, nuk gjeti zbatim.
Po ashtu rruga e sotme europiane E65 (http://en.wikipedia.org/wiki/European_route_E65)qe fillon ne qytetin Malmoe te Suedise, kalon ne Poloni, ne Dalmaci, ne Mal te Zi, Kosove, Maqedoni dhe perfundon ne Greqi, ishte parapare qe te kalonte neper Shkoder e me pas drejt jugut te Shqiperise per ne Greqi, mirepo dhe ky projekt u arrit te devijohej dhe ne vend se te kalonte nga Shkodra ai u rrotullua neper Mal te Zi, Prishtine, Shkup e me pas ne Greqi.
Shqiperia ne vitet '70 nuk arriti te beje te mundur qe keto projekte gjigante te kalonin neper territorin e saj.
Aresyet mund te kene qene vetem politike dhe rrjedhoje e politikes izolacioniste te regjimit komunist.
Vetem pas 30 viteve po behet e mundur qe keto projekte te nisin e te marrin jete.
Krijoni Kontakt