Eshte per tu gezuar, apo per tu cuditur, nuk e di. Por sot kur dola nga shtepia per shetitjen e mengjesit ndjeva nje kenaqsi te vecante.
Qe nga Shkembi i Kavajes e deri tek Rezidenca Xhardino, plazhi po pastrohej nga puntoret e komunes dhe mund te them se me dukej si luks kur e shihja ashtu pa asnje papasterti..
Njerezit shetisnin duke thithur ajrin e jodizuar te bregdetit, te tjere me te rinj vraponin , kishte me te guximshem qe kishin hyre ne det qe ne 06:30 .
Takoje miq te vjeter ne xhiron e mengjesit, shkembeje pershendetjet dhe ecje me tutje.
Gra ne moshe apo vajza te reja qe i kishin shpallur lufte celulitit, vraponin kilometra te tera, nena me femijet ne karoce qe i ushqenin nen ajrin e paster.
E mbi te gjitha asgje nga keto nuk te terhiqte vemendjen sot ne mengjes, me teper se pastertia e bregdetit te Duresit.
Ne mundemi te bejme shume me teper, ne kemi ende shume per te bere, por sot une pash nje plazh ndryshe, aq me teper edhe cadrat e vendosura me kuadrate te rregullta si dhe CADRAT E SUITAVE, si cadra sulltanesh me dysheket latice , me krijuan sot qe ne mengjes nje ndjesi te kendshme e te bukur.
Ne e meritojme te jemi destinacioni turistik i Planetit.![]()
Krijoni Kontakt