Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Prishja e Piramidës - një Akt i Nihilizmit politik e radikal

    Nuk është rastësi dhe as hera e parë që po ndodh dhe po merret një vendim i tillë i cili prek dhe dëmton memorien kombëtare, historinë kombëtare në rradhë të parë si dhe cënimin e vlerave kulturore artistike dhe arkitektonike në shqipëri. Me bukura është se ky vendim nuk është marrë duke pyetur profesionistët. Sigurisht për vendime të tilla të rëndësishme në një mundësi të fundit gjithashtu duhet të kalojnë nëpërmjet referendumit popullor, sepse në fund të fundit, kush janë këta parlamentarë që duan të fshijnë një pjesë të memories kombëtare që përmban objekti i piramidës?
    Vendimi për prishjen e piramidës nga ana e Parlamentit shqiptarështë në fakt një akt i rrallë nihilizmi politik dhe radikal i cilinë fakt përfaqëson edhe një herë mungesën e kulturës dhe emancipimit të përfaqësuesve të popullit e për pasojë dhe në një farë mënyre të të elektoratit që i ka zgjedhur këta njerëz.
    Ky veprim jo i menduar mirë ka në esencën e tij një veprim pasionant dhe emocional se sa një veprim i menduar mirë nga ana e parlamentarëve tanë të nderuar.
    Po çfarë kuptojmë me termin nihilizëm?
    Me nihilizëm Politik kuptojmë një të degë e nihilizmit që ndjek hedhjen poshtënë mënyrë nihiliste të pohime jo-të vërtetuara ose jo të racionalizuara, dhe në këtë rast-të strukturave bazë politike dhe sociale si qeveria, familja ligji dhe detyrimet ligjore. E ngjashme me nihilizmin politik ishte levizja nihiliste e shek.19 në Rusi. Nihilizmi politik është mjaft e ndryshme prej formave të tjera të nihilizmit dhe aktualisht është e ngjashme me utilitarizmin.
    Me nihilizëm radikal kuptojmë besimin (e nihilistit) se aty në -shëmbullin e fundit nuk kanë baza të dhënta për dituritë, etikën, ose drejtësinë, dhe madje jo vetëm kjo mungesë e bazave mund të shërbejë si pikë e fillimit (për hedhjen poshtë) të diturive, etikës ose drejtësisë. Nihilizmi radikal hedh dritë në mungesën universale të sigurive objektive, jo-historike dhe mundësive të transmetuara kulturore të njohjes dhe të veprimit moral e politik, duke e ditur mirë që të mirat janë shëmbujt e fundit të bazuara mbi besimin( http://en.ëikipedia.org/ëiki/Nihilism).
    Nuk do ti hyj problemit teknik se përse Piramida ishte vendosur në rangun ruajtjes së objekteve të veçanta kulturore por do të analizoj problemin kulturor dhe historik të këtij aspekti i cili problem është një nga problemet më karakteristike negative që kanë hasur shqiptarët, historia e tyre, - problemi `i xerimit` të ngarjeve dhe e filimit të memorizimit të tyre në momentin kur fillon ushtrimin e pushtetit një klan i caktuar politik, ushtarak i brëndëshëm apo i huaj dhe fshirja e kujtesës kombëtare para momentit kur pushteti kalon në duar të fituesit.
    Kjo karakteristikë e veçantë shqiptare mund të ketë ndodhur dhe po ndodh në mënyrë ciklike duke shuar dhe fshirë gjithashtu në mënyrë ciklike kujtesën kombëtare gjatë gjithë kohërave qënga formimi i principatave iliro-pellazge e deri më sot.
    Pa i hyre me imtësi historisë së kaluar mund të them që në historinë e Shqipërisë dhe shqipëtarëve janë ndërmarrë shumë veprime dhe akte që kanë patur si destinacion shuarjen e disa fazave kohore të historisë dhe kjo është vënë re jo vetëm nga historianët shqiptare por në rradhë të parë nga të huajt. Është e vërtetë që roli i pushtuesve ka qënë i madh ne fshirjen e kujtesës kombëtare dhe kjo shihet sidomos tek debatet e fundit mbi Skënderbeun dhe historine e mesjetës shqiptare ku historianët tanë gjejnë shumë vështirësi në gjetjen e vazhdimësisë së ngjarjeve, emrave, shkrimit shqip, etj, etj.
    Mund të përmënd shëmbuj një nga të cilët është i dokumentuar sepse është thënë nga Sulltan Mehmeti II i cili ka thënë që `s`do lë gur mbi gur (në Epir dhe Arbëri)`. Këtë frazë e ka thënë pas pushtimit të Konstandinopijës. Dhe ashtu ndodhi. Largoi popullatën, prishi deri në rrëzë keshtjellat, cvarrosi trupin e Skenderbeut dhe prishi varrin.
    Kështu u shua historia me dhunë për dy-tre shekuj në mesjetë e shqiptarëve.
    Historianët tanë aspak të pavarur por që i kanë ngjarë në shumë aspekte historianit të batalionit ku ishte Ushtari i mirë Shvejk- Historiani Vanjek- kanë shkruar historinë e Shqipërisë pa ditur asnjëri nga ata qoftë turqishten e vjeter, apo latinishten apo greqishten e vjeter, qoftë dhe sllavishten e vjetër me të cilën mud të përkthenin fare mire historinë ë parisë së asaj kohe, histori që gjenet në arkivat e Beogradit, apo në Malin Athos, ku dhe unë e kam degjuar që vëllai i Skënderbeut Reposhi ndenji aty dhe shkroi historinë e fisit të vet me shkronja greke por me fjalë shqipe dhe është varrosur në varret ku janë serbo-(arbërit!?). Kush e ka marrë mundimin nga ata të interesohet? Këta historianë politikanë vetëm kanë vegjetuar.
    Kështu ka ndodhur dhe më periudhën e fillimit të shekullit 20 ku një pjesë e arkivit është zhdukur nga administrata e Zogut. Mendohet që është zhdukur për shkak të problemit të pronave por dhe të historisë, sepse pronat janë deri diku historia e vëndit.
    Jemi i vetmi vend në botë vënd pa histori të saktë, dhe si cdo here i vetmi vend që grindet papushim brënda vetës pikërisht për shkak se në cdo rast paria shqiptare duke qënë shumë xheloze dhe hakmarrëse ndaj kundërshtarit, -pasi e mundëte,- i `zhdukte dhe farën`, nuk linte gjë prej gjëje. Një hak marrje tipike ndaj kundërshtarit e ngjashme me hakmarrjet mafioze të sotme (sigurisht Mafia i ka marrë metodat më të mira pikërisht nga këta drejtues pushtetesh orientale sic ka qënë Shqipëria dikur).
    Cpo ndodh sot? Sot me nje vendim parlamenti kërkohet të prishet një ndërtese që bart histori, një ndërtesë me kujtese të shkëlqyer arkitektonike, një ndërtesë ku është harxhuar nëj shumë e konsiderueshme parash, por e ndërtuar në një kohë diktature? E pastaj?
    Nëse kjo ndërtesë ka vecori arkitektonike, historike, tradicionale, dhe është një pikë referimi i kryeqytetit , përse duhet të prishet?
    Duhet të prishet sepse 72 parlamentrë të një maxhorance të respektuar ngritën dorën sepse askush nuk mori një informacion nga specialistët se përse duhet ruajtur apo jo?
    Apo duhet prishur sepse individë pushtetarë njëlloj si pashallarët sundimtarë shqiptare apo dhe sunduesit e huaj, apo dhe më keq sistemi komunist prishi dhe dëmtoi objekte tradicionale, fetare, kulturore, objekte pika referimi,- i kërkojnë të prishën me idenë nigiliste që të prishim dicka që të mbesim në histori?
    Kështu do të shkojë Shqipëria?
    Përse gjithmonë në vëndin e shqiptarëve duhet filluar gjithcka nga `0`?
    Kjo ka ndodhur në cdo periudhë në tokat shqiptare dhe kjo me sa duket qënka një traditë negative dhe makabre e sundimtarëve shqiptarë dhe të huaj për objektet që flasin shqip. Gjithcka tek ne në periudha të ndryshme ka filluar nga `0`.
