Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    E rëndësishme - Filloi prodhimi i pasaportave biometrikë të Republikës së Kosovës

    Vjenë, 4 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi qëndroi në Vjenë, ku mori pjesë në ceremoninë e fillimit të prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës. Në këtë ceremoni, drejtuesit e kompanisë austriake OESD, i dorëzuan ministrit Rexhepi edhe zyrtarisht pasaportën e parë biometrike.

    Prodhimi i pasaportave do të bëhet në Austri, ndërsa personalizimi i pasaportave biometrike do të bëhet në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Qytetarët e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi që të pajisen me pasaporta biometrikë që nga muaji tetor i këtij viti.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi me këtë rast tha se, me fillimin e prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës, është bërë edhe një hap tjetër në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova në rrugën e saj evropiane, në procesin e Liberalizmit të Vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Ministri Rexhepi siguroi se këto pasaporta janë të nivelit më të lartë dhe përmbajnë elementet më të sofistikuara sa i përket sigurisë së tyre dhe se janë të njëjta si të gjitha pasaportat biometrike të shteteve të BE-së.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë, që brenda 3 vjetëve të prodhohen më tepër se 1 milion e 300 mijë pasaporta biometrike, që do të jenë të mjaftueshme, që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të pajisen me këto dokumente.

    Burimi këtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 04-08-2011 më 10:19
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •