
Postuar mė parė nga
Brari
aloo.. lol..
kush ma gjen sot nje artikull te nje gazete shqiptare me titull pak a shume keshtu..
Pango i KOP-it.. viktime e G.opit..
hahaha.. ckam qesh more milet..
uaa cfar qerratai ai qe e ka then kte..
bravoo..
osht ner i modh per mue me at artikull me iu sherbye ...
>>>>>>>>>>>>><<<<<<<<<<<<<<
Ballkanweb, 08/03/2009
Breēkat, mė shumė se vdekja e grabitja
Lorenc VANGJELI
Tre ditėt e habisė sė parė kaluan tashmė, por fatkeqėsitė pėr ish-ministrin e kulturės Ylli Pango sapo kanė filluar. Nuk ėshtė fjala pėr shkarkimin e tij nga detyra nė stil rrufe, nuk ėshtė fjala as pėr heqjen mjaft tė mundshme tė imunitetit, nisjes tė procedimit penal, ndoshta heqjes sė mandatit tė deputetit nė rast tė njė dėnimi tė mundshėm dhe mjaft tė shpejtė dhe as rroposjen e tij pėrpara opinionit publik. Ylli Pango ėshtė tashmė kali me vese qė u kap dhe qė do tė shijė gjithė lėmin e mėkateve tė njė shoqėrie qė ėshtė mėsuar ta tregtojė mėkatin si virtyt, perversitetin si normalitet dhe grabitjen si biznes tė suksesshėm. Ish-ministri i kulturės e di mirė qė ai nuk ėshtė i vetmi nė kėtė moral tė zvetėnuar tė shoqėrisė ndaj mundohet tė ruajė qetėsinė, tė ndėrtojė skemėn e mbrojtjes, tė futet nė bunker pėr tė shmangur valėn goditėse e tė fitojė pikėrisht atė pėr tė cilėn ka mė shumė nevojė: tė fitojė kohė qė tė harrohet.
Pango e di mirė, ashtu siē e di ish-shefi i tij se nė tryezėn nga e ngritėn me shkelm nė vend tė lig, tė paktėn edhe njė koleg i tij ėshtė kapur nė pozicion tė sikletshėm vite mė parė nga vetė Berisha. Madje kėtė fakt e di edhe Jemin Gjana. Intelektualisht Gjana i ka tė gjitha gjasat qė tė dėshmojė se vala e pėrdhunimeve nė vitet e para tė demokracisė, kishte pėr autorė kryesisht njerėz tė frustruar seksualisht e kulturalisht, me siklet tė lindur nga uji e sapuni, qė nė ēdo minifund vajze apo tundje vithesh shikonin njė grishje pėr urinė e tyre tė harbuar seksuale. Pango e di, qė pavarėsisht se pėr momentin vetėm nė heshtje, ka nė tė vėrtetė gjithė solidaritetin e kolegėve tė tij dhe qyetarėve tė thjeshtė, madje sidomos tė atyre qė flasin me egėr ndaj tij. Sepse Pango ka faj vetėm pse u kap nė flagrancė dhe jo pėr atė qė bėri apo i mbeti nė tentativė pėr ta bėrė. Trinomi me tre P-ė pushtet-(p)seks-para nuk ėshtė eskluzivitet vetėm i tij. Ai thjesht mbeti mbėrthyer nė hurin e mesit tė kėtij gardhi tradicional tė ėndrrės kolektive shqiptare.
Pango tani po kupton se ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe agresor, edhe viktimė e njė shoqėrie tė sėmurė po aq sa ai vetė dhe tė ngulur nė tė njėjtėt hunj gardhi tresh. Po kupton qė nuk ka mbas vetes asnjė mik qė ta ngushėllojė, se nuk mund tė gjejė asnjė tė njohur apo tė panjohur qė t“i besojė fshehjen e ca kasetave tė vjetra me kujtime pikante qė mbante deri tė mėrkurėn nė mbrėmje nė shtėpi. Pangoja ra viktimė e vesit tė tij, ra viktimė e teknologjisė, qė nuk zbuloi se vesi ekzistonte, por dha njė provė tė pakundėrshtueshme tė ekzistencės sė tij. Profesionalizmi i medias dhe teknologjia afroi njė kasetė tė parė, por jo tė fundit nga njė zinxhir tresh kasetash me ish-kolegė tė tij qė tashmė ngrysin netėt duke pritur t“u vijė rradha tė bėhen qepaze pėrpara dynjasė.
Pango mund tė ndjehet mirė sepse ajo pėr tė cilėn ai gjykohet nga njė shoqėri nė thelb hipokrite, e ndezur seksualisht dhe e etur pėr pushtet e para sa edhe pėr seks, ėshtė mė e pakta, pavarėsisht se ėshtė mė e dukshmja. Sepse kaseta e transmetuar pėr tė nuk ėshtė e vetmja. Njė tjetėr e tillė ka mbi njė vit e gjysėm qė ėshtė realizuar. Kryeministri Berisha qė natyrisht ėshtė i informuar pėr ēdo gjė, qė nga adresat e moteleve tė periferisė e deri tek adresa e derės sė integrimit tė vendit nė NATO e BE, e njeh mjaft mirė ekzistencėn dhe pėrmbajtjen e saj. Le tė themi se bėhet fjalė pėr 140 mijė dollarė tė paguar si bakshish pėr tenderin e njė rruge qė nis aty ku mbaron rrethimi me kangjella i Pallatit tė Brigadave, le tė themi se pronari i firmės qė ndėrtoi atė rrugė ėshtė nė qeli pėr njė tjetėr vepėr penale, le tė themi se edhe njeriu qė ēoi paratė nga njėra dorė nė tjetrėn ka qenė gjithashtu nė qeli dhe le tė themi se Pango, me dorėn e tij ka prerė shiritin e inagurimit tė kėsaj rruge.
Pango mund tė ndjehet mirė sidomos nėse historia e tij pėrfundon kėtu. Sepse tentativa e tij pėr tė parė breēkat e njė vajze kurajoze ėshtė mė e ndjeshme dhe e dėnueshme pėr familjen e tij politike sesa hedhja nė erė dhe vrasja e 26 qytetarėve tė pafajshėm; ėshtė mė fajtore se grabitja e mbi 250 milionė eurove nė asfaltin patriotik tė rrugės qė lidh Shqipėrinė me Kosovėn. Nėse ka njė moment qė duhet tė ndjehet keq, me siguri ky do tė jetė vetėm fakti qė nuk i shkoi ndėr mend qė tė inicionte njė vendim tė posaēėm qeverie; tė merrte me vendim tė drejtėn qė tė ekspozuarit e breēkave tė kandidateve qė kėrkojnė punė nė ministri, tė ishte eskluzivitet i ministrit tė kulturės. Njė vendim i tillė qeverie do t“i jepte imunitetin qė tani kėrkojnė t“ja heqin, do t“i jepte garancinė qė tė mbrohet tani qė e sulmojnė tė gjithė, do t“i jepte pafajėsinė, tani qė as ai vetė nuk beson mė tek pafajėsia. Do t“i jepte dhe mė shumė besueshmėri naivitetit tė lebetitur intelektual, kur ju tha gjithė shqiptarėve se nė mes tė dimrit, nė mes tė natės, vajzat e reja dalin nė rrugė e hyjnė nė shtėpinė e tij me rroba banjoje. Do t“i jepte po aq mbrojtje sa Mediut pėr tragjedinė e Gėrdecit, po aq mbrojtje sa Bashės pėr milionat e rrugės; nė fund tė fundit, ai, thjesht rrobat e banjos kėrkoi tė shihte. Pavarėsisht se G...pi (jo KOP-i) ka marrė mė shumė koka burrash se topi.
Faktkeqėsisht, Pango ende nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr atė ēfarė po ndodh me tė. Nė njė sfidė tė ēartur publike ai doli t“i bėjė vetes avokatinė televizive, kur brenda tė njėjtit emision edhe vetė avokati i tij e nxorri gėnjeshtar. Ai puthi fort shkelmin e Berishės me tė njėjtin intesitet servilizmi ndaj eprorit sa dhe prepotenca e tij ndaj vartėsve. E pastaj sipas zakonit, ju vėrsul Edi Ramės si shkaktar tė fatkeqėsisė dhe turpit tė tij publik, a thua se ėshtė ende pjestar i asaj familjeje politike prej nga e nxorrėn edhe pa mbaruar transmetimi i pamjeve tė nxehta.
Njė gur mė shumė dhe njė gur mė pak mbi Pangon nuk i shkakton mė shumė a mė pak dhembje atij vetė. Tė tjerė gurė do tė vazhdojnė tė hidhen mbi tė deri nė masėn kur agresori i intimitetit tė gazetares tė fitojė mėshirėn dhe dhembjen si viktimė prej publikut tonė hipokrit, qė trini tė shenjtė ka pushtet-(p)seks-para.
Nė tė gjithė kėtė histori, njė gjė ėshtė e pakundėrshtueshme; nė asnjė fragment tė publikuar Pango nuk kėrkonte seks. Normalisht ai ka kėrkuar vazhdimisht pushtet e para. Atė mbrėmje thjesht donte tė shihte pak lėkurė dhe tekstilin e rrobave tė banjos. Si ato qė u ka veshur dhe u ka parė edhe vajzave kosovare, siē tha dhe vetė.
Krejt i vetėm nė kėtė histori turpi, Pango megjithatė, pikėrisht kėtu ka armėn e tij mė tė fortė. Me pak mik, me pak marifet, me pak dashamirėsi ai mund t“i sigurojė vetes njė raport pėr pamjaftueshmėri seksuale. Atėherė askush nuk do tė mundė t“i thotė gjė. Atėherė tė gjithė do tė detyrohen t“i kėrkojnė falje pėr gurėt qė i kanė hedhur mbi krye. Atėherė mund tė shpėtojė edhe mandatin e deputetit qė thotė se e ka fituar me gjak. Problemi pėr kėtė zgjidhje ėshtė vetėm nėse Ylli Pango e pranon njė zgjidhje tė tillė, qė shkon natyrisht nė drejtim krejt tė kundėrt me vanitetit tradicional tė burrave shqiptarė. Por ai do tė ishte i justifikuar nė kėtė pikė; jo natyra, por granata e dikurshme vazhdon ta ketė fajin. Dhe kėshtu, ai del pa faj vetjak dhe gjithė shoqėria jonė hipokrite ka pėr detyrim t“i kėrkojė ndjesė. Kėshtu, edhe lėmi i vesit dhe mėkatit nuk do tė jetė mė nė dispozicion tė Pangos pėr t“u shirė nga fillimi nė fund. Sepse nė Shqipėri, epshi pėr pushtet e para nuk ėshtė mėkat.
Krijoni Kontakt