Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 79
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Pse po na braktis Perėndimi?

    Pse po na braktis Perėndimi?
    Naser Aliu

    - Ēka do tė ndodhė pas vrasjes sė policit kosovar? Asgjė! Qeveria mori njė vendim pa u konsultuar me amerikanėt dhe me ata qė i konsideron si aleat. Problemi mirėpo qėndron diku tjetėr: ata nuk na konsiderojnė mė aleat si dikur. Kjo shihet, por nuk dėshiron tė besohet. Kjo shihet edhe nga trajtimi i Serbisė. Mė poshtė do tė arsyetohet ky konstatim, ky mutacion, duke parė si perceptohet tani Kosova jashtė dhe motivet.

    Perėndimi ėshtė duke u pėrpjekur tė gjejnė njė rrugė pa humbur nderin tė dalė nga Kosova. Pėrpiqen ta bėjnė kėtė sepse koston e lartė duhet ta arsyetojnė para tatimpaguesve dhe para atyre qė nuk u pajtuan me intervenimin ushtarak. Ēka do tė bėjnė ata tani? Ata do tė ngulim kėmbė tė qetėsohet gjendja, tė ulen gjakrat dhe tė kthehemi nė gjendjen e mėparshme. Forcat speciale tė Kosovė u kthyen prapa me helikopter tė NATO-s. Qeveria nuk duhet tė dėrgojė policėt aty, ku nuk ėshtė e sigurt se do tė mbeten. Ajo e bėri kėtė aksion pėr tė pėrmirėsuar imazhin e vet, qė dėmtoi me nėnshkrimin e marrėveshjes, ku cėnohej suvereniteti i Kosovės. Perėndimi nuk dėshiron konflikt tė ri, as nuk do tė na pėrkrahė ta ēlirojmė veriun. Vet nuk mundemi ta bėjmė atė. Ne nuk kemi ushtri…

    Pos deklaratave tė ekuilibruara dhe rekomandimeve, nuk do tė bėjnė gjė tjetėr. Gjendja do tė qetėsohet. Hashimi do tė arsyetohet. Pse? Perėndimi ka kuptuar shumė gjėra mė mirė se sa na pėlqen neve t’ i besojmė. Kosova nuk ėshtė mė ajo e pafajshmja, properėndimorja, ajo e virgjėra, qė e propagandonte Rugova. Ka ndėrruar pamja e saj, dukja. Kosova ėshtė tjetėrsuar aq shumė sa edhe banorėt e saj nė Perėndim, kanė vėshtirėsi tė identifikohen apo tė pajtohen me shfaqjet atje, me atdheun e vet. Imazhin qė propagandoi Rugova nė Perėndim, gati e kemi shkatėrruar. Ai konsideronte mik tė madh SHBA-tė dhe Perėndimin. Thaēi drejtoi barkėn kosovare drejt Detit tė Zi. Ai bėri vėlla Erdoganin, tė cilit akoma nuk iu dėgjua zėri pėr “vėllanė “ e vockėl nė gazep. Kėtu shihet se vėllazėria e tyre kishte prapavija tjera dhe nuk ishte e sinqertė, as nė dobi tė Kosovės. Ai donė ta kthejė krenarinė osmane. Tė bėhet faktor nė Ballkan. Asgjė mė pak. Ajo nuk mund ta ndihmojė Kosovėn, ka Bullgarinė dhe Serbinė nė mes, e as nuk ka fuqi t’ i ndihmojė palestinezėt. Pėr ta qetėsuar Turqinė, do tė kujdeset Rusia. Mundėsitė tjera janė pėrralla dhe potere turke.

    Pse mund tė thuhet se Perėndimi ėshtė largim e sipėr? Kjo mund arsyetohet me sjelljet tona pas luftės. Nė vitin 2004, pas djegies sė kishave, nisi ndryshimi i madh i perceptimit tė Kosovės jashtė. Kėtu qe humbur ai virgjinitet i Kosovės tė cilėn e kishte besuar Perėndimi duke u mbėshtetur nė veprimtarinė e Rugovės. Trajtoheshim gati me aq dhembshuri dhe empati si hebrenjtė. Kjo ndryshoi. Nė njė anė tė krishterėt mbronin shtetin tonė nga Serbia, nė anėn tjetėr vandalistėt shqiptarė digjnin kishat. Mjerimi dhe injoranca botėkuptuese e disa shqiptarėve qėndron nė njėsimin e Krishterimit me serbet. Pas kėsaj ngjarje, nisi rehabilitimi i ngadalshėm, por i sigurt i Serbisė.

    Amerika na solli nga mali nė shtėpi, madje edhe na transferoi me avion nė SHBA dhe sapo arritėm atje, ia nisėm pėrgatitjeve pėr tė ushtruar terrorizėm ndaj atyre qė na ēliruan nga Serbia. Pėr fat tė mirė, ata u arrestuan para se ta kryenin veprėn. Kjo ngjarje tronditi skenėn politike perėndimore. Ata menduan se ishte njė rast i izoluar dhe e kapėrdinė kėtė realitet tė hidhur. Sidoqoftė, ata konstatuan se me popullin e Nėnė Terezės dhe Rugovės, nuk ishte diēka nė rregull apo se ky popull, paska edhe njė fytyrė tjetėr: njėrėn ku i ka punėt pisk dhe tjetrėn nė paqe. Aq sa mė shumė largoheshim nga lufta, aq mė shumė faktorizohej radikalizmi fetar, saqė nė fund edhe Thaēi, e pa tė nevojshme tė fotografet duke u lutur. Kjo lutje nuk i solli asnjė njohje. Nė gazetat perėndimore si dhe televizion, herė pas here shfaqen fotografi nga Kosova duke u falur nė rrugė apo duke demonstruar pėr shami. Si pasojė, ēdo qytetar nė Perėndim, pyet veten: ku i kemi dėrguar djemtė dhe pse? Pastaj doli imami i Prishtinės dhe tha: “Nėnė Tereza gjendet nė xhehenem, sepse nuk ka besuar Allahun…”. Kur dėgjuan kėtė deklaratė perėndimorėt, e pėrkthyen ashtu siē kishte dashur ta thotė imami: “ “Nėnė Tereza ėshtė ne ferr, por edhe ushtarėt krishterė qė na mbrojnė, vendin e keni atje. Tė gjithė krishterėt e kanė vendin atje. Atje vendin e kanė 80% e banorėve tė popullsisė sė kėsaj Toke!” Ky njeri mbeti pėrsėri imam. Me vrasjen e katėr amerikanėve imazhi jonė mori vulėn mbi letėr, vepėr dhe perceptim. Edhe pse ai ishte rritur nė Gjemani, shteti i Kosovės ėshtė dashur t’ i dėmshpėrblejė familjet e tyre. Skena politike perėndimore ishte nė rezignacion dhe vėshtirėsi pėr ta shpjeguar: na vranė aq ta qė i shpėtuam dhe u falėm shtet! Nuk vranė serbet amerikan, por shqiptarėt! Nė anėn tjetėr, nė Luginė, Serbia toleron mėsimin e religjionit nė shkollat shqipe dhe nuk do t’ ishte e ēuditshme, nėse dikujt i pėlqen mė shumė demokracia serbe me miqėsi tė mėdha arabe, se sa demokracia amerikane me miqėsi izraelite.

    Gabimet tragjike tė lartpėrmendur mund tė jenė faktorėt kryesor, qė kanė ēuar nė humbjen e simpatisė dhe nė ngrirjen e konfliktit nė veri si dhe trajtimin e Serbisė me dorėza. Ndihma qė i jepet tani Kosovės, nuk bėhet nga dhembshuria dhe empatia, por pėr tė dalė ata nga Kosova ballėlart. Rastet e lartpėrmendur janė arsyet se pse Kosova dalėngadalė por sigurt, do tė rrėshqasė nga dora amerikane nė atė europiane ose turke.

    Religjioni ėshtė e drejtė bazė e ēdo njeriu, por ata qė shndėrrojnė religjion nė ideologji politike, luftarake, nuk kanė vendin as nė gazeta, as televizor e as nė rrugė.

    Si do tė pėrfundojė? Thjesht do tė qetėsohet gjendja, Kosova nuk do tė ketė kontroll atje dhe do te ngelet ashtu si ishte para vdekjes sė policit shqiptar. Serbia paguan pėr t’ u krijuar ngjarje nė Kosovė, qė i shkojnė asaj nė favor. Brenda pesė viteve, aq sa ėshtė paraparė tė zgjasin bisedimet, Kosova do t’ i prodhojė edhe disa gabime tė mėdha dhe njė ditė do tė kuptohet Serbia, insistimi i saj, do tė mėshirohet dhe veriu do t’ i jepet. Serbia e pret kėtė, e dinė kėtė, ka njerėzit e vetė nė Kosovė dhe njė ditė do ta fitojė atė pėr tė cilėn angazhohet me shumė pėrkushtim dhe me shumė miliona. Pėr fat tė keq, nė Kosovė, ata qė dėmtojnė imazhin e vendit,si radikalėt fetar dhe kriminelėt, posedojnė imunitet…

    Rasti nė Norvegji, vrasja e amerikanėve nga njė shqiptar, tregojnė se religjioni duhet mbajtur larg nga shkollat, sepse ndikon nė helmimin e tė rinjve dhe kultivon urrejtjen ndėrnjerzore! Europa ka si bazė humane shumėllojshmėrinė, jo zhdukjen e diferencave. Vlerat universale njerėzore burojnė nga filozofėt dhe nismėn e kanė tek revolucioni francez. Jo nga librat fetarė. Urrejtjen fetare mund t’ i a lejojnė vetes iranianėt, por jo shqiptarėt e Europės. Ai shqiptar qė ėshtė kundėr SHBA-sė dhe Perėndimit, ai shqiptar ėshtė nė shėrbim tė Serbisė dhe paguhet prej saj.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Realiteti i hidhur.

  3. #3
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Mos mendoni se Thaqi do te kishte intervenu pa lejen e Ambasades Amerikane .

    Kjo ndoshta nuk eshte e perbashket me Europen por amerikanet nuk guxojne ti lene anash .

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Pyetja duhet te ishte pse e braktisem perendimin. Vetem ne muajet e fundit jane bere shume gabime qe shprehin qarte qe ne jemi kunder perendimit. Do zoti na vjen mendja heret e nuk behemi si bosnja, god forbid.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Le te degjojme Qosen tani se c do te thote ,keto kembana kane rene qekur.............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #6
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Qosja nuk mbronte islamizmin por tregonte absurditetin e barazisė "krishtėrim=Europė". Edhe vetė artikulli pohon qė Fetarizmi (jo Islamizmi) ėshtė i dėmshėm dhe Europa ėshtė Laike (Revolucioni Francez ta marrsha) dhe jo Papizmi apo Luterizmi-Kalvinist.

    Nė politikė gjithshka ėshtė letėr bixhozi. Feja, arsimi, gjuha, kultura dhe ēdo gjė tjetėr e dukshme apo imagjinare ėshtė letėr bixhozi.

    Islamizmi mund tė pėrdorej fare mirė si As nga pala shqiptare: Europa, Amerika, Azia dhe Afrika kanė probleme ndėr-fetare??? Welcome in Albania. Katėr fe, asnjė problem.

    Rusi ka nė dorė Lidhjen Arabe dhe OKI-n. Nėpėrmjet kėtyre na sajon ca hajvanė tė tipit Krasniqi dhe ja ku Asi na u kthye nė bombė nė dorė.

    Pra problemi nuk ėshtė islamizmi por si e rrotullon islamizmin.
    -

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja pra pse duhet qe punojme me strategji e jo si pula pa koke. Serbia ka strategji, vepron e zbaton, kurse Shqiperia, Kosova (Dardania) dhe shqiptaret ne Maqedoni, Mal te Zi e Greqi nuk kane asnje strategji, asnje plan dhe gjithcka eshte nje reagim i rremujshem e kaotik i momentit. Nuk po permenden fare shqiptaret ne luginen e Presheves e Bujanocit, per te cilet shume mire mund te kerkohet autonomi dhe te behet presion me ane te tyre. Nga ana tjeter, nese Ministri i jashtem i Serbise ka qendruar ne Serbi vetem 10 dite nga 365 ditet e vitit sepse ka qene gjithe kohen duke penguar njohjet e Kosoves si shtet, Ministrat e jashtem te Shqiperise e Kosoves shellehen plazheve e hoteleve luksoze.
    Ne politiken e brendshme duhet te menjanojme cdo lloj ekstremizmi fetar, dhe te shkurajojme njerezit qe te merren me fe. Cdo lloj feje eshte rrezik per vendin tone. Dhe BE nuk eshte e krishtere, eshte shumica agnostike e ateiste.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    nuk na ka braktisur perendimi por e kemi braktisur ne ate

    ne kujtohemi per perendimin kur e ndiejme keq

  9. #9
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Perėndimi nuk ėshtė Jezu Krishti qė na vjen e na shpėton dhe ne jetojmė tė lumtur nė Parajsė nė Pėrjetėsi.
    Perėndimi dhe Lindja janė biznes. I interesoi Amerikės dhe ndėrhyri. Marrėveshja mes superfuqive e ka lėnė Kosovėn as nė qiell as nė Tokė, as Serbi as Pavarėsi.
    Ne nuk jemi martuar nė Kishė me Perėndimin qė ta "braktisim" apo tė na "braktisė".

    Gjithsesi artikulli ishte shumė interesant.
    -

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Normale, kam shkruar pėr kėtė gjė, kur del cdo ditė "Duam Xhami", kur ke korrupsion, varfėri dhe njė politikė tė cuditshme edhe nėn njė mbikqyrje tė fortė, Perėndimi nuk ka si mos habitet. Duan liri kėta, duan edukim, duan shkollim, apo duan vec me ndėrtu minare nė cdo cep dhe tė radikalizohen.

    Ju ka futur Serbi nė qorrsokak me Tėrnavat, Jazexhinjte-Faqezinjtė dhe tani po i thirrni mendjes ? Se besoj, pendesa vjen gjithmonė pa faktit tė kryer. Ka akoma vend pėr ta menderosur fare situatėn nė Kosovė.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •