Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    5 femrat më sexy & 5 femrat më të shëmtuara shqiptare

    E keni vënë re marrëzinë kolektive që ka kapluar të madh e të vogël, jo vetëm në Tiranë, Gramsh, Peqin, jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Nga Amerika Latine e deri në Zelandë të Re,kryq e tërthor këtij planeti njerëzia investojnë e harxhojnë para pa fund, vetëm e vetëm të duken…të bukur. Të gjithëve na kujtohen sqetullat me lesh të femrave, meshkujt e qethur standard nga jugu në veri, një model brekësh e fustanesh për çupkat, një stil kolektiv veshjesh, të argëtuarish a të menduarish për çdo qytetar. Regjimi pesë dekadësh i Enver Hoxhës gradualisht filloi të na deformonte si qenie njerëzore dhe racës shqiptare pa nam e pa nishan po i humbiste çdo tipar a krenari unike që e karakterizon.

    Por Zoti është i madh e nuk na braktisi. Gjithçka u rrokopat në mënxyrën e kohës dhe sot fatmirësisht kemi mundësi të pakta apo të palimituara për tu ushqyer disi më mirë e pa tallona, për tu veshur edhe te Gabi edhe te Coin, të lahemi më shpesh e të kujdesemi për lëkurën, thonjtë, flokët, të veshim brekë cK a të bëjmë plazh nudo. E rëndësishme është që po ia riparojmë mangësitë dhe defektet racës shqiptare dhe duan a s’duan Berisha a Rama, Banka Botërore a FMN-ja, grekët a serbët, Janullatos a Kreshnik Spahiu, mes nesh po rritet një brez i ri më i shëndetshëm, më i ushqyer, më i larë & e më i pastruar, më pak i fustruar, më i argëtuar, më vital, më i bukur.

    Por le të mos na bëhet qejfi të gjithëve,sot në suplementin TENSH pa ia ngrënë hakun askujt u prezantojmë mbretëreshat e bukurisë a shëmtisë shqiptare. Nuk duam qejfmbetje, fundja bukuria nuk është në dorën tonë. Të qenurit i e shëmtuar nuk është as meritë as fatkeqësi,e rrezikshme është shëmtia e fytyrës miksuar me shëmtinë e mendjes dhe shpirtit.

    1-Valbona Selimllari

    Vitet tutje Selimllari veç rinohet. Nuk ka shqiptar që në heshtje a me zë të lartë të mos pranojë se mbretëresha e bukurisë e të gjitha kohërave është dhe mbetet përmetarja Selimllari. Zbulimi i regjisores Vera Grabocka gjatë një spektakli bukurie në fillimvitin 1992, fytyra, ëmbëlsia e qeshjes, mirësia që rrezaton në fytyrë, linjat perfekte të trupit,lëkura e derdhur si mëndafsh mbi atë trup, gjithçka e përkryer e mishëruar te Valbona Selimllari kanë dhënë statusin e etalonit të bukurisë femërore. Momentalisht menaxhon qendrën më të madhe tregtare të Tiranës “City Park” dhe kujdeset për dy fëmijët e saj të vegjël.

    2-Genta Ismajli

    Ndryshe nga bukuroshja Selimllari, të cilën çdo kush kërkon ta ketë të tijën dhe kënaqet vetëm duke e soditur, e kundërta ndodh me “pelën” kosovare, këngëtaren sexy Genta. Nuk mund t’i rezistosh tundimit, është një nga ikonat femërore e cila të eksiton 24 orë rresht. E kolme, me vithe të bollshme, gjoks natyral, gjatësi standarde, gojë të shegtë, të imponon një lloj përuljeje erotike kur e ke pranë. Ende beqare dhe pa fëmijë, i është përkushtuar karrierës muzikore.

    3-Valbona Çoba

    Siç duket shqiptaret me emrin Valbona e paska në gen bukurinë dhe feminitetin joshës. Dikur një nga ish miss-et e shumta të dala nga konkurset e përvitshme të bukurisë, vazhdoi karrierën si modele në Greqi ku pavarësisht namit të keq të shqiptarëve bëri që me bukurinë e saj të zbuste paksa racizmin ordiner ndaj racës tonë. Qysh prej 5 vjetësh është zhvendosur në Shtetet e bashkuara të Amerikës, e martuar, por ende pa fëmijë.

    4-Anxhela Martini

    Shkodrania bukuroshe dhe super sexy është ndër të parat modele shqiptare, e cila sot me të drejtë prezantohet suksesshëm në pasarelat ndërkombëtare të modës. Ndryshe nga fantazitë e sëmura apo mashtrimet mediatike të ndonjë mitomaneje, Anxhela prej 12 muajsh ka siguruar statusin e modeles së vërtetë për të cilën nuk e ke vështirë të informohesh qysh me klikimin e parë në web. E gjatë dhe herë-herë ekstravagante, ka ditur të tërheqë pas vetes vëmendjen e publikut. Jeton dhe punon në New York ku shfaqet ndonjëherë në publik edhe pa të mbathura sepse i ndodh që i harron pa veshur nga axhenda e ngarkuar që ka )

    5-Elvana Gjata

    Jo e bukur, por simpatike, me gjoks të vogël, por me vithe sexy, trup të derdhur dhe me hojna provokative në sjellje. Edhe vetë Elvana e di që është kaq e mirë ndaj ende nuk i afrohet një mashkull përsëmbari. Elvana lëshon rezonanca të padukshme intriguese dhe para saj çdokush mund të ndjehet skllav. Unë e dua një bashkëshorte të tillë, ia vlen të jesh “ushtar” i saj dhe t’i zbatosh urdhrat që nxjerr nga goja!!!

    ***

    1-Albana Vokshi

    Më e vogla e motrave Vokshi, më e shëndosha, më acaruesja, më e pasjellshmja, më kokëforta, më posesivja, më konfliktualja. Albana ka kohë që përfaqëson atë racë grash të politikës, të cilat nuk tërheqin vëmendjen e askujt përveçse me maskilitetin e fshehur brenda tyre dhe shëmtinë që rrezatojnë sa herë hapin gojën për të nxjerrë budallallëkun e radhës.

    2-Rovena Stefa

    Me ndërhyrje kirurgjikale estetike që nga këmbët e deri te gjokset duke përfunduar te buzët. Asgjë deri tani nuk i ka bërë derman këngëtares fierake të tallavasë e diplomuar për Juridik në Universitetin e Elbasanit(?). Pavarësisht se është paksa e rëndë ta etiketosh një femër “të shëmtuar”, Rovena mund t’i gëzohet fatit që Zoti është treguar kurnac me bukurinë, por i ka dhënë famë (domestike) dhe para. Gjysma e së keqes oj Rovenë!

    3-Edita Tahiri

    Karrierë të admirueshme në politikën kosovare, deputete dhe momentalisht një nga shtatë zëvendëskryeministret e Kosovës. Madje e masterizuar edhe në Universitetin e famshëm të Harvard-it, zonja Tahiri është një nga emrat më prominentë të politikës së ditës në Prishtinë. 55 vjeçarja beqare Tahiri ka një aureolë tipike të femrës luftëtare kosovare të para dhe pas Luftës së I-Botërore. Një lloj Shote Galice e ditëve moderne.

    4-Ermira Çausholli

    Prezantuesja e tragjikomedisë “Histori dashurie” që shfaqet të mërkurave në Vizion Plus, një manekinë që vetëm qesh, një kopje e shëmtuar e Xhemit të Top Channel, një mendjelehtë që ashtu si Aida Shtino këput vetëm broçkulla bajate, një nga prezantueset sureale të medias shqiptare. Edhe kur flet për dashurinë filozofon në mënyrë skolastike dhe qesharake. Pavarësisht se mundohet të duket më e re në moshë, mënyra e shëmtuar që ka zgjedhur t’i flasë audiencës e tregon më të madhe se 57 vjeç (mosha reale e saj).

    5-Sashenka Jonuzi

    Largoni fëmijët, kujdes lexuesit që kanë probleme kardiake, mos e lexoni momentalisht gazetën në diell. Fytyra që i vë kapak jo vetëm drejtësisë, por edhe feminitetit shqiptar. Mendo Drakulën, lugatin, shejtanin, vampirin… dhe para teje shfaqet ajo… bukurania e Vlorës, Sashenka e Kaninës, fytyrë palosura si fletët e vjedhura të votimeve. Duke u kërkuar ndjesë, ju lutem mundohuni ta harroni këtë lloj fytyre dyfish të shëmtuar. /tema/

    )http://www.zeri.info/fotot/34105/valbona.jpg



    http://www.zeri.info/fotografia.php?id=34105&foto=0


    http://www.zeri.info/fotografia.php?id=34105&foto=4


    http://www.zeri.info/fotografia.php?id=34105&foto=8
    http://www.zeri.info/fotografia.php?...d=34105&foto=5


    http://www.zeri.info/fotografia.php?id=34105&foto=3

    http://www.zeri.info/artikulli/6/12/...ara-shqiptare/
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 08-08-2011 më 10:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •