Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700

    Post INTERVISTE/ Flet dëshmitari kyç i akuzës, Zenel Skënderasi: Dje nisi gjyqi

    Unë e pashë se si policët masakruan Tahirllarin"


    --------------------------------------------------------------------------------

    KORÇE

    LAJMI

    Çështja e Gazmend Tahirllarit që vdiq më 3 janar nga dhuna e policëve, ka nisur dje të shqyrtohet për herë të parë në Gjykatë. Prokurori Ardian Brami paraqiti akuzën për policët. Sipas Bramit, Lorenc Balliu, ish-inspektor krimesh, akuzohet në mungesë për veprën penale të vrasjes. Inspektori i rendit i zonës, Dashamir Ganolli, akuzohet për kryerje të veprimeve arbitrare. Ndërsa 3 policët, ish-komandanti i trupave të gatshme, Albert Myftari dhe ish-vartësit e tij, Robert Qyli dhe Sokol Gurishta, akuzohen për moskallëzim të krimit. Për moskallëzim krimi akuzohet edhe Rrahman Ymeraj, komandant i grupit.


    PER ME TEPER KLIKONI KETU

  2. #2
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Dhjetëra policë, ish-policë dhe familjarë u mblodhën dje në sallën e gjyqeve të Korçës. Pas zhurmës së fillimit prokurori e paraqiti edhe një herë ngjarjen e 3 janarit, kur 35-vjeçari vdiq në duart e policëve. Megjithatë asnjëri prej policëve nuk i ka pranuar akuzat. Kaq ka mjaftuar që seanca të mbushet me mallime mbi policët. 75-vjeçari Hasan Tahirllari, babai i viktimës, i ka cilësur ata kriminelë dhe ka treguar se si ia goditën djalin në kokë dhe nëpër trup. Dëshmia më kyçe ka qenë ajo e marangozit të fshatit, Zenel Skënderasi, i cili ka parë gjithçka.

    Prokurori: Çfarë dini për vrasjen e Tahirllarit?
    Dëshmitari: "Rreth orës 15 e 30 minuta të 3 janarit unë isha duke rregulluar çatinë e dyqanit ku punoj. Dëgjova si fillim disa krisma që sa vinin e shtoheshin. Pastaj pashë një person që vraponte, i cili nëpërmjet një tubi ujësjellësi që i shërbeu si urë, kaloi lumin dhe shkoi në drejtim të kodrës. Pas tij vura re 3 policë që po e ndiqnin. Pas 300 metrash personi që vraponte qëndroi. Polici i parë që mbërriti, filloi ta godiste në kokë dhe nëpër trup. Pas tij edhe ata që e shoqëronin.

    Prokurori: I njohët policët që e godisnin?
    Dëshmitari: Jo, nuk njihja asnjë. Policët që e godisnin e kapën nga krahët, ai mezi qëndronte. Ishte aq i pafuqishëm, saqë kur po kalonin lumin, ra në ujë.

    Prokurori: Kur e njohët Tahirllarin?
    Dëshmitari: "Rreth pesëdhjetë metra larg makinës njoha Gazmend Tahirllarin. E pashë që ishte i mbytur në gjak. Pranë makinës ishin edhe dy punonjës të tjerë policie. Edhe ata filluan ta godisnin Gazmendin me shkelma, ku të mundnin. Kur Gazmendi nuk qëndronte dot në këmbë, e morën në makinë dhe u larguan

    MEQE NUK MUND TA LEXONI NESER JU A SOLLA TE TEREN

  3. #3
    o Kacak...po ben reklam gazetash ene sitesh lale? Apo perton me i fut i kopi&paste edhe ktu ne internet
    ah po...ndoshta ka te beje me kopirajtin...lol
    E pse smund ta lexojme neser...ka greve gje? lol
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Gjykata dënon Sali Veselin për vrasjen e Ekrem Rexhës, komandat Drinit
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 07-12-2011, 06:31
  3. Ku humbi MJAFT-i ?
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-01-2006, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •