HISTORIA TEATRIT ELBASANAS
Mė 10 Qershor 1918 me iniciativėn e tė palodhurit atdhetar Thanas Floqi, nė Elbasan u formua njė grup teatror i pėrbėrė nga: Thanas Floqi, Mustafa Curri, Zef Mosi, Tef Leka, Ali Cungu, Hysen Miraku, Peter Ndria, Hasan Ceka, Sif Dodbiba, Sif Popa, Hysen Miraku, Spiro Todhri, Vasil Bici dhe Kol Robja.
Pas njė kohe tė shkurtėr pėrgatitjesh me nė krye Thanas Floqin, mė 26 Korrik, vunė skenė dramėn e Sami Frashėrit “Besa”. Kjo shfaqje u dha tre herė pėr publikun elbasanas, i cili e pėlqeu shumė jo vetėm nismėn e grupit qė vuri nė skenė dramėn, po edhe pėr lojėn e aktorėve e veēanėrisht pėr problematikėn e kohės, qė trajtonte drama. Ja Ēfarė shkruante gazeta “Posta Shqypnisė” mė 3 Gusht 1918 nė shkrimin me titull “Argėtim theatrar nė Elbasan”. Mė 26 Korrik u luajt pėr herė tė parė drama shipe “Besa” e Sami Bej Frashėrit, e cila u ka lėnė pėrshtypje bukur fort nė dėgjonjėsit. E treta e fitimeve iu dha Kryqit tė Kuq.
Rolet e dramės ishin tė ndara kėshtu: Merushja – z.Hasan Ceka, shkollar,
Zyberi – Zef Mosi, nėnpunės I Etappenpost, Demir Bej – Mustafa Curi, drejtues I shkollės Qendrore, Selfo – z.Tef Leka, Shkrues i Gjykatores dhe mė poshtė vazhdojnė emrat e aktorėve tė tjerė si: Niko Progri, Drejtor I Shkollės Beratit, Hysen Miraku, shkollar; Spiro Dodri; Peter Ndria; Kolė Robja; Vasil Bici, Andrea Athanas.
“Nga kėto, shkruhej nė artikull, talented ma t’bukur I treguan z.Hasan Ceka, Zef Mosi, Tef Leka, Niko Progri, Hysen Miraku e Spiro Todri.
Edhe tė tjerėt kanė lujt fort bukur, pot ė parėt kanė lujte si me qenė aktorė tė sprovuem……. Amatorėt e spėrpermen jane lidhe nė njė shoqni theatrore dhe asht shpresa se do ta vazhdojnė pėrherė punėn qė kan fillue, guke dhan shpesh herė represantatione, prej tė cilave ka pėr tė fitue mjaft qytetėnimi I vendit. Kemi shpres muej pėr muej tė kemi shfaqje, tuj shti nė punė fitimin pėr Kryqin e Kuq e pėr tė vorfnit e vendit dhe pėr Qarkun Letrar…..”.
Mė 4 Gusht grupi themelues teatror merr emrin “Shoqėnia Theatrore Elbasanit”, e cila zgjodhi njė pleqėsi me kėtė pėrbėrje: Thanas Floqi – Kryetar e Dirigjent, Hasan Ceka – Shkronjės, Tef Leka – Kontrollor, Zef Moso – plak (anėtar), Mustafa Curri plak (anėtar).
Pas zgjedhjes sė pleqinisė, u hartua dhe rregullorja e kėsaj shoqnie teatrore dhe menjėherė u nis puna pėr kryer shfaqjen tjetėr teatrore.
Falė punės intensive qė u krye dhe pasionit tė madh qė kishin vetė aktorėt, mė 14 Gusht u vunė nė skenė dy komeditė e autorit tė njohur Kristo Floqi. E para mbante titullin “Dhėndėrr me pėrdhunė” dhe e dyta titullohej “Bija Bankierit”. Tė dy shfaqjet, sipas gazetės “Posta Shqypnisė” e Gushtit 1918 u mirėpritėn nė qytet dhe patėn jehonė tė gjerė. Ato u dhanė pėr tri ditė rrjesht pėr qytetarėt elbasanas.
Mė 20 Gusht u zgjodh njė pleqėsi tjetėr ndihmėse, e cila do tė merrej me financat dhe me problem tė tjera tė shoqatės. Kjo pleqėsi pėrbėhej nga z.Ahmet Dakli – Kryetar, Emin Haxhiademi – plak, Ahmet Hastopalli – plak, Shefik Daiu – plak, Thanas Floqi – plak. Me kėtė rast, revista e botuar nė qytetin e Elbasanit, “Kopshti Letrar” I uronte “Shoqnisė Theatrore tė Elbasanit”, kėsaj “Shoqnie tė dobishme, njė zhvillim tė mbarė pėr me e kryemun plotėsisht qėllimin e naltė, qi asht dyke ndjekun nė pėrparim t’Atdheut…..”
“Shoqėnia Theatrore e Elbasanit” dha shfaqje nė disa qytete tė vendit. Nė shfaqjen e dhėnė nė Shkodėr, ku gazeta e asaj kohe nė Shkodėr do tė shkruante: “Shoqnia Theatrore e Elbasanit” cfaqi dy komedi origjinale “Dhandėrr me pėrdhune” dhe “Bija Bankierit” e shkrueme prej Kristo Floqit. Pėrshtypja qė lan n’popull ishte mjaft e madhe masi amatorėt lujtėn so me kenė aktorė komikė tė vėrtetė. Ky argėtim do tė pėrsėritet mė 17 tė kėtij, ditėn e festės. Kėtu dėshiroj tė them pak fjalė pėr formimin e qėllimin qe ndjek kjo Shoqėni. Mė 4 tė kėtij mueji 15 vetė formuen njė Shoqni e i dhanė emnin qė e thmė ma nalt. Qėllimi i saj asht tė ndifili nė cdo qėllim bamirės dhe tė depozitojė tė hollat aq sa me muejtė me ngrit ma vonė nji ndėrtesė pėr Theatre tė mirė e ta pasunojė me petka e dekoracjone tė nevojshme. Si cdo shoqni, ka dhe kjo njė pari tė vogėl tė pėbame prej nji kryetari, dy anėtar, njė shkrues, njė kontrollor. Kryetari asht dhe dirigjenti. Rregullorja qė ka Shoqnia asht e vogėl e me pak nyje……… marrim vesh se mas kėtyne komedive, do tė cfaqin dramėn “Fe e Kombėsi” tė Kristo Floqit. Cdo shqiptar, qi ka shkrue a munt tė shruje e pėrktheje drama e komedi, duhet t’ia coje kėsaj Shoqnie pėr t’i cfaqe, duke i ndihte me kėtė menyrė qėllimit tė saj….”.
Pėrgatiti: z.Bashkim Paheshti – Drejtori Qendrės Artit
Krijoni Kontakt