Mos u ktheni ne viktima te indiferences tuaj. Akti i tille nuk ka per pikenisje arye private pasi rrethi shoqeror qe nje dekan universiteti mban nuk jane njerez te rruges, por kolege dhe intelektuale te nderuar qe nuk vrasin dot as edhe nje mize. Menyra dhe forma mafioze e ketij krimi, tregon fjala e lire eshte nen sulmin e bombave.
Hidhini syte tek prononcimet e kryetarit te bashkise se Tiranes, perse ai nuk shkon ne person ne spital tek profesori. Hidhini syte tek kryeministri i vendit qe ende nuk eshte prononcuar per atentatin, edhe pse eshte nje akt i pastert terrorist ndaj nje njeriu te dijes.
Krimi i vetem i profesor Ylli Pango eshte fakti se ai ka shprehur hapur mendimet e tij ne publik dhe ne shtyp. Ai eshte ne shenjester te krimit, pasi aplikoi te drejten e tij me humane, ate te fjales se lire. Te gjithe ju duhet te vleresoni guximin dhe shembullin e profesorit, pasi ndryshe nga shume prej jush, profesori e denoncoi dhe demaskoi injorancen dhe krimin qe ka pushtuar vendin. Shkrimet e tij i gjeni edhe ne kete forum.
Albo
Krijoni Kontakt