Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 68
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje!

    Po te ishte se Pangon deshin me "e heq qafe" per hir te fjales se lire do e kishin bo dite-nate. Mu me duket se ai e ka krujt me nonji studente dhe tani flet brockulla se ska ca thote,(precedtente kohore gjehen sa te duash ) gjithsesi uroj sherim te shpejte Pangos dhe qe kjo ngjarje te zbardhet nga policia.
    -------------------
    dhe tani nja dy fjale jashte teme, vecanerisht per Albon.
    Kur flet me aq nderim per figuren e profesorave ne Shqiperi pyet nje here sesa jane "gjobat" per futje ne universitet vecanerisht per dege te tilla si: juridik, gazetari, psikollogji, dipllomaci, mjeksi, dentist etj.
    A ka prof. qe e kalojne cakun e maredhenieve prof.-studente vecanerisht ne periudhen e para sesionit.
    Per me teper lexo dhe shkrimet e Brarit ketu ne kete teme dhe formo nje opininon tendin dhe mos na caj drasa me artikuj gazetash.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  2. #32
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Ylli Pango eshte nje nga kokat e sociologjise Shqiptare. Por kjo sigurisht qe nuk e ben ate njeri te kulluar. Ai eshte i dalluar per problemet qe ka pasur me studentet. Kjo eshte dhe nje nga arsyet qe eshte divorcuar me gruan e tij te pare.
    Nese nuk do kete qene nje aksident sikurse pretendon policia ne versionin e saj te fundit ku thote se [bomba mund te isht vene vete nga Pando si mjet sigurimi per garazhdin] atehere lidhja eshte shume e thjeshte. Larje hesapesh dhe hakmarrje. Mund tju tingelloje pak e habitshme se c'ne nje profesor te kete armiq. Nese do keni qene te vemendshem do e keni vene re se permendet qe pango jetonte ne nje vile. Mundet qe nje profesor te kete vile??????????? sigurisht qe jo. Mirqeni e familjes Pango eshte e larte pasi vellai me i vogel Ylli Pangos eshte nje nga kryekriminelet me te spikatur ne Tirane. Quhet Armando. NJihet per krimet qe ka bere dhe qe ka shume probleme me armiqte e tij.
    Besoj se e verteta do te dali shume shpejt.
    Henri Anderson was here.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja c'thote Shekulli sot:

    -------------

    I dėmtuari dhe e motra, Luljeta Mazniku kundėrshtojnė versionet e hetimit, duke kėmbėngulur nė motivin politik
    Dy pista pėr motivet e plagosjes sė Pangos

    Prokurorėt janė duke hetuar nė pistėn e njė krimi pėr motive personale dhe tė njė aksidenti

