
Postuar mė parė nga
Agim Doēi
MĖRGIMTAR
Eh ēmė vdiqėn baballarėt jashtė truallit tė gjithė!
Ku tua gjej varret, eshtrat ku ju prehen baballarėve?
Fusha e lėnė djerr, magja pa brumė, hambari pa drithė.
Kokėn nėn sqetull..ky paska qenė fati i shqipėtarėve...
Ndarė dhe coptuar nė shekuj nėn 5 flamurė
Kombi mė i lashtė i kontinentit mė plak.
Pse bre Shqipėri su bėre Zonjė kurrė?
Ah ēmė plasi shpirti, pa i hyrė askujt nė hak!
Tėrė jetėn brez pas brezi u kėndova trimėrive
Me iso labėrishte, majė krahu dhe me sharki.
Po vallė kush na mallkoi, ne Princat e ndasive
Su bėmė njė herė tė mbarė pėr nėnėn Shqipėri.
Rrethuar me vet vehten, mė tej Bjeshkėt e Mallkuara
Pėrball njė det tė frikshėm qė natėn tė kafshon.
Me fise tė shpėrndara dhe troje tė harruara
Kalą plot me legjenda, Rozafa qė pikon!
Nė mes kalą e trishtė ku motra qan vėllanė
« Se Berat, se Berat
vajton Mara qė me natė »
Mė tej Pashą Limani, besėprera me aq namė
Kalą e Argjirosė qė nxin tė gjithė kalatė
Janinės ēi panė sytė, Janino
Ku e kam Ali Pashanė?
Trupin nė Evropė, kokėn nė Azi
Tė pabesėt bėnė hatanė
Ah ētė vranė!
E vunė kokėn e shqiptarit dhe e kripėn nė sini!..
E kujt tia them emrin mė parė, ata u helmuan larg atdheut
Ku u vra Hasan Prishtina dhe Luigji i Gurakuqėve?
Ku u vra Midhat Bej Frashėri apo Petro Nini i Shėn Ndreut?
Kush mi helmoi burrat nė sulltan dollmatė e turqėve?!..
Heshtje! Heshtje varri ashtu siē hesht vetė Historija.
Histori i thėnēin llangosur me dėnglat e fitimtarėve
Histori me puēe, armiq e komplote qė i zbulonte Partija
Histori e zgjebes komuniste e ardhur prej sllavėve!
Ma jepni historinė e Historisė sė vėrtetė!
Dhe mjaft na mbroēkullisėt me bėmat e Fitimtarit!
Tė kthehem nė truallin tim, se mbeta gurė i lehtė
Pa varr, pa kulm, pa shpresė, me status mėrgimtarit!
Dhe mjaft ti kurva e vjetėr ti kontinent i plakur!
Mos fyej Gjergj Shėn Arbėrin qė mbrojti Krishtėrimin!
Lavdinė se mbaj pėr vehte, nė pleh atė kam flakur
Ti kurva e zgjebosur smė tremb jo me mėrgimin!
Nga buzė e plasur ika, ma di veē shpirti im
Atje i kam tė gjitha dhe tokėn e pėrgjakur
Atje mė presin shokėt, me pret Atdheu im!
Vend lindja e Nėnė Terezės e Shenjtes sė pėrflakur !
Pėrqark i kam rėnė globit dhe hasa plot shqiptarė
Qė ecin tė menduar, pronarė psherėtimash
Ah..i njoh pėr besė nga sytė, nga rrudhat pėrmbi ballė
Tek enden metropoleve ku nderi struket vrimash !
Ke gjetur midis tyre, Evropė, putanė e vjetėr
hajdutė dhe kriminelė, tregtarė tė mishit tė bardhė
Po hiqmu larg prej meje, se jam nga njė sėrė tjetėr
Jam sėrė e principatės sė Lekės sonė tė Parė!
Ti kurr nuk ke dėgjuar pėr Princ Lek Dukagjinin!
Pėr Balshajt, pėr Muzakajt, Komnenėt dhe Topinė
Se njeh ti Aranitin, Uranin dhe Bue Shpat Gjinin
I kam tė thella rrėnjėt, tė thellė e kam tradhtinė
Krijoni Kontakt