Bashkia e Tiranės ka prezantuar sot grupin e punės sė Agjencisė pėr Mbrojtjen e Konsumatorit, nė tė cilin bėjnė pjesė personalitete tė fushės pėrkatėse.
Nė pėrbėrje tė grupit pėr ndėrtimin e Agjencisė janė, Profesor Gani Moka Drejtor i Drejtorisė sė Sigurisė dhe Cilėsisė sė Ushqimit nė Ministrinė e Bujqėsisė dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit (MBUMK), Dr. Teita Myrseli Drejtore e Institutit tė Sigurisė Ushqimore dhe Veterinarisė, Prof. Dr. Enver Roshi Drejtor i Institutit tė Shėndetit Publik, Avokat Altin Goxhaj Drejtor i Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit nė Tiranė, Dr.Ariela Struga Drejtore e Drejtorisė sė Vlerėsimit tė Riskut Autoriteti Kombėtar i Ushqimit, Dr.Zef Preci Drejtori i Qendrės Shqiptare pėr Kėrkime Ekonomike dhe Dr.Pranvera Kastrati Drejtore e Mbikqyrjes sė Tregut, nė METE
Gjatė prezantimit tė grupit tė punės, nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edmond Panariti tha se puna e kėsaj zyre do tė mbėshtetet nė dy shtylla kryesore; komunikimi i pėrhershėm me konsumatorin e kryeqytetit dhe nė krijimin e njė strukturė operative, e cila do tė verifikojė ankesat e konsumatorėve, pėr tė marrė mė pas tė gjitha masat pėrkatėse nė mbrotje tė konsumatorit.
Sipas tij Bashkia do tė vendosė nė shėrbim tė qytetarėve tė kryeqytetit njė numėr telefoni dhe njė websajt nė internet, ku konsumatori do tė dėrgojė tė gjitha pakėnaqėsitė dhe denoncimet.
Panariti theksoi se pėrveē anėtarėve tė prezantuar sot, zyra do tė bashkėpunojė nė vazhdim me personalitete tė tjerė nga bota akdemike, shoqėria civile dhe specialistė tė fushės.
Formimi i Zyres per Mbrotjen e Konsumatori eshte nje nga premtimet elektorale te kryetarit te ri te Bashkise, Lulzim Basha.
Panorama
Krijoni Kontakt