    Ardita Bala
    TIRANĖ – Grupi hetimor qė ėshtė duke punuar me plagosjen e dekanit tė Sociologjisė, Ylli Pango, ka lokalizuar dy pistat kryesore tė ngjarjes, por pa pėrjashtuar edhe versionin qė ėshtė paraqitur nga vetė i dėmtuari. Ngjarja mė e fundit ku mbeti i plagosur dekani Pango ėshtė kthyer nė “njė ekuacion me disa tė panjohura”. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja dyshohet tė ketė ndodhur pėr motive private, kryesisht tė lidhura me jetėn e pėrditshme tė Pangos, ose aksidentalisht. Tė dy kėto versione kanė marrė prioritet pėr shkak tė disa rrethanave tė kryerjes sė krimit apo detajeve qė janė siguruar gjatė kėqyrjes sė vendngjarjes nga grupi hetimor. Ndėrkohė e motra e Pangos, Luljeta Mazniku, qė jeton nė tė njėjtėn vilė me tė, gjatė vizitės sė saj nė spitalin ushtarak e pėrjashtoi kategorikisht mundėsinė e njė aksidenti tė ardhur nga ndonjė pakujdesi e tė vėllait.
    Hetimi
    Burime tė prokurorisė sė Tiranės kanė deklaruar dje se dyshojnė qė ngjarja tė ketė patur motive personale tė cilat janė tė lidhura me jetėn private tė Pangos. Sipas tyre, ngjarja mund tė ketė ardhur si pasojė e ndonjė problemi personal qė profesori mund tė ketė patur me ndonjė nė jetėn e pėrditshme duke mos pėrjashtuar kėtu ndonjė konflikt me studentė tė tij. Nė kėto kushte granata mund t’i jetė vėnė profesorit nė shenjė hakmarrjeje. Versioni bėhet mė i besueshėm po tė kemi parasysh mėnyrėn e aktivizimit tė granatės, qė sipas policisė, ėshtė realizuar nga njė person joprofesionist. Pėr mė tepėr hetuesit kėmbėngulin nė faktin se nė atė mėnyrė njė granatė mund ta aktivizojė ēdo person qė ka dhe njohuritė mė minimale mbi njė mjet tė tillė luftarak. I dėmtuari e ka pėrjashtuar mundėsinė e njė motivi tė tillė, duke pėrjashtuar kategorikisht autorėsinė e krimit nga ndonjė student i tij. Ngjarja nga Pango u komentua si e ndodhur pėr arsye tė shprehjes sė mendimit dhe fjalės sė lirė nga ai dhe u dėnua nga i gjithė spektri politik. Pango, menjėherė pas ngjarjes, deklaroi se ai kishte marrė edhe herė tė tjera kėrcėnime tė formave tė ndryshme.
    Versioni
    Burime tė grupit hetimor deklaruan se kanė dyshime pėr njė version tė dytė mbi ngjarjen, ku mendohet qė plagosja e Pangos tė ketė ardhur aksidentalisht nga ndonjė pakujdesi e tij. Ky version mbėshtetet nė faktin qė afro dy muaj mė parė Pangos i ėshtė grabitur autovetura e tij dhe autorėt e kėtij krimi ende nuk janė identifikuar. Nė kėto kushte specialistėt mendojnė se i dėmtuari ka marrė masa pėr tė mos u pėrsėritur mė njė gjė e tillė. Sistemi mė i thjeshtė dhe me mė pak shpenzime pėr tė siguruar garazhin e tij ka qenė pikėrisht sajimi i njė mekanizmi artizanal mbrojtjeje. Njė granatė dore ofensive (mėsymėse) me rreze tė shkurtėr veprimi, ėshtė vendosur nė tubin e shkarkimit qė gjendet nė krah tė qepenit tė garazhit. Nė siguresėn e granatės ėshtė vendosur njė fill najloni qė ėshtė kapur mė pas nė dorezėn e qepenit. Nėse dikush tentonte tė hapte qepenin, granata aktivizohej menjėherė pėr shpėrthim. Sipas ekspertėve njė mekanizėm i tillė artizanal mund tė prodhohet nga kushdo qė ka njohuritė minimale mbi njė mjet tė tillė luftarak. Njė tjetėr fakt qė mbėshtet kėtė version ėshtė shmangia e tė dėmtuarit nė krahun e kundėrt tė shpėrthimit, gjė qė i ka shpėtuar atij jetėn. Pėr ekspertėt, njė lėvizje e tillė ėshtė e vėshtirė tė bėhet nga njė person qė nuk e di se kush ėshtė e vendosur granata apo mjeti shpėrthyes. Nė vendin e ngjarjes, ekspertėt e kriminalistikės kanė gjetur fillin e najlonit me tė cilin ishte aktivizuar granata. Pranė vendit tė ngjarjes, nė brendėsi tė garazhit janė gjetur dy thasė qė janė thurur me tė njėjtin material. Familjarėt e Pangos e kanė pėrjashtuar nė mėnyrė kategorike njė version tė tillė, ndėrkohė qė drejtori i policisė sė Tiranės Ilirjan Zylyftari nuk e ka hedhur poshtė. Zylyftari deklaroi se “nuk e pėrjashtoj njė version tė tillė, por detajet janė ēėshtje tė hetimit qė nuk mund tė publikohen pėr arsye tė sekretit”.

    -----------

    ----------nga shekulli sot-------

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ""Nė vendin e ngjarjes, ekspertėt e kriminalistikės kanė gjetur fillin e najlonit me tė cilin ishte aktivizuar granata. Pranė vendit tė ngjarjes, nė brendėsi tė garazhit janė gjetur dy thasė qė janė thurur me tė njėjtin material."""

    ------


    Kjo eshte e verteta.

    Shqiptari i pasuruar rrufeshem mbron gjahun e tije me egersi te pashoqe.

    Po sikur dy tre femije camarrok te hynin ne oborr te Illit per te gjetur nji top futbolli qe i ka rene ose per te pire uje te cezma e oborrit te Viles..e te preknin deren e garazhit..Cdo ndodhtee..

    Do thoshin ..ca femij kan hyre me bomb ne oborr.e u ka plasur..

    Nuk eshte mire te mbrohet prona kaq barbarisht..


    Karrocieri Shqiptar vetem se i varen mbrapa karroces (qe ai e konsideronte te veten megjithse ish e komunales) ca femije te vegjel nuk perton qe befasisht te godase me kamxhik mu ne fytyre femijet camarroke 5-7- 9 vjecare.
    Ai qellimisht me dinakeri rrit shpejtesine e Karroces qe femijet te mos guxojn te hidhen ose zbresin dhe qe mbas kamxhikut te tije ne ftyrat e femijve dhe me perplasjen ne toke te femijve mbas kamxhikut te arrije maksimumin e Demit .
    Kur kamxhiku qellonte ne Shenje dhe femijet e kamxhikuar ne fytyre rrezoheshin ne guret e rruges te dermuar karrocieri zgerdhihet i kenaqur..

    Ky eshte Shqiptari..
    Ska popull ma i poshter..lol.

    E vrasin Drinin bandat e Limes dhe asnji nuk proteston..
    E kap PONTE ..ne hage LIMEn cohen te gjithe protestojne..

    Ju kujtohen kur internonin ndonji familje ne Shqiperi??

    Gjith lagja dilte te shikonte..
    Mos valle ti jepnin ndoj pako sheqer o ndoj batanije atyre qyqareve??

    Jooo..jo.. thjesht sehir dhe solidarizim me pushtetin..me me te FORTIN..

    Ylli ja ka bere vetes..

    Policia duhej ta kish gjetur vjedhesin e makines se Yllit..heren e pare qe ai te mos mbrohej vet me bomba si ne Shekullin 12 te feudalizmit..

    Po ku gjejne gje policet tone..

    Boset e policise jane hajdute tenderash..
    Banda hakmarrja vjedh e vret lirisht ne Tirane.

    .....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 08-03-2003 mė 08:51

  5. #35
    alvi
    i/e ftuar
    Amon o Braro ku na kujtove karrocat.
    Un qe thu ti, nga sSelvia e deri ke Fan Noli ashu maj karrocave si majmun, ashu te bishin me verte qenat me kamxhik, me gjith i shokun tim Ervinin (rafmet past) ashu ikshim ne shkolle, e u gjete gjithmon i mizerje qe gerthishte Kuc gastari mrapa karroces(lol)
    ncncncncncncncncncn
    Braro mos vdeksh kurr, se kto jan ato gjonat qe i kishim myll me i harru per fare.


    Oooops, per temen, ishalla po sherohet si fillim, se dyti atje qeka me hap biznes me alarme (joeksplozive) po me nai korent a, nai gaz helmues a kush e di.
    He ju shkencetaret e forumit, shpikeni sistemin se jau financojn Pangajt e Shqipnis.

  6. #36
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Deri sa te dale e verteta per vrasjen e Pangos ne kemi se cfare te shkruajme per versionet dhe menyrat e plagosjes se tij.
    Une mendoj nga versionet qe jane ngritur deri tani me i besushem eshte ,duke mos perjashtuar vendosjen e grenates nga ai vete per te ruajtur pasurine,qe dikush ta kete bere pasi ai e ka prekur ne kallo.Duke pasur parasysh jeten e tij teper te ngjeshur private,dhe "hobin"e tij per seks, pasi eshte edhe i divorcuar ,detyrimishte qe ka prekur dike atje ku sduhet.
    Sa per versionin qe ngre ai vete, pra ate qe dikush ka dashte ta vrase per motive politike, per fjalen e lire qe ka shpreh une mendoj qe ai asnjhere nuk ka dalur me "flamur"(qeni me topa kuci dhe pulla blui), dh si profesor i sociologhise ai ka ditur te pershtatet me te gjithe qeverite.Duke ditur mentalitetin e shqipetarve(tani nuk u intereson politika)per ceshtjen e moralit (kam parasysh faktin qe tani ne shqiperi cdo dite ka viktima per ceshtje morali) eshte me i besushem ky variant.
    Sido qe te jete une i uroj sherim te shpejte profesorit se tani i kemi me pakice.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ shkruan:

    -----

    Ē’ESHTE KJO BALTE NDAJ PROFESORIT?

    NGA EDI LESI

    Ciflat qe mori nga atentati i ngritur ndaj tij, nuk i dhembin profesor Pangos, sa spekulimet banale te disa mediave. Disa gazeta per te shituar 23 kopje me shume, disa te diktuara, kane hedhur ne treg llojlloj idesh, ēmendurirash ne lidhje me sulmin ndaj dekanit te Fakultetit te Shkencave Sociale. Keshtu, varianti me fantastik dhe i pabesueshem, eshte ai, sikur Pango paska vene vete eksploziv ne deren e garazhit te tij, gjoja per te ruajtur makinen.

    Mirepo, a ka njeri ne bote qe beson se nje dekan i shkencave sociale, nje profesor i lidhur me auditorin prej vitesh, te kurdise te tilla marifete, per te ruajtur makinen e tij. Aq me teper, a ka njeri, nga ata qe e njohin se afermi zotin Pango, qe te mendoje vetem per nje ēast qe keto versione te hedhura nga disa gazeta te cilat shquhen per shkelje te perditshme dhe brutale te etikes, kane nje baze sadopak te qendrueshme.

    Duke mos perjashtuar keshtu faktin se disa gazeta qe ngrene dolli ne raste fatkeqesish, nxjerrin opsione nga me te ēuditshmet, duke bere hi ne menyren me barbare dinjitetin e njeriut, prape vihet re nje levizje e mireorganizuar kunder Profesorit. Si te thuash, nje vazhdim i atentatit. Keshtu, eksplozionet e ketyre gazetave, ku e ku me te renda se sa shperthimi i para kater diteve, megjithese nuk e arrijne synimin perballe personalitetit te Pangos, serish kane nje shpjegim dhe nuk ndodhin rastesisht.

    Eshte e besueshme qe dirigjuesit e “denigrimit”, te figures se dekanit, te jene ata qe nuk kane pelqyer stilin e tij te te berit oponence. Kishte kohe qe Pango ishte i rreshtuar fort, ne krah te zerave te lire, te papajtueshem me fenomenet me te keqia te ketij vendi. Do te ishte e vlefshme per prokurorine, qe nepermjet entuziaszmit te varianteve kunder dinjitetit te profesorit, te gjeje gjurme te ēmuara te atentatoreve te Pangos.

    Sepse nuk kemi te bejme thjesht me betejen e mediokerve ndaj inteligjences, ku siē dihet aleanca dhe shoqerizimi i ketyre te pareve eshte i tmerrshem dhe i padepertueshem dhe fitues. Por kemi te bejme me perfaqesues konkret te ketij mediokriteti, qe synuan ne fillim vdekjen dhe me pas perbaltjen e Profesor Pangos. Ne keto rrethana, ēdokush, i pergjegjshem, duhet te beje sot punen e tij, per te mos e lene pushtetin e heshtjes qe ta mbylle edhe kete dosje, si shume te tjera.

    ---------

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gsh
    -------

    S'ka ndal

    Dhunti


    --------------------------------------------------------

    Edmond TUPJA

    Rastėsi apo domosdoshmėri? E shtroj kėtė pyetje pikėrisht pėr fjalėn shqipe "dhunti". Pėrse? Sepse ēuditėrisht kjo fjalė pėrmbledh tri nocione: dhunė, unė e ti. Tė jetė kjo diēka e rastėsishme apo diēka e pashmangshme? Mos vallė ne shqiptarėt e paskemi tė gjithė kėtė "dhunti" brenda vetes? Ēka do tė thotė sė unė, vetvetja, dhe ti, tjetri, paskemi marrėdhėnie qė realizohen vetėm e vetėm pėrmes dhunės? Ndėrsa motoja e Dekartit ishte "Mendoj, pra, jam", mos ndoshta motoja jonė qenka "Dhunoj, pra, jam"?

    Nė kėto mendime drithėruese mė krodhi atentati kundėr profesor Ylli Pangos. Nuk ėshtė hera e parė qė atentate tė tilla kryhen kundėr intelektualėve shqiptarė nga vetė shqiptarėt. Por ajo qė mė habiti nė kėtė rast ėshtė se tė gjithė, me kėtė rast, nxituan tė ngrenė pyetjen: "Atentat pėr motive politike apo jopolitike?". Pėr mendimin tim, kjo sigurisht qė ka rėndėsinė e vet, por nuk ėshtė parėsore. Mė thelbėsorja ėshtė se sot intelektuali shqiptar ėshtė krejtėsisht i pambrojtur, madje jo vetėm intelektuali, por edhe punėtori, fshatari, plaku, i riu, fėmija etj., etj. Me njė fjalė, tė gjithė ne qė jetojmė nė kėtė vend tė quajtur Shqipėri nė fillim tė kėtij shekulli tė quajtur XXI, jemi fare tė zbuluar para dhunės nė mos vdekjeprurėse, poshtėruese. Dhe kjo dhunė mund tė tė vijė nga e kur nuk ta pret mendja, pėr njė fjalė goje, pėr njė vėshtrim syri. Po, po, pėr njė vėshtrim syri. Mė kujtohet njė kronikė televizive gjatė trazirave tė fillimvitit 1997. Diku nė jug, njė djalė i ri, me pistoletė nė brez, kur e pyeti gazetari i huaj pėrse i duhej ajo armė, u pėrgjigj fare gjakftohtė: "Qė t'ia zbraz ndonjėrit qė do tė mė shikojė nė sy!". Pra, qė tė shmangim rreziqet qė mund tė na kėrcėnojnė edhe fizikisht, edhe psikologjikisht, duhet tė heshtim, tė mos dėgjojmė, tė mos vėshtrojmė, tė mos japim mendim pėr tjetrin, mundėsisht tė jemi tė padukshėm, pa erė, pa ngjyrė, pa shije, pa seks, domethėnė tė mos jemi.

    Nuk kam ndėr mend t'i bėj njė analizė tė hollėsishme dukurisė "dhunė" kaq karakteristike pėr shoqėrinė e sotme shqiptare, por dėshiroj tė kthehem edhe njė herė te titulli i kėtij shkrimi; kur saktėsova pak mė lart se fjala "dhunti" pėrmban tri elemente konceptuale: dhunė, unė e ti, kjo s'do tė thotė se njėri nga ne tė dy, ta zemė ti, je gjithnjė viktima ime, kurse unė, gjithnjė xhelati yt; jo, gjatė marrėdhėnieve tona tė dhunshme, na qėllon t'i ndėrrojmė herė pas here rolet, ti bėhesh xhelati im e unė viktima jote. Me kėtė dua tė them se nė shoqėrinė tonė tė sotme nuk kemi viktimat e dhunės, nga njėra anė, dhe autorėt e dhunės, nga ana tjetėr, tė ndarė me njė mur kinez; jo, nganjėherė viktimat kthehen nė autorė dhune dhe autorėt e dhunės nė viktima. Kjo kategori e fundit disi e veēantė, ku individėt shfaqen njėherazi si burim dhe si shėnjestėr dhune, mė duket tė jetė mė e rrezikshmja, sepse pėrligj dhunėn e ushtruar me dhunėn e pėsuar nga i njėjti individ. Eshtė pikėrisht ky dyzim apo bipolaritet i theksuar qė i ndėrlikon gjėrat dhe e bėn tejet tė rrezikshme dhunėn nė shoqėrinė tonė tė ēekuilibruar.

    Sikur tė gjithė shqiptarėve t'u bėhej njė pyetje test e tipit "Nėse do tė vdisnit e pėr t'u ringjallur do t'ju kėrkohej tė zgjidhnit midis ekzistencės si qengj dhe asaj si ujk, cilėn do tė zgjidhnit?", unė nuk jam i sigurt se tė gjithė do tė zgjidhnin tė gdhiheshin qengja. Kur ia bėra kėtė pyetja komshiut dhe mikut tim tė vjetėr Aqif Qifa, ai m'u pėrgjigj: "Sigurisht qengj, por me kusht qė rreth e pėrqark meje tė mos ketė ujqėr". Por unė ngula kėmbė: "Po sikur tė ketė ujqėr?" Ai m'u pėrgjigj: "Atėherė ujk, po me kusht qė rreth e pėrqark meje tė mos ketė qengja". Por unė ngula kėmbė pėrsėri: "Po sikur tė ketė qengja?". Pėrgjigja qė mora ishte logjike, ēarmatosėse dhe cinike njėkohėsisht: "Atėherė edhe qengj, edhe ujk". Kėsaj, po, i thonė dhunti!

    -------- gsh.....

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    PANGO, SAJESA E AKSIDENTIT

    Artur Qorraj

    Tirane  Policia hedh poshte pistat e vendosjes aksidentale te bombes ne tubin e shkarkimit dhe faktin se autori eshte studenti i vitit te katert Ilir Dobrozi. Per momentin, mbeten pistat qe lidhen me detyren e tij si dekan dhe keshilltar i presidentit dhe ajo politike qe ka deklaruar vete Pango. Zyrtare te larte te policise se kryeqytetit kane shkuar perseri ne vendngjarje, shtepine e dekanit Ylli Pango dhe kane rikryer keqyrjen e saj. Drejtori i Policise Ilirian Zylyftari ka shkuar personalisht drejt Spitalit Ushtarak per te kontaktuar me Ylli Pangon, por gjendja jo e mire, nen efektin e narkozes, e ka bere qe te bisedoje me te afermit dhe te konfirmoje faktin se nuk behet fjale per nje rast aksidental. Grupi i ekspertizes ende nuk ka perfunduar hetimet, por nga procedurat e zbatuara deri ne keto momente, nuk ekziston asnje mundesi qe dekani ta kete vendosur granaten vete. Po burime te policise thane se kane kryer disa shoqerime, mes te cilave dhe studentin nga Laēi, i cili u perjashtua dy muaj me pare, pasi fyeu dhe goditi nje pedagoge per shkak te notes se ulet qe i kishte vene ne provim. Ai eshte mbajtur i shoqeruar per disa ore dhe me pas eshte lene i lire. Hetuesit nuk kane dyshuar tek ai, por fakti qe ishte perjashtuar duke humbur diplomen, ka lene hijet e nje mundshmerie. Studenti kishte kerkuar rikthimin ne fakultet pas incidentit, por kjo gje siē treguan pedagoget ishte e pamundur sepse gjithēka ishte hedhur ne leter. “Nese kishte nje inat ai do ta kishte zbrazur tek pedagogia qe i vuri noten negative dhe jo tek dekani”, u shprehen koleget e Pangos. Por perseri burime te policise heshten rreth pistave e motiveve te mundshme qe te ēojne tek zbardhja e ngjarjes se plote. Te afermit mohuan kategorikisht qe Ylli ta kishte vendosur granaten pse i kishin vjedhur nje benz. “Nuk kishte pse te rrezikonte jeten me nje veprim te tille dhe nese do ta kishte vendosur vete do te ruhej patjeter”, tha nje nga familjaret, qe konfirmoi faktin e vjedhjes se makines. Te vetmet pista per blute dhe hetuesit lidhen me postin e vete Pangos dhe detyrat qe ai kryente, pasi dihet qe eshte keshilltar i presidentit Moisiu dhe ajo e nje hakmarrje te mundshme politike qe ai e ka deklaruar vete. “Versioni qe profesori ka vendosur vete granaten eshte nje sajese, nje shpifje per ta ulur si figure”, u shpreh nje nga pedagoget dje ne spital.

    Pango drejt permiresimit

    Pas nje konsultimi te gjate mbi dhjete mjeke specialiste te Spitalit Ushtarak kane vendosur pasditen vone te se premtes qe Ylli Pango t’i nenshtrohej menjehere nje operacioni. Jane kryer te gjitha grafite e skanerat e plageve qe kishte, ku me rrezikshmeri paraqiteshin kater ne bark dhe gjoks. Dy prej tyre ishin me te thella dhe pjeset metalike kishin depertuar ne brendesi te shtresave te barkut. Disa kirurge kane marre persiper operacionin qe ka zgjatur dy ore dhe ka perfunduar me sukses. “Gjendja paraqitet e mire dhe nuk ka nevoje per nje nderhyrje tjeter kirurgjikale. Vetem se eshte i lodhur dhe po kalon situaten e pasoperacionit”, u shpreh kunati i tij, ne te njejten kohe dhe doktor. Madje dhe presidenti Moisiu ka anulluar viziten e tij te programuar pasditen e se premtes. Ai kishte shtyre per nje dite me vone kete vizite, qe do te varej nga gjendja shendetesore e keshilltarit te tij. “Mendojme se eshte e nevojshme qe te qendroje dhe per pese dite ne spital”, tha nje nga doktoret.

    Moisiu per vizite

    Por dekanin e Fakultetit te Shkencave Sociale Ylli Pango e ka vizituar dje edhe presidenti Alfred Moisiu. Pango ne te njejten kohe eshte dhe keshilltari i presidentit. Vizita e numrit nje te shtetit, eshte bere rreth ores 18.30 te mbremjes se djeshme, ndersa ishte programuar nje dite me pare. Por operacioni i papritur beri qe kjo izite te shtyhej. Presidenti eshte interesuar per gjendjen e keshilltarit te tij dhe mjeket i kane shpjeguar se shume shpejte ai do te lere spitalin dhe se eshte mire. Moisiu e denoi aktin si shembull te keq dhe goditje te inteligjences shqiptare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Njerezit qe nuk respektojne nje profesor, nuk respektojne vetveten.

    Jeni te gjithe viktima te nje manipulimi te shtypit shqiptar qe po vazhdon atentatin ndaj Pango, me shprese qe te denigroje figuren e tij e ta beje mendimin e tij te pabesueshem ne syte e publikut. Hidhuni nje sy se sa bukur te gjitha gazetat po hedhin ne faqet e tyre te njejtat lajme.

    Ashtu si atentati, edhe post-atentati eshte organizuar bukur.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Atentat ndaj gjyqtarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-02-2009, 21:48
  2. Vriten ekstremistėt e fundit, mbyllet sulmi terrorist ne Indi.
    Nga Soccerboy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 10:10
  3. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 10:45
  4. Rinas, kapet si terrorist zyrtari i UNMIK-ut
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 08:35
  5. Atentat ndaj Lame dhe Ngjeqarit nė Tiranė
    Nga Genti^Itali nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 05:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •