Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ndoshta
    Anëtarësuar
    31-10-2010
    Postime
    247
    Postimet në Bllog
    1

    Zbulim i ri I Paleontologëve: Gjendet kafka stërgjyshit tjetër!

    ZBULIM I RI I PALEONTOLOGËVE

    Vihet në dyshim teoria e vjetër!

    Fosilet e gjetura në Keni të Afrikës Lindore e sfidojnë teorinë mbi evolucionin
    Kështu janë shprehur paleontologët pas zbulimeve të reja në Afrikë.

    Dje më 09.08.2007 në faqen kërkuese Yahoo në orët e pasdites keni patur rastin të lexoni njoftimin për gjetjet më të reja të bëra në vitin 2000 afër liqenit Turkana në Keni, Afrika Lindore, të cilat nuk janë publikuar deri më tani për arsye të studimeve. I tërë materiali në lidhje me këtë zbulim gjendet në www.nature.com me ç’rast për të interesuarit është postuar një raport disa faqesh me fotografi. Grupi i kërkuesve në këtë zbulim është udhëhequr nga Frederick Kyalo Manthi (Phd: Doktor i Filozofisë) Paleontolog i Lartë pranë Muzeut Nacional në Keni.

    Shkaku i ndryshimit të trurit, si më i madh ose më i vogël, është të ushqyerit me mish dhe ushqim tjetër të përgatitur, gjë e cila te shtazët natyrisht nuk ndodhë edhe pse shumë nga ato ushqehen me mish, thonë paleontologët. Pra, si ushqimi ashtu edhe e tërë mënyra e të jetuarit të kësaj qenie dallon nga ’’Homoerectus-it’’ dhe ’’Homohabilis-i’’ dhe është shumë më afër ’’Homosapiens’’ respektivisht njeriut modern, thonë ata. Paleontologu Frederick Kyalo Manthi, para përfaqësuesve të medieve i ngazëllyer nga zbulimi i tij, në fotografinë e paraqitur në raport mbanë në duar kafkën e gjetur të ’’Homoerectus-it’’.
    Më sensacionale në këtë zbulim është, se kjo kafkë e ’’Homoerectus-it’’ është gjetur fare afër vendzbulimit të mëhershëm të një kafke të ’’Homohabilis-it’’.

    Në komentimet e shkencëtarëve të përfshirë në këtë studim, kundërshtohet teoria e mëparshme mbi kalimin nga njëra në tjetrën qenie, duke konstatuar se ato kanë jetuar rreth gjysmë milion vite gjatë pranë njëra tjetrës, pra në të njëjtën kohë (përafërsisht para 1,5 milion vitesh) dhe në të njëjtin vend aty ku janë zbuluar. Drejtori i Institutit për Origjinën Njerëzore pranë Universitetit Shtetëror në Arizona, Bill Kimbel, i cili i ka vlerësuar gjetjet e fundit, thotë: ’’Sa më shumë që dimë për këtë aq më kompleks bëhet tregimi’’. Rëndësia e këtij zbulimi qëndron në faktin tashmë të konstatuar nga këta paleontologë, se njeriu nuk e paska prejardhjen as nga ’’Homoerectus-i’’ e as nga ’’Homohabilis-i’’; qesharake apo jo!

    Në raportin e gjatë të faqes Yahoo paraqiten edhe zbulime tjera që dëshmojnë se shumë krijesa, siç është një lloj peshku (Coelacanth i njohur gjithashtu si Coelacanthimorpha, me peshë 27 kg. dhe gjatësi 134.8 cm.) i kapur më 14 Qershor 2007 në Zanzibar, një ishull në afërsi të Afrikës Lindore (shih fotografinë dhe detajet, po aty), për të cilin evolucionistët (lexo: darvinistët) kanë theksuar se është zhdukur para 80 milion viteve; nuk i janë nënshtruar fare proçesit të evoluimit të propaganduar nga darvinistët. Në këtë raport të gjatë me fotografi dhe komente, duke iu referuar zbulimit në fjalë, vihen në pikëpyetje edhe teoritë mbi dinozaurët dhe disa shtazë tjera të zhdukura tashmë. Vlen të theksohet gjithashtu, se sipas AFP-së, Agjencia Franceze e Lajmeve, analizat e reja në fosilet dentale (dhëmbët e mbetur në kafkat e zbuluara në Azi) të ’’paraardhësve të njeriut’’ siç thonë evolucionistët, lënë të kuptojmë se popullsia e Azisë ka luajtur një rol shumë më të madh sesa ajo afrikane në kolonizimin e Evropës para miliona vitesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 03-08-2011 më 06:53 Arsyeja: Propagande, etiketime!
    " Injoranca është Terri më i madh në Botë "

  2. #2
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Nga cili kult fetar nxore kete lajm looool

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Lajmi eshte i vertete. Burimin alternativ mund ta lexoni ketu:

    http://www.foxnews.com/story/0,2933,292572,00.html

    Lajmin me ne shqip, te postuar me lart e pastrova nga etiketimet e teperta e gjeneralizimet pa baze.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 03-08-2011 më 04:46
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    567
    Ja so pune me u mush mend ky populli i jone. U Sfidu Teoria e Evolucionit me 3 rreshta shkrim. Une veq te shqiptart kshtu kam pa. Qe u pushitin forat si pllazma keksa veq na ishum kan. Sa shkenca sot mbeshtetet ne Teorin e Evolucionit ku ja luan fene tjetri e qet ni shkrim meniher kejt i besojn...haj me det cka jemi tu hek prej imbecilave...Allahu qoft me ne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 04-08-2011 më 04:47 Arsyeja: Fjalor banal!

  5. #5
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Teoria e evolucionit nuk eshte e sakte perderisa nuk ka gjetur akoma fosilet e bishtit te njeriut te pare.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #6
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Perpara se t'ja kepusni kot (sic e beni zakonisht) lexojeni materialin ne Anglisht, nuk sfidohet aspak teoria e Evolucionit, thjesht behemi me dy "Gjysher", kjo ka implikacione te tjera qe do i shty shkencetaret te kerkojne edhe nje para-ardhes te perbashket per dy para-humanet e gjetur.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  7. #7
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Sipas Fese ka nje evolim te qenies njerzore nga Ademi deri tek njeriu i sotem ne madhesi dhe moshe.Por origjina e njeriut eshte prej tokes, prej saj ushqehet dhe tek ajo varroset.Trupat e njerzve te pare kane qene shume me te medhenj sa jemi ne sot.Ne bibel citohen si Gjigante kurse sipas Islamit Ademi njeriu i pare ka qene me i madh se 30 parakrahe.Pikerisht ky pohim verteton dhe madhesine e kafsheve qe sot quhen dinosaur.Mosha ne ate kohe ka qene me e madhe.Psh vetem Nuhu(Noe) ka jetuar me shume se 950 vjet.Muhamedi a.s thote njeriu deri ne diten e Kijametit vjen duke u shkurtuar .... .Dhe sigurisht mosha mesatare e jetes shkon drejt 63 vjetesh .Teoria e evolucionit qe njeriu e ka prejardhjen nga majmuni per shkak te ngjashmerise nuk ka kurrfare vertetimi shkencor thjesht hipoteza duke krahasuar kafken dhe duke dale me teorine se puna beri kafshen njeri dhe jo se njeriu ishte njeri qe i sundonte kafshet me dituri.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  8. #8
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Lexo:

    All the changes to human evolutionary thought should not be considered a weakness in the theory of evolution, Kimbel said. Rather, those are the predictable results of getting more evidence, asking smarter questions and forming better theories, he said.
    Pellazgjisht:

    Te gjitha ndryshimet ne idete e evolucionit njerzore nuk duhen konsideruar si dobesi ne teorine e Evolucionit, thote Kimbel, mbase ato jane rezultate qe rrjedhin nga kerkimi i evidences, duke pyetur me mencuri dhe duke formuar teori me te mira, thote ai.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  9. #9
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Rrjedhja e njeriut nga Primatët (që gabimisht quhen majmunë) nuk është = Teori Evolucioni o shoku fshatar.
    Rrjedhja e njeriut nga Primatët është grimca e fundit e Teorisë së Evolucionit.

    Që të mos vdisni injorantë, se nuk ua ka thënë akoma hoxha. Teoria e Evolucionit është zhvillimi nga njëqelizorët tek njeriu.

    Po idiotizmi i kultivuar është shkëmb graniti. Nuk e thyen dot as Uji, as Era as Zjarri as Koha. Jo më Logjika.

    Ka vetëm një mënyrë për ta thyer granitin, po do më quanit komunist pastaj
    -

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ndoshta
    Anëtarësuar
    31-10-2010
    Postime
    247
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Rrjedhja e njeriut nga Primatët (që gabimisht quhen majmunë) nuk është = Teori Evolucioni o shoku fshatar.
    Rrjedhja e njeriut nga Primatët është grimca e fundit e Teorisë së Evolucionit.

    Që të mos vdisni injorantë, se nuk ua ka thënë akoma hoxha. Teoria e Evolucionit është zhvillimi nga njëqelizorët tek njeriu.

    Po idiotizmi i kultivuar është shkëmb graniti. Nuk e thyen dot as Uji, as Era as Zjarri as Koha. Jo më Logjika.

    Ka vetëm një mënyrë për ta thyer granitin, po do më quanit komunist pastaj

    Sipas teje the teoris se evolucionit nese esht ne ne zhvillimi Teoria e Evolucionit nje qelizor,ne cka do te shendrrohemi pas ketij procesi ??? Apo edhe ne vazhdim do jete teori e trillimeve dhe perrallave,si gjithmon e nderprere dhe pas asni argument te vetem por e perzier, dhe pa pergjigjje.
    " Injoranca është Terri më i madh në Botë "

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •