
Postuar mė parė nga
Pa_doreza2
Perandorisė Osmane. Njė thyerje me pasoja fatale: shkatėrrim fizik, kulturor, moral. Pėr ironi tė fatit, populli shqiptar, ai qė besoi se po favorizohej, pėsoi goditjen mė tė rėndė. Ajo ishte nė logjikėn osmane: popullit qė iu vu shenjė pėr t‘u turqizuar, pikėrisht ai, nė rast kundėrshtimi, do tė ndėshkohej mė rėndė. U shestuan, kėshtu, dy projekte paralele: shkombėtarizimi, qė do tė ndodhte nė truallin shqiptar, shpėrngulja masive, gjenocidi i fshehtė, qė do tė pėrfundonte nė rrafshinat e Anadollit. Akti i fundit i kėsaj shpėrnguljeje do tė ndodhte nė shekullin XX, si rrjedhojė e pakteve tė fshehta turko-jugosllave pėr tė zbrazur njė pjesė tė Kosovės.
Ajo qė mė sė shumti vėrteton jo favorizimin, por diskriminimin shqiptar, ėshtė ndalimi i gjuhės sė shkruar shqipe dhe ndalimi i shkollave shqiptare. Asnjė gjuhė tjetėr dhe asnjė shkollim nė Europė nuk kanė pasur njė martirizim tė tillė: pesė shekuj dėnim. Pėr tė mos u zgjatur, mjafton njė statistikė tmerruese nxjerrė nga "Historia e shqiptarėve", e francezit Serge Metais, botuar nė vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit ėshtė e pabesueshme. Mė 1887, nė Shqipėri kishte tre mijė shkolla. Prej tė cilave njė mijė e dyqind shkolla publike turke, po
aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollė shqipe vetėm njė, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati ēdo gjuhė lejohej tė mėsohej nė "perandorinė tolerante", pėrveē njėrės: gjuhės shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katėr vite mė pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo ėshtė e vėrteta, qė ende nuk ėshtė shpalosur qartė pėrpara popullit shqiptar.
Krijoni Kontakt