-
Fisnikria E Krishtene
FISNIKRIA E KRISHTENĖ
6. Udhė tė gabueme
Fanatizmi.
Organizata e Veprimit Katolik synon kryesisht me pėrtri jetėn e krishtenė ndėr katolike, gadi kjeshė tue thanė: Me i ba katolikėt (me emėn), tė krishtenė tė vėrtetė.
Edhe fushata jonė pėr bujarinė e madhninė e tė krishtenit, kėte objektiv ka: Me zgjue, pėrballė shterpėsisė e vobegsisė shpirtnore, njė mburrje shenjtė nė zbatimin e jetės fetare. Porse, mburrja e zelli pėr Fé, si ēdo gja tjetėr e mirė, mundėt, me u largue prej qellimit tė shénjtė, tue u teprue. Atėherė, bahėt fanatizėm.
Edhe emni fanatik nė burimin e parė (prej lat. Fanum tempull), kishte njė kuptim tė pelqyeshėm qė d.m.th. sherbyes nė tempull, por, kur, fetarėt e besimeve pagane filluan me pėrzi nė sherbimet fetare disa sjellje tė trénta, kėrcimesh, hallakatjesh e pėrgjakjesh, emni fanatik mori kuptimin e mnishėm tė furisė e tė verbimit.
Katoliku duhėt me kenė fanatik, ose, besnik nė sherbim tė Zotit, Tė Fésė dhe tė Kishės. Ky lloj fanatizmi asht njė ndérė pėr até, pse tregon karakterin e burrit qė, shpallė haptas mendje-mbushjėn e vet, pa marré ase turp, pa tregtime e, me zbatim nė jetė.
Kur pėrkundra, mburrja, kalon nė teprime tė marra, nė furina e sulme tė verbėta, nė besime tė shkjepta e nė bestytni, -fryte tė padijes fetare- atėherė, krijohėt fanatizmi i tréntė e i mnishėm, i cili, pėr faj tė tonė e ban tė mnishme, nė sy tė botės edhe Fénė e vėrtetė.
Verbimi fanatik nuk asht Fisnikri e krishtenė: Asht udhė e gabueme!
Njė shembull:
Po, njė shembull praktik: Me sha e me qestisė fetė tjera, duhėt ēansue, padyshim fanatizėm i verbėt, si kundra edukate e kundra shpirtit tė krishtenė.
Thotė njeni: Unė, e due dhe e ēmoj Féne teme!, thotė tjetri: Unė due me kenė apostull i pėrhapjės sė Fésė..., thotė prap njė tjetėr: Unė i dal zot Fésė seme pse, ma shajnė e ma pėrbuzin...
Nuk asht shenjė se e duam dhe e ēmojmė Fénė tonė, kur, shajmė e qestisim Fénė e tė tjerve. Ndjesia fetare asht shumė delikate, asht ēeshtje ndėrgjegje... A e njeh ti ndėrgjegjėn e shokut tand?!... Ti mundėsh me iu falėndérės Perendisė e, me iu lutun, qė, me tė ndihmue, me tė ruajtė nė Shpirtė tė gjallė e tė pastėr Fénė e Shenjtė, mundėsh, me iu lutė qė, me i shndritė mendjen edhe atyne qė, ende nuk e njohin; mundėsh, me ia zbardhun faqėn me jetėn tande shembullore, tue ecė mbas mėsimeve tė Sajė. Fénė Shenjte ti studjoje, orvatu me e kuptue mirė, sa me kenė nė gjendje edhe me e mbrojtė e me ndriēue, jo, me tė shame, por, me arsye. Veēse, kėrko gjithėherė thelbin e pandrrueshėm tė mėsimit tė krishtenė, tue e dallue mirė prej shtojcave e rrethanave qė ndrrojnė. Mos u lavdro pėr Fé, pa e ditė se nė ēka pėrmbahėt; mos shit madhėshti pėr ndodhina tė rastit dhe dukje tė jashtme, tė cilat kjenė apo nuk kjenė, Fénė nuk e ndrrojnė, (bie fjala, njė funksion, njė proēesion, njė predk i shkelqyeshėm). Tė jeshė i drejtė! Mos i moho tė metat ose fajet e sakta qė kane muejtun me u ba edhe prej tė krishtenve, edhe prej pėrsonave tė hjerarkisė kishtare (edhe tė krishtenve Krijuesi u ka lanė lirinė e vullnetit e, mundėn me gabue, por, ndėrsa Féja mbetėt Ajo qė asht). Prandej, as ndėr besime tė tjera mos me kėrkue me mohue ēka gjenė tė mirė e tė drejtė. Kurrė, nuk do tiu ngarkosh atyne faje qė nuk i kanė! Gjithashtu, nuk asht aspak burrėni me prekė pa nevojė: ndėr besime fetare, disa varrė (plagė) delikate; e, nė rast nevoje (si, p.sh. kur jemi tė detyruem me mbrojtė njė tė drejtė tė cenueme), kjo punė duhėt ba me Fisnikri tė krishtenė, pa pezmatue, pa fye e, me prova tė sigurta.
2. Nuk tregon se kemi zźll apostullimi kur shajmė e qestisim Fénė e tė tjerėve. Me siguri askush nuk ka tė drejtė me tė ndalue, qė, tu dishrojsh tė tjerėve njė tė mirė, qė ti vetė e gėzon. Por, me pėrbuzje e qestisje, nuk mundesh kurrfarė dobije me i sjellė Fése sate, madje, e damton, tue i krijue anmiq, pėr shkak tė njė shfrimi tė pasionit tand personal. Ēfardo urdhni (detyrimi) nė besim, jo vetėm me anė tė forcės, por edhe me anė tė shtėrngimit moral, asht nė kundėrshtim tė flaktė me shpirtin katolik.
Shkruan i famėshmi Imz. G. Bonomelli: E di mirė se ndėr disa kohna, ndėr disa vende, prej anės sė disa njerėzve, u pėrdor disa herė forca, pėr me i detyrue tė tjerėt me ndie e me pranue mėsimin katolik, si, edhe disa herė iu diktue Féja e Pagėzimi. Por, mos tė pėrzijmė veprėn e keqndritun tė disa privatve, me até tė Kishės Katolike! Kjo, nuk ka shtėrngue kurrė, asnjėnjeri tė vetėm me rrokun Fénė, o me ia pranue mėsimin. (Ministeri cristiani, II, 82.).
Kisha kėrkon vetėm tė drejtėn me shpallė lirisht e pa pengime mėsimet e Ungjillit e, me theksue detyrėn e ndėrgjegjės me rrokė Fénė e Krishtit.
3. Nuk tregon sé duam me i dalė zot Fésė sonė, kur, me shpagim kėrkojmė me u hakmarrė. Fjala e urdhnit pėr tė krishtenin asht vétėm fjala e Krishtit:
Duani armiqtė tuej! (Math. 5, 44.) dhe, ajo e Shėn Palit:
Munde tė keqėn me tė mirė! (Rom. 12, 21.). Kur e kėrkon ndėrgjegja dhe detyra, sė drejtės duhėt me i dalė zot deri nė vdekje, me ēdo flijė: Porse, a nuk janė bash ata qė rrijnė me pushkė nė faqe, pėr me i dalė zot Fésė, tė cilėt, mandej, janė ma tė parėt qė e turpnojnė me vepra e, ndoshta edhe me tė shame, Zotin, Krishtin, Fénė!?...
VĖLLAZEN ME TĖ GJITHĖ!
Kėsodore kemi me provue me fakte, se, asht e mundun bashkėjetesa ma paqėsore e, ma e frytėshme, me besime tė tjera: Pa kenė nevoja me e mėnjanue Fénė tonė, madje, ma shumė, tue e ndjékė besnikrisht.
AT PJETER MESHKALLA
(1901-1988)
Marrė nga revista Kumbona e sė Diellės
Viti 1942, nr. 6, fq. 69-70.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt