Bashkia e Tiranës, heq nga puna 51 inspektorë
Nga Gazeta Standard
Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës ka vendosur ditën e sotme të liroj nga detyra 51 inspektorë. Sipas Bashkisë së Tiranës këta persona janë liruar nga detyra nisur nga performanca e ulët dhe favorizimi i informalitetit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave ka analizuar punën 7-mujore të secilit prej inspektorëve dhe ka konstatuar se të liruarit nga detyra nuk kanë kryer detyrën, duke mos bërë kontrolle sipas ligjit, duke lejuar informalitet, deri në rritje të borxhit ndaj Bashkisë. Po kështu, këta persona kanë kryer veprime në dëm të qytetarëve të kryeqytetit.
Krijoni Kontakt