Prokuroria kthen dosjen e Ylli Pangos nė Polici
TIRANE
LAJMI
Dosja e Pangos i ngel pėrsėri nė dorė policisė. Prokuroria e Tiranės ka vendosur dje rikthimin e dosjes pėr plotėsime tė mėtejshme tė hetimeve. Pėr pesė ditė me radhė policia mblodhi dėshmitė e tetė personave mbi plagosjen e Pangos nga plasja e njė granate. Por organit tė akuzės i janė dashur vetėm 24 orė pėr tė vendosur rikthimin e dosjes mbrapsht. Shaku i delegimit tė dosjes nė polici ėshtė se ajo, pėrveē dėshmive dhe hamendjeve tė personave tė marrė nė pyetje, nuk kishte asnjė fakt ose provė qė do tė ndihmonte nė zbardhjen e ngjarjes.
Ka mjaftuar vetėm njė ditė pėr Prokurorinė e Tiranės qė tė vendosė delegimin e dosjes sė Pangos sėrish nė polici. Dy ditė mė parė materialet e mbledhura nga policia nė lidhje me plagosjen nga plasja e njė granate e dekanit tė Fakultetit tė Shkencave Sociale, Ylli Pango, u dorėzuan nė zyrėn e zėvendėsprokurorit tė Tiranės, Albert Demirneli. Ky i fundit, pasi ka parė materialet e vėna nė dispozicion tė Prokurorisė, nuk e ka parė tė arsyeshme mbajtjen e tyre nė zyrėn e tij. Pas njė konsultimi me kolegėt e tij dhe kreun e Prokurorisė sė Tiranės, u arrit nė konkluzionin se dosja nuk pėrmbante elemente tė rėndėsishėm pėr zbardhjen e ngjarjes nėpėrmjet hetimit tė Prokurorisė. Pėr tė tre pistat e mundshme tė hetimit (atentat pėr hakmarrje nga ndonjė student, atentat pėr tė goditur fjalėn e lirė dhe incidenti) mungonin provat e mjaftueshme pėr tė identifikuar ndonjė person tė dyshuar si autor i kėsaj ngjarjeje. Policia pėr pesė ditė nuk kishte mbledhur mė shumė prova se sa versionet dhe dėshmitė e publikuara mė mediat e ndryshme elektronike dhe ato tė shkruara. Janė marrė dėshmitė e tetė personave, (shumica e tyre studentė tė Fakultetit tė Shkencave Sociale) por gjithēka ka rezultuar e pasuksesshme. Edhe dėshmia e mikeshės sė Pangos dhe njėkohėsisht kolege e tij e Fakultetit, nuk e ka ndihmuar policinė pėr tė piketuar pistėn e hetimit. Ashtu si edhe disa kolegė tė tjerė, edhe mikesha e Pangos ka konfirmuar faktin se ai ishte kėrcėnuar disa herė nėpėrmjet telefonit. Por asnjėherė nuk ėshtė bėrė e mundur identifikimi i autorit tė kėtyre kėrcėnimeve. Tė njėjtėn gjė ka konfirmuar edhe vetė Pango nga shtrati i Spitalit Ushtarak, ku po kuron plagėt e marra nga shpėrthimi i granatės. Ndėrkohė, kėto dy dėshmi e kanė pėrjashtuar kategorikisht versionin e njė incidenti. Sipas kėtij tė fundit, Pango e kishte vendosur vetė granatėn nė qepenin e garazhit, pasi disa kohė mė parė i kishin vjedhur Mercedesin. Pikėrisht hamendjet e kėtyre dėshmive tė depozituara nė dosjen e Pangos e kanė detyruar organin e akuzės qė mos ta mbajė mė shumė se 24 orė dosjen nė Prokurori. Ndėrkohė, burime nga kjo e fundit bėjnė tė ditur se ngjarja e rėndė qė i ndodhi dekanit Pango (nė tė njėtėn kohė ėshtė edhe kėshilltar i presidentit tw Republikws) do tė jetė tepėr e vėshtirė pėr t'u zbardhur tė paktėn pėr njė kohė tė shpejtė. Mungesa e dėshmitarėve okularė dhe moslėnia e gjurmėve tė tjera nė vendngjarje, janė dy shkaqet kryesore qė vėshtirėsojnė zbardhjen e kėsaj ngjarjeje. Nė kėto kushte ėshtė afruar pėr ndihmė edhe SHISH-i, i cili po mbledh informacione mbi autorin e mundshėm.
Krijoni Kontakt