    Qoftë dhe historia e shek të XX ë është historia meë e afërt. Edhe për këtë gjënden pak të dhëna. Përse? Sepse janë djegur apo shaktërruar nga vandalët, nga kodi i `vendetta-s ` shqiptare të fitimtarit gjakësor.
    Por kjo nuk duhet të ndodhë sot, të nderuar parlamentarë, qytetarë, drejtues pushtetesh.
    E c`rëndësi ka nëse ndërtesa e ashtuquajtur piramidë do të bëhej sipas dikujt varri i diktatorit?e pastaj? A është kjo një motiv që të nxitet shkatërrimi i një objekti referues për kryeqytetin dhe me një domethënie të vecante arkitekturale, kulturore, e sociale?
    Përse të mos transformohet në një objekt me destinacion tjetër pa u prishur?
    Përse duhet marrë idea dhe më pas vendimi i ndonjë individi që kërkon të mbesë në histori duke prishur dicka të rëndësishme?
    Vlerësoni dhe këtë të nderuar pushtetarë të qytetëruar, dhe opozitarë të qytetëruar. Veproni shtu si duhej të veprojë një komb i kulturuar dhe jo si një lukuni që kërkon të ngelet në histori duke prishur të kaluarën dhe të tashmen.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    prishja e piramides- e ngjashme me prishjen e kishave dhe xhamive/.
    Komunistet dhe ish-komunistet jane te nejte si dje ashtu dhe sot- hakmarres dhe destruktive ndaj memories historike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Personalisht, nuk me intereson shume piramida ne vetvete...E vetmja gje qe kam parasysh eshte kjo: ka pase qene ndertuar si mauzoleum i atij te cmendurit...ne kete pike, me duket shume e ekzagjeruar dhe e padrejte analogjia mes prishjes se piramides dhe institucioneve fetare nga ai i cmenduri i keq.

    Me thane qe paskeshin mbledh shume njerez ne ate tip tubimi. Nuk e di a jane njerezit me pushime e s'dine se me cfare tjeter ta kalojne kohen...apo si...

  4. #4
    Nuk arrij dot ta kuptoj se me c'te drejte i shkaterrohet Tiranes nje simbol arkitekturor i kryeqytetit! Kush eshte nje banor i vjeter i kryeqytetit e di mire se cfare memorie integrale perben ajo godine aty ne mendjen e secilit. Kushdo qe thote qe ajo perfaqeson nje simbol i diktatures nuk ben gje tjeter por tenton te mbuloje provincializmin e tij te thelle. Askujt nuk i behet me vone per diktaturen. A eshte nje kapitull me shume se i mbyllur per fat te mire. Ketu kemi te bejme me nje ndertese qe ka qene per nje kohe te gjate aty dhe eshte bere pjese e forte e kujteses tone.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Nuk arrij dot ta kuptoj se me c'te drejte i shkaterrohet Tiranes nje simbol arkitekturor i kryeqytetit! Kush eshte nje banor i vjeter i kryeqytetit e di mire se cfare memorie integrale perben ajo godine aty ne mendjen e secilit. Kushdo qe thote qe ajo perfaqeson nje simbol i diktatures nuk ben gje tjeter por tenton te mbuloje provincializmin e tij te thelle. Askujt nuk i behet me vone per diktaturen. A eshte nje kapitull me shume se i mbyllur per fat te mire. Ketu kemi te bejme me nje ndertese qe ka qene per nje kohe te gjate aty dhe eshte bere pjese e forte e kujteses tone.
    Po e marr si te mireqene qe po me drejtohesh mua, mqs. s'ka shume komente te tjera...

    Me ndrico, i nderuar, mbi rolin integral ne memorien kollektive te tiranAsve te vjeter qe na paska ky objekt ndertuar nen mbikqyrjen e se bijes se atij te cmendurit, pagezuar me emrin e te cmendurit, dhe perfunduar ne vitet '80 - apo mos valle tiranAsit e vjeter nuk mbajne mend asgje para atyre viteve?

    Vec te tjerash, zotrote do te beje mire te perqendroheshe mbi argumentat apo temen, dhe jo me te qenurit 'provinciale' apo tiranAse te komentuesve te tjere. Eshte minimumi baze i bashkebisedimit dhe ngritjes se argumentave nese ke nje pikepamje qe mbeshtet dhe kerkon te gjesh mbeshtetje dhe nder te tjere - po keto gjera paskan humb tek ty i nderuar.

    hajt tung

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Vullnetarët e Enverit lotojnë tek Piramida
    Bota Sot

    21 vjet pas tërheqjes zvarrë të ''qelbësirës'' rikthehen nostalgjikët
    Një grup nostalgjikësh të diktaturës janë grumbulluar dje përpara Piramidës së diktatorit, duke kërkuar që në vendin ku ndodhet kjo ngrehinë e rrënuar, të mos ngrihet godina e Parlamentit të ri. Megjithë reklamën e zgjatur në mediat e afërta të Ramës dhe megjitëse ishte paralajmëruar si një tubim i madh, qytetarët i kanë injoruar thirrjet që vinin nga mediat e kreut të PS dhe pjesëmarrja është reduktuar në disa dhjetëra persona.

    Tubimi i djeshëm synon rikthimin në jetë të një një kauze të vjetër, atë të enverizmit dhe mbajtjes gjallë të frymës së nostalgjikëve të diktaturës. Ai ishte një përshpirtje për diktatorin, në kushte të reja dhe të ndryshme nga ato që nxorën në rrugë 21 vjet më parë vullnetarët e Enverit. Të veshur pas të ashtuquajturave korniza "qytetare", "intelektuale" apo "arkitektë të qametit", organizatorët e tubimit nuk ishin gjë tjetër veçse pinjollë të atyre familjeve, që kanë bërë historinë e krimit të diktaturës. Të njëjtën gjë kanë bërë etërit e tyre përgjatë gjysmë shekullit, që ngritën në çdo qytet bustet e diktatorit. Etërit i ngritën himnin diktaturës, ndërsa vriste shqiptarë të pafajshëm, ndërsa burgoste me mijëra të tjerë dhe internonte në gulakët e komunizmit me qindra mijëra të tjerë. Sot pinjollët e të njëjtës racë po kërkojnë të mbajnë të përjetësuar kujtimin e diktaturës përmes të ashtuquajturës Piramidë. Për të njohur më mirë ata që po e mbrojnë Piramidën në emër të arkitekturës, mjafton të shikosh se cilët janë ata, për të kuptuar nëse e bëjnë vërtet për arkitekturë apo e bëjnë për të mbrojtur simbolin e diktaturës. Ardian Klosi, i cili shfaqet më së shumti gjatë ditëve të fundit në krye të këtij aksioni nuk është gjë tjetër veçse i biri i Bilbil Klosit. Kush është Bilbil Klosi? Për ata që s'e njohim është mirë ta dinë se Bilbil Klosi më 1944-1945 ishte komisar i Divizionit të 5-të të partisë. Më 1945 komisar i Divizionit 3. Më 1944-1946 anëtar i KANÇ-it. Më 1945 kryetar gjyqi i korparmatës së 1-rë. Për të mos ngelur deri këtu, më 1945-1946 partia e caktoi sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në vitet 1946-1949 dhe 1950-1951 ishte ndihmësprokuror i Përgjithshëm. Më 1949 kryetar i Gjykatës së Lartë Ushtarake. Për të vazhduar më pas në krye të Ministrisë së Drejtësisë, derisa kjo u shkri fare si e panevojshme. Gjyqet dhe dënimet me vdekje që ka dhënë ndaj "armiqve" të partisë kanë nisur që me gjyqet partizane, ku janë vrarë prej dorës së tij me dhjetëra të rinj të pafajshëm për të vazhduar më pas, me instalimin e diktaturës. I vendosur në krye të aparatit kriminal të diktaturës së asaj kohe dënimet që ai ka dhënë me vdekje, burgime dhe internimeve të njerëzve të pafajshëm që në atë kohë etiketoheshin si armiq të klasës i kalonin të 300 personat dhe kjo është e dokumentuar. I biri i këtij Bilbil Klosit po shfaqet sot si mbrojtës i vlerave arkitekturore dhe kulturore që rrezatonka e ashtuquajtura Piramidë. Nuk janë të ndryshëm ata pak mjeranë të tjerë që bëjnë thirrje për të ruajtur kujtimin e diktaturës tek Piramida. Orientuesi i tyre politik, Rama nuk është tjetër kush përveçse i biri i atij që ka bërë me dhjetëra buste të diktatorit anekënd Shqipërisë dhe ka qenë një funksionar i lartë i regjimit. Nëse 21 vjet më parë pinjollët e etërve ishin të trembur dhe të frikësuar për të mbrojtur bustin e diktatorit nga rrëzimi, sot janë rizgjuar dhe po kthejnë në parti politike, atë që 21 vjet më parë ishte shoqata e vullnetarëve të Enverit.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Sofi _ Lexo Postimin
    Po e marr si te mireqene qe po me drejtohesh mua, mqs. s'ka shume komente te tjera...

    Me ndrico, i nderuar, mbi rolin integral ne memorien kollektive te tiranAsve te vjeter qe na paska ky objekt ndertuar nen mbikqyrjen e se bijes se atij te cmendurit, pagezuar me emrin e te cmendurit, dhe perfunduar ne vitet '80 - apo mos valle tiranAsit e vjeter nuk mbajne mend asgje para atyre viteve?

    Vec te tjerash, zotrote do te beje mire te perqendroheshe mbi argumentat apo temen, dhe jo me te qenurit 'provinciale' apo tiranAse te komentuesve te tjere. Eshte minimumi baze i bashkebisedimit dhe ngritjes se argumentave nese ke nje pikepamje qe mbeshtet dhe kerkon te gjesh mbeshtetje dhe nder te tjere - po keto gjera paskan humb tek ty i nderuar.

    hajt tung
    Une se kisha me ty por meqe e bere personale, bujrum. Per shume banore te vjeter te Tiranes ajo godine eshte prej kohesh nje ikone e kryeqytetit. Nje vendtakim, nje pike referimi, copeza kujtimesh te bukura nga rinia e hereshme, nje vend shplodhje ne mbasditet e veres (deri diten kur Saliu na e la pas dore dhe e ktheu ne ate menyre qe eshte sot). Te duash te prishesh nje objekt vetem e vetem se na qenka ndertuar nga femijet e ish lidereve komuniste eshte me shume se injorance. Eshte tribalizem, primitivizem i hapur. Kush eshte i ardhur vone ne Tirane nuk ka si ti behet vone per Tiranen e dikurshme, per gjelberimin e saj, rregullin, pastertine, harmonine e objekteve rreth e rrotull. Eshte mese normale, nuk e njeh realitetin e meparshem. Sikurse eshte mese "normale" dhe sulmi i tanishem ndaj atyre pak objekteve autentike te ngelura te kryeqytetit. Si duket diktatura paska qene me e eger (sipas llogjikes tuaj) per ato qe kane jetuar jashte Tiranes se kryeqytetasit vete, prandaj dhe kjo egersi Ne te tjeret paskemi jetuar ne parajse.
    Lerini more keto budallalleqe, jo diktatura, jo komunistet e bllokut. Jemi ne 2011 dhe askujt nuk i behet me vone per ato vite e per ato lidere. Hajde tani ti shembim me rradhe te gjitha; muzeun historik, pallatin e kultures, 15-katshin, pallatin e kongreseve etj. Edhe keto simbole te diktatures jane. Ta bejme Tiranen si do Sali Tropojani bashke me Jozefinen dhe gjithe soj e sorollo te ardhur ne Tirane per te shkaterruar dhe jo ndertuar kryeqytetin. Nuk kam asgje kundra me banoret e rinj te ardhur ne kryeqytet, e kam me ata te cilet e shohin kryeqytetin si shenjester per te nxjerre kunjat e tyre provinciale.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Nuk është rastësi dhe as hera e parë që po ndodh dhe po merret një vendim i tillë i cili prek dhe dëmton memorien kombëtare, historinë kombëtare në rradhë të parë si dhe cënimin e vlerave kulturore artistike dhe arkitektonike në shqipëri. Me bukura është se ky vendim nuk është marrë duke pyetur profesionistët. Sigurisht për vendime të tilla të rëndësishme në një mundësi të fundit gjithashtu duhet të kalojnë nëpërmjet referendumit popullor, sepse në fund të fundit, kush janë këta parlamentarë që duan të fshijnë një pjesë të memories kombëtare që përmban objekti i piramidës?
    Vendimi për prishjen e piramidës nga ana e Parlamentit shqiptarështë në fakt një akt i rrallë nihilizmi politik dhe radikal i cilinë fakt përfaqëson edhe një herë mungesën e kulturës dhe emancipimit të përfaqësuesve të popullit e për pasojë dhe në një farë mënyre të të elektoratit që i ka zgjedhur këta njerëz.
    Ky veprim jo i menduar mirë ka në esencën e tij një veprim pasionant dhe emocional se sa një veprim i menduar mirë nga ana e parlamentarëve tanë të nderuar.
    Po çfarë kuptojmë me termin nihilizëm?
    Me nihilizëm Politik kuptojmë një të degë e nihilizmit që ndjek hedhjen poshtënë mënyrë nihiliste të pohime jo-të vërtetuara ose jo të racionalizuara, dhe në këtë rast-të strukturave bazë politike dhe sociale si qeveria, familja ligji dhe detyrimet ligjore. E ngjashme me nihilizmin politik ishte levizja nihiliste e shek.19 në Rusi. Nihilizmi politik është mjaft e ndryshme prej formave të tjera të nihilizmit dhe aktualisht është e ngjashme me utilitarizmin.
    Me nihilizëm radikal kuptojmë besimin (e nihilistit) se aty në -shëmbullin e fundit nuk kanë baza të dhënta për dituritë, etikën, ose drejtësinë, dhe madje jo vetëm kjo mungesë e bazave mund të shërbejë si pikë e fillimit (për hedhjen poshtë) të diturive, etikës ose drejtësisë. Nihilizmi radikal hedh dritë në mungesën universale të sigurive objektive, jo-historike dhe mundësive të transmetuara kulturore të njohjes dhe të veprimit moral e politik, duke e ditur mirë që të mirat janë shëmbujt e fundit të bazuara mbi besimin( http://en.ëikipedia.org/ëiki/Nihilism).
    Nuk do ti hyj problemit teknik se përse Piramida ishte vendosur në rangun ruajtjes së objekteve të veçanta kulturore por do të analizoj problemin kulturor dhe historik të këtij aspekti i cili problem është një nga problemet më karakteristike negative që kanë hasur shqiptarët, historia e tyre, - problemi `i xerimit` të ngarjeve dhe e filimit të memorizimit të tyre në momentin kur fillon ushtrimin e pushtetit një klan i caktuar politik, ushtarak i brëndëshëm apo i huaj dhe fshirja e kujtesës kombëtare para momentit kur pushteti kalon në duar të fituesit.
    Kjo karakteristikë e veçantë shqiptare mund të ketë ndodhur dhe po ndodh në mënyrë ciklike duke shuar dhe fshirë gjithashtu në mënyrë ciklike kujtesën kombëtare gjatë gjithë kohërave qënga formimi i principatave iliro-pellazge e deri më sot.
    Pa i hyre me imtësi historisë së kaluar mund të them që në historinë e Shqipërisë dhe shqipëtarëve janë ndërmarrë shumë veprime dhe akte që kanë patur si destinacion shuarjen e disa fazave kohore të historisë dhe kjo është vënë re jo vetëm nga historianët shqiptare por në rradhë të parë nga të huajt. Është e vërtetë që roli i pushtuesve ka qënë i madh ne fshirjen e kujtesës kombëtare dhe kjo shihet sidomos tek debatet e fundit mbi Skënderbeun dhe historine e mesjetës shqiptare ku historianët tanë gjejnë shumë vështirësi në gjetjen e vazhdimësisë së ngjarjeve, emrave, shkrimit shqip, etj, etj.
    Mund të përmënd shëmbuj një nga të cilët është i dokumentuar sepse është thënë nga Sulltan Mehmeti II i cili ka thënë që `s`do lë gur mbi gur (në Epir dhe Arbëri)`. Këtë frazë e ka thënë pas pushtimit të Konstandinopijës. Dhe ashtu ndodhi. Largoi popullatën, prishi deri në rrëzë keshtjellat, cvarrosi trupin e Skenderbeut dhe prishi varrin.
    Kështu u shua historia me dhunë për dy-tre shekuj në mesjetë e shqiptarëve.
    Historianët tanë aspak të pavarur por që i kanë ngjarë në shumë aspekte historianit të batalionit ku ishte Ushtari i mirë Shvejk- Historiani Vanjek- kanë shkruar historinë e Shqipërisë pa ditur asnjëri nga ata qoftë turqishten e vjeter, apo latinishten apo greqishten e vjeter, qoftë dhe sllavishten e vjetër me të cilën mud të përkthenin fare mire historinë ë parisë së asaj kohe, histori që gjenet në arkivat e Beogradit, apo në Malin Athos, ku dhe unë e kam degjuar që vëllai i Skënderbeut Reposhi ndenji aty dhe shkroi historinë e fisit të vet me shkronja greke por me fjalë shqipe dhe është varrosur në varret ku janë serbo-(arbërit!?). Kush e ka marrë mundimin nga ata të interesohet? Këta historianë politikanë vetëm kanë vegjetuar.
    Kështu ka ndodhur dhe më periudhën e fillimit të shekullit 20 ku një pjesë e arkivit është zhdukur nga administrata e Zogut. Mendohet që është zhdukur për shkak të problemit të pronave por dhe të historisë, sepse pronat janë deri diku historia e vëndit.
    Jemi i vetmi vend në botë vënd pa histori të saktë, dhe si cdo here i vetmi vend që grindet papushim brënda vetës pikërisht për shkak se në cdo rast paria shqiptare duke qënë shumë xheloze dhe hakmarrëse ndaj kundërshtarit, -pasi e mundëte,- i `zhdukte dhe farën`, nuk linte gjë prej gjëje. Një hak marrje tipike ndaj kundërshtarit e ngjashme me hakmarrjet mafioze të sotme (sigurisht Mafia i ka marrë metodat më të mira pikërisht nga këta drejtues pushtetesh orientale sic ka qënë Shqipëria dikur).
    Cpo ndodh sot? Sot me nje vendim parlamenti kërkohet të prishet një ndërtese që bart histori, një ndërtesë me kujtese të shkëlqyer arkitektonike, një ndërtesë ku është harxhuar nëj shumë e konsiderueshme parash, por e ndërtuar në një kohë diktature? E pastaj?
    Nëse kjo ndërtesë ka vecori arkitektonike, historike, tradicionale, dhe është një pikë referimi i kryeqytetit , përse duhet të prishet?
    Duhet të prishet sepse 72 parlamentrë të një maxhorance të respektuar ngritën dorën sepse askush nuk mori një informacion nga specialistët se përse duhet ruajtur apo jo?
    Apo duhet prishur sepse individë pushtetarë njëlloj si pashallarët sundimtarë shqiptare apo dhe sunduesit e huaj, apo dhe më keq sistemi komunist prishi dhe dëmtoi objekte tradicionale, fetare, kulturore, objekte pika referimi,- i kërkojnë të prishën me idenë nigiliste që të prishim dicka që të mbesim në histori?
    Kështu do të shkojë Shqipëria?
    Përse gjithmonë në vëndin e shqiptarëve duhet filluar gjithcka nga `0`?
    Kjo ka ndodhur në cdo periudhë në tokat shqiptare dhe kjo me sa duket qënka një traditë negative dhe makabre e sundimtarëve shqiptarë dhe të huaj për objektet që flasin shqip. Gjithcka tek ne në periudha të ndryshme ka filluar nga `0`.
    Qoftë dhe historia e shek të XX ë është historia meë e afërt. Edhe për këtë gjënden pak të dhëna. Përse? Sepse janë djegur apo shaktërruar nga vandalët, nga kodi i `vendetta-s ` shqiptare të fitimtarit gjakësor.
    Por kjo nuk duhet të ndodhë sot, të nderuar parlamentarë, qytetarë, drejtues pushtetesh.
    E c`rëndësi ka nëse ndërtesa e ashtuquajtur piramidë do të bëhej sipas dikujt varri i diktatorit?e pastaj? A është kjo një motiv që të nxitet shkatërrimi i një objekti referues për kryeqytetin dhe me një domethënie të vecante arkitekturale, kulturore, e sociale?
    Përse të mos transformohet në një objekt me destinacion tjetër pa u prishur?
    Përse duhet marrë idea dhe më pas vendimi i ndonjë individi që kërkon të mbesë në histori duke prishur dicka të rëndësishme?
    Vlerësoni dhe këtë të nderuar pushtetarë të qytetëruar, dhe opozitarë të qytetëruar. Veproni shtu si duhej të veprojë një komb i kulturuar dhe jo si një lukuni që kërkon të ngelet në histori duke prishur të kaluarën dhe të tashmen.
    Nuk ruhet trashegimia kulturore, sepse na mungon identiteti kulturor. Kjo eshte teoria masonike e "cikleve", ku duhet shkuar ne nivelin "0" per te rifilluar perseri. Ky variant eshte eksperimentuar me sukses deri me tani ne Shqiperi.
    A nuk kishim shkaterrimin e objekteve te kultit ne vitin `67, qe perben edhe kulmin e ketij varianti, por edhe me pare, zhdukjen e gjithckaje "te vjeter", nga ana e komunizmit?? Pra gjithcka duhej te fillonte me 29 nentor 1944 dhe na qenka krijuar nga EH. Keto jane gjera tashme te njohura, i nderuar Pirro, dhe ju ka dale boja. A nuk u hoq nga salla e Presidences ne vitin 2003, busti i Gjergj Kastriotit, me rastin e vizites se KM turk??
    Po shkaterrimet e vitit 1991, te vitit 1997, a nuk bejne pjese ne kete cikel???
    Shembuj ka sa te duash dhe as ja vlen shume te lodhemi duke shkruajtur.
    As qe ka per te patur ndonjehere Shqiperia histori te sakte dhe identitet te percaktuar dhe vleresim per te vjetren. E hidhur por e vertete.

    Pershendetje!
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Hajde tani ti shembim me rradhe te gjitha; muzeun historik, pallatin e kultures, 15-katshin,
    Me fal, por keni harruar kryesorin, ish-Komitetin Qendror, Presidence, qe kane qene ndertuar nga komunizmi. Madje edhe apartamentet e asaj kohe duhen shkaterruar te gjitha e le te flene njerezit jashte nja 2 vjet, e te na jape "falas" qeveria apartamente te "demokracise".
    Ne thelb kjo eshte teoria e nivelit "0".
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Me fal, por keni harruar kryesorin, ish-Komitetin Qendror, Presidence, qe kane qene ndertuar nga komunizmi. Madje edhe apartamentet e asaj kohe duhen shkaterruar te gjitha e le te flene njerezit jashte nja 2 vjet, e te na jape "falas" qeveria apartamente te "demokracise".
    Ne thelb kjo eshte teoria e nivelit "0".
    Ti mire e ke , se diktatori i canceloi driverat njerzore me shume se gjysmes se popullsise dhe i nderseu kunder tjeteres.Tashme shohim se dhe trashegimtaret e tyre kane dale cyryk nga trute.Ore ky popull do te kundershtoje, se perballe ka po ato, gjysmen qe urente me shpirt.Pjesa e politikes,mbetjet e bllokut?Mos me lale ,ato e duan qe ta rrujte per vete kur te marrin pushtet.Asnje vlere akitektonike s'ka aty, por ne terma te tille mundesojne kondershtite.
    Nese me ndigjoni mua, beni perpjekje per te gjetur diverat e humbur dhe me pas merrni persiper te diskutoni per ceshtje ,ku luhet me moralin dhe kulturen.Moralin dhe kulturen ju i shkelet me te dy kembet.
    Epo te ndegjosh Ballen te flase per shije arkitektonike , ku u rrit ne pallat pa suvatu me banje te kthyer ne kuzhine, me pllaka cimentoje ne forme e ngjyre te tmerrshme, me floke te pa krehur kurre , e aq me keq kur sot i ben ato me xhel.hahaaaaa .Zot i madh na ruj nga TRUT.OOOOOOOooouuu Do vini ne dine ju apo jo.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •