02 Gusht 2011 - 20:50 | Shqiperi
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
Myftinia Durrës: Do padisim Bashkinë, lejoi ekspozitën nudo
Myftinia Durrës: Do padisim Bashkinë, lejoi ekspozitën nudoDURRËS- Myftinia e Durrësit deklaron se do të padisë bashkinë e qytetit. Shkak për këtë deklaratë është bërë një ekspozitë e hapur në ambjentet e galerisë së arteve të qytetit, që ndodhet pranë xhamisë.
Myftiu i Durrësit, Redi Quku është shprehur se ekspozita e piktorit dhe skulptorit, Mustafa Biduli është e papranueshme. Bëhet fjalë për ekspozitën e tij me skulptura dhe punime në dru. Ekspozita përmban në total 50 punime të cilat autori i ka krijuar në 35 vite, mes tyre ka edhe piktura nudo.
Sipas myftinise Bahskia ka prishur marrëveshjen, sipas të cilës kjo ekspozitë nuk do të hapej në këto ambjente pranë xhamisë. Ndërkaq kjo ekspozitë është vizituar nga mjaft artdashës, pushues dhe turistë që po kalojnë pushimet në plazhin e Durrësit.
Punimet e kësaj ekspozite përmbajnë në vetvete rrymën moderne ndërthurur me punimin në celik, ndërkohë që një vend të rëndësishëm kanë zënë dhe portretet e figurave të shquara shqiptare. Ekspozita do të qëndrojë e hapur plot 2 javë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt