Artisti durrsak i gdhendjes sė drurit, Mustafa Biduli, u ndodh pėrballė njė trysnie tė fortė kur pėruroi ekspozitėn e pikturave dhe skulpturave ditėt e fundit nė Durrės. Objektet e tij artistike nudo tėrhoqėn vėmėndjen dhe u anatemuan nga krerėt e klerit Mysliman, Myftinisė, dhe pas reaksionit tė shkaktuar, u hoqėn nga ekspozita 8 vepra arti. Por, ajo qė kaloi pa rėnė nė sy ishte fakti se, kleri mysliman u shqetėsua nga nudot por nuk i a bėri tėrr syri nga Enver Hoxha, i cili ishte ekspozuar po nė kėtė ekspozitė, i gdhendur nė njė masiv ēeliku.
Edhe kjo veper ka qėnė e punuar shumė kohė mė parė me ēelik special, por u hoq asokohe nga ekspozita (e realizmit socialist) pas aprovimit qė dha (pėr heqjen) nga komisioni i pranimeve tė organizuar nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė asaj periudhe. Dhe nga kjo qe befasuar artisti. Pas shumė viteve ai arriti ta ekspozojė kėtė vepėr unikale tė artit skulpturor tė kohės sė realizmit socialist nė vend duke e paraqitur nė ekspozitėn e vet tė hapur nė Pallatin e Kulturės Aleksander Moisiu. Ndryshimi i vetėm qė u bė mbi kėtė vepėr nga Mustafai ishte maskimi i bustit tė Enverit me njė mjekėr false, ēka e kthente vizualisht nė bustin e Naim Frasherit.
ENVER HOXHA KLANDESTIN ME PASAPORTĖ TĖ NAIM FRASHĖRIT
Enver Hoxha ka hyrė si klandestin nė njė ekspozitė artistike, por me pasaportė tė Naim Frashėrit.
Ngjarja e rrallė ka ndodhur nė qytetin e Durrėsit. Nė njė ekspozitė personale tė hapur nė vitin 1998 nė Pallatin e Kultures Aleksander Moisiu ėshtė ekspozuar mes tė tjerave edhe njė skulpturė e Enver Hoxhes e gdhėndur nė ēelik, por me identitet tė rremė. Nė skulpturen e ideuar dhe tė gdhėndur qė nė vitin 1976, ėshtė bėrė njė retushim i vogėl: asaj i ėshtė vėnė pambuk nė formė mustaqesh dhe mjekre si dhe tė njė kollareje, model i viteve tė Rilindajes sonė. Ky trukim mjeshtėror ka bėrė qė pjesėmarresit tė mos e njohin identitetin e skulpturės. Ngjarja ka ndodhur kur skulptori durrsak Mustafa Biduli ka hapur ekspoziten e 3-tė tė tij me vepra arti tė gdhendura nė dru. Mes tyre ai ka vendosur edhe kėtė skulpturė tė veēantė tė cilėn e kishte gdhendur dikur me dalta rapid nė njė bllok ēeliku (perbėrė prej nje lloji nga mė solidėt e njohur nė teknologjinė e metaleve, celik st (stal) 45). Autori i saj kujton se pati shumė vizitorė qė e ndoqėn kėtė ekspozitė, por asnjė nuk e kishte identifikuar ekzaktėsisht.
Kur u mor vesh qė kishte njė Enver nė ekspozitė, shumė vetė erdhėn tė pyesin, por Mustafai e ruajti sekretin pėr disa ditė. Kanė qėnė te shumtė, kujton autori, qė nga kryebashkiaku i atyre viteve Dr. Mitri Hoti e deri tek ish Shefi i Shėrbimeve tė Prefekturės Guri Bici. Skulptori Biduli e ruajti misterin tė parrėfyer pėr disa ditė dhe vetėm mė pas, kur i hoqi trukimin njerėzit kanė qeshur me tė madhe me atė qė e kishin menduar se ishte rilindasi i madh.
Ngjashmėrinė Enver-Naim autori e kishte vėnė re tek fotoja e Naimit stampuar nė njė emetim tė vjetėr tė 500 lekėshit. Ndėrsa Enverin me mustaqe, ai e kishte lexuar tek Kur lindi Partia ku Enveri tregon se si bėri njė pasaportė false me njė foto tė shkrepur me aparatin e Qemal Stafės.. Nė njė prej fotove tė pasaportave false qė ka pėrdorur ai, botuar nė faqet e librit, Enveri ėshtė i maskuar me mustaqe.
HISTORIA E SKULPTURĖS
Skulptura ėshtė e skalitur nė ēelik. Ajo ka pasur njė fat tė ēuditshėm nė udhėn e saj, sa qė pėrafron me vetė jetėn e njeriut qė pėrsonifikon. E lavdėruar pasi doli nė dritė nga daltat e mjeshtrit durrsak Mustafa Biduli, ajo u proklamua si arritje e artit tė realizmit socialist tė asaj kohe. Njė grup autoritesh tė larta tė Partisė e tė Bashkimeve Profesionale tė ndėrmarrjes sė Plastikės nė Durrės, e kishin dėrguar objektin nė Komitetin e Partisė dhe autori i saj thirret dhe falenderohet publikisht nga Sekretari i Parė Muho Asllani. Kjo vepėr e realizmit socialist ndoshta do tė vlerėsohej nė librin e rekordeve Guiness, nese nė ato vite sdo tė ekzistonin barriera ideologjike pėr tė aplikuar. Busti i diktatorit Enver Hoxha, i gdhendur i gjithi nė ēelik special ėshtė njė skulpturė unikale pėr mėnyren e realizimit, pavarėsisht nga pėrmbajtja ideologjike. Mustafa Biduli ka punuar rreth 1 vit e 4 muaj pėr realizimin e saj. Dhe synimet e tij kanė qėnė mjaft modeste. Duke qėnė specialist i gdhendjes sė formave nė ndėrmarrjen ku punonte, ai merr brenda 2 viteve 7 kategori qė e rradhisin si mjeshtėr. Busti i Hoxhės, pasi doli nė dritė xhelozoi artistė tė shumtė, meqė nuk u ideua nga autori pėr konkurs artistik, por thjesht donte qė tė afirmonte vlerat e veta para ustallareve tė vjetėr tė cilėt kishiun shprehur pakėnaqėsine e dhenjes sė shpejtė tė 7 kategorive.
VLERĖSIMI
Mustafa Biduli kujton se, pasi e pėrfundoi veprėn e vet, atė e ekspozuan nė Galerinė e Durrėsit. Vepra ngjalli shumė interes tek specialistėt e artit, por edhe tek autoritete e kohės. Pas ekspozimit nė Durrės, atė e vendosėn galerinė e arteve nė Tiranė. Pati shume vizitorė, thotė autori i saj Biduli, qė e provonin duke pėrdorur ēelėsat sepse u dukej e pabesueshme. Punimi mori jehonė. Mbeta i habitur se sa shpejt bėri bujė. Pėr kėtė ndikoi, thotė Mustafai, edhe vlerėsimi qė i bėri Sekretari i Parė i Komitetit tė Partisė sė Rrethit, Muho Asllani, qė nė ato vite kishte njė autoritet tė padiskutueshėm. Ai mė thirri ne zyren e tij dhe nė emėr tė Byrosė sė Partisė sė rrethit me falėnderoi.
Pas kėsaj ngjarje, skulptura e ēeliktė dėrgohet nė Galerinė e Arteve nė Tiranė ku do tė hapej njė ekspozitė e re e asaj kohe, kujton Mustafai. Edhe atje mė thanė se pati shumė interes nga piktorė e skulptorė, si formė e re dhe e panjohur e artit tė skulpturės. Deri sa njė ditė ajo u zhduk nga ekspozita.
Enver Hoxha i shndėrruar nė Naim Frashėri
ENVERI BIE NGA PIEDESTALI
Ditėn qė ishte planifikuar njė vizitė e disa anėtareve tė Byrose Politike nė ekspoziten e re, busti nė ēelik i Enverit qe hequr nga piedestali.
Kur shkova, takova njė polic shėrbimi roje tek dera dhe ai mė pyet: Ti e ke bėrė atė bustin pėr Enverin? Nuk ka ngel njeri pa e parė e pa e vlerėsuar. Kur po vinte Byroja Politike ta kanė hequr. Ndiqe! Pas kėsaj sigurisht qė i dėshpėruar shkova e takova Ruzhdi Rakllin, ish Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtareve dhe Artistėve pėr Durrėsin, i cili komunikoi me Kujtim Buzėn, Sekretar i Pergjithshėm i Lidhjes sė Shkrimtarve dhe Artistėve. Buza ia la nė derė Odise Paskalit, Ai e ka hequr, Paskali, qė ėshtė babai i skulptures Shqiptare
Pas kesaj mora bustin me vete dhe shkova qė tė takoj Skulptorin e Popullit, Odise Paskalin.
PERGENJESHTRIMI I PASKALIT
Mustafa Biduli kujton se si po priste i vetėm nė zyrėn e Buzės kur pas pak hapet dera dhe brenda nė zyrė hyn njė plak simpatik me njė kostum dhe republikė gri. Ishte profesori, kujton skulptori durrsak, u gėzova dhe pata shumė emocione pasi qe takimi i parė ballė pėr ballė me tė. Fillimisht Paskali e pa pėrciptas dhe kujtoi mos qė njė objekt i lyer me varak. Kur i spiegova se ishte prej ēeliku dhe tė mos e kapte pa kujdes se peshonte 16.5 kg, ai u perqėndrua, dhe e mori bustin nė dorė duke e vėrejtur me shumė kujdes. Bėri shume pyetje dhe pasi Biduli i shpjegoi mėnyrėn e punimit dhe se si, ajo qe hequr nga ekspozita me urdhėrin e tij, profesori reagoi me nervozizėm dhe i tha se ishte hera e parė qė e shikonte kėtė mrekulli. Mustafa Biduli edhe tani e kujton me shumė emocione se si, i madhi Odise Paskali hoqi kapelen dhe iu pėrul autorit tė nėpėrkėmbur nga ambicja profesionale e tė tjerėve dhe i thotė: Tė pėrgėzoj!
Edhe pas kaq vitesh per Mustafa Bidulin kjo fjalė prej skulptorit tė madh i ka mbetur e fiksuar ne kujtesė si njė diplomė nderi.
Rikthimi i kėsaj skulpture interesante tė diktatorit Hoxha nė mėnyre klandestine nė ekspoziten e tretė tė Mustafait, ngjalli kuriozitet dhe filluan tė vinė ta shohin shumė vetė. Por kėtė rradhė qe vetė Mustafai qė e hoqi, pasi tha se unė e bėra kėtė vepėr pėr art dhe jo pėr politikė Politikėn le ta bėjnė te tjerėt, thotė ai teksa perfundon historine e kėsaj skulpture.
U detyrova qė tu mbyll gojėn tė tjerėve duke gdhendur portretin e Enverit nė ēelik. Qe njė punė e pafund sa qė shpesh herė pyesja veten, ētu desh qė e fillove? Kam punuar mbi 1 vit e 4 muaj nė tė se kishte shumė vėshtirėsi. Realizimi i portretit tė udhėheqėsit asokohe bėhej i autorizuar dhe shikohej me lupė nga tė gjitha instancat dhe komisionet. Vėshtirėsia tjetėr ishte se punohej nė njė lloj ēeliku tepėr tė fortė qė pėrdorej pėr format e derdhjeve nė plastikė. Vetėm daltat rapid munden ta kthenin gjithė kėtė masė celiku nė art.
Skulptura peshon rreth 16.5 kg dhe ėshtė e pėrmasave bazament lartėsi 25 x 18 cm. Pėrbėhet nga njė lloj celiku mjaft i fortė nė industri i llojit stal 45.
Kalendari me femra nudo ndez polemika me kishėn polake
Nė fillim tė kėtij viti, kalendari promovues i njė kompanie funeralesh nė Poloni shkaktoi pėrplasje tė mėdha me Kishėn polake, e njohur pėr ortodoksizmin e theksuar tė saj.
Mis Gushti duket tė jetė pothuajse krejtėsisht e zhveshur, ndėrsa modelet pozojnė thuajse nudo mbi syprinat e arkivoleve. Secila nga fotot e grave ėshtė frymėzuar nga njė skenė filmi si James Bond, Reservoir Dogs apo Godfather.
pas pėrplasjeve tė forta me Kishėn, zėdhėnėsi i kompanisė Lindner tha: Ato fotot janė si tė Hollivudit, mbase me nuanca pak mė tė errėta.
Nga ana tjetėr, njė zėdhėnės i kishės At Tadeusz Rybnik nė Varshavė ka thėnė: Ky ėshtė thjesht njė banalitet pa shije dhe tronditės. Vdekja nuk ėshtė seksi dhe konotacionet e paraqitura nė kėtė kalendar janė tepėr shqetėsuese. Njė kalendar i ngjashėm njė vit mė parė kishte shitur mbi 3000 kopje.
Mark Brunga
Shekulli
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 05-08-2011 mė 05:59
ki ols jazexhiu.. i quan kuislinge.. e bashkpuntor te fashizmit.. pater Anton Harapin e pater Gjergj Fishten..
menje llaf perdor po ato etiketime qe ka perdorur partia punes 50 vjet per keta dy atdhetar te medhenj..
menji llaf ki olsi eshte nje rrugac..se vetem rrugacet nuk respektojne figurat e shquara..
dalim tek xhamia..
le tja kujtoj ndonjeri olsit se.. ndoshta nuk e di.. qe xhamia e durresit.. eshte dhurat e musolinit.. qe sic ka deklaruar vet musolini.. ju a bej dhurat muslimanve shqiptar sepse i dua shume..
pra mo ha mu o ols jazoxhiu..
gjerat jan te komplikuara.. e kush nuk i di te mos grij sallat kot..
po si eshte puna e ksaj galerise se artit ne durres..
qo galeri u be vjet.. mu nen bithe te xhamise..
se cfar e shtyu dako betonin ..kryetarin e bashkise se durrsit ta bej aty at galeri nuk e kuptoj..
mundet ki pis.. me emrin vangjel..po qe nuku ka asnje pik evangelizmi ne lekure.. pra qe vet mbahet si i krishter ortodoks.. te ket llogaritur qe kjo te jete si objekt i vazhdushem sherri mes hoxhallarve te xhamise dhe qytetit apo arte dashesve..
pra me sajue grindje nder fetare..
ki matufi plak..mutafa biduli.. duhet vet ta kuptonte se nen bithe te nje xhamije mo nxirr gra shal e paidhaqe-jashta..
gjej nje vend tjater o garip..
po me dhimbsen ato miljona lek te popllit qe ki servil.. i ka perdorur per te gdhendur ne celik bustin e dulles..
kushedi sa puntot e sharrat e frezat diamant.. (qe kushtojne nje djall e gjysem..) jan thyer per te realizuar bustin..
dhe kristaqi.. dynjan e betonit harxhonte per pallavro-skulpturat e tija..
si psh ajo goxilla beton arme ne vlore qe ka zene gjysmen e vlores..qe i thone monumenti i pamvaresise.. e qe eshte nje sendertim ne beton i historiografise fallco qe trumbetonte ppsh-ja..
..
..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 05-08-2011 mė 11:15
Krijoni Kontakt