Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Ora 19:00 e ditës së nesërme pritet të jetë ora më e lumtur e vitit

    Ora 19:00 e ditës së nesërme pritet të jetë ora më e lumtur e vitit
    05-08-2011 Kombinimi magjik i këtij viti 6-7-8 është quajtur nga psikologët si koha më e lumtur e vitit. Bëhet fjalë për orën 7 të pasdites, ditën e gjashtë të muajit të tetë, muaji Gusht i këtij viti.

    Është një ditë në të cilën shumë njerëz ndihen të lumtur për arsye të shumta si temperatura të larta, pushime verore dhe një fundjavë e lirë për të gjithë të punësuarit.

    Një studim në Britaninë e Madhe ka zbuluar se shumica e njerëzve buzëqeshin më shumë përgjatë orës 7 dhe 8 të pasdites. Dita më e preferuar nga shumica e të anketuarve është e shtuna ndërsa Gushti u përzgjodh si muaji më i preferuar.

    Orët më të lumtura për këdo preferohen të jenë ato pas orës 5 të pasdites, ku edhe orari i punës ka përfunduar.

    Ndërkohë që rreth 12 për qind e të pyeturve u shprehën se intervali i kohës 7 deri në orën 8 të pasdites është kohë e preferueshme pasi shumica e tyre në këtë kohë mblidhen në tavolinë e hanë darkën, ose zgjedhin të ulen përpara televizorit e shijojnë një gotë me verë.

    Më shumë se një e treta e 9.928 njerëzve të anketuar, rreth 35 për qind u shprehën se dita e shtunë është dita e tyre e preferuar.

    Shumë pranë saj ndodhej dita e premte, e cila u preferua nga 31 për qind e të anketuarve.

    Shumica e tyre u shprehën se të shtunën janë të lirë dhe kanë mundësi të pushojnë, të ndjekin hobet e tyre dhe të kalojnë kohë të çmuara me të afërmit dhe miqtë.

    Pavarësisht se kjo vlen edhe për të dielën, vetëm 14 për qind e britanikëve e përzgjodhën të dielën si ditën e tyre të preferuar.

    Ekspertët e shpjeguan këtë duke thënë se humori i tyre ndryshon thjesht duke menduar se ditën tjetër do të kthehen sërish në punë, duke pasur kështu ditë të aktivizuara e me lodhje.

    Tre muajt më të preferuar janë muajt Qershor, Korrik dhe Gusht, duke përzgjedhur kështu vetëm stinën e verës.

    Ndërkohë që muaji Dhjetor i Krishtlindjeve mban vendin e katërt në listë.

    Si koha më pak e preferuar nga të gjithë u zgjodh ora 2-3 e drekës së ditës së martë dhe muajit Shkurt. Ndërkohë që koha më e vështirë për tu zgjuar nga gjumi u përzgjodh ora 3 dhe 4 e mëngjesit.

    Studimi zbuloi gjithashtu se 3 në 4 persona, 82 për qind janë të kënaqur me jetën që bëjnë, ndërsa 63 për qind janë më të lumtur tani se nga ç ishin në vitin 2006.

    Studiuesi James Frost u shpreh: “ Studimi ynë tregoi se britanikët janë të aftë të gjejnë lumturinë e tyre në gjërat e përditshme. Por me ditën, muajin dhe kohën tonë të preferuar, të cilët koordinojnë në një linjë të përkryer, ora 7 e pasdites së ditës së nesërme është përzgjedhur të jetë ora më e lumtur e vitit. Shijojeni atë! ”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    ev eve ku paskum me shpetu qenka dite e lumtur neser....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Skan pun tjeter..y..
    Jetë e rëndë.......!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Do blej nje bileta llotarie neser. Do kap cmimin e madh patjeter.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    Mia@,

    une sot e bleva nje tikete te lotarise ne JackPot ishin 15 mil €, nese fitoj do te qarosi me nje coca-cole, jo fals por origjinale..

    I ferkova duart, hajri e daft e .... e qafte..
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •