Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Greqi, 5 shqiptarë pushime pasanikësh në Turqi me paratë e pengut

    ATHINE-Morrën peng një mjek duke kërkuar 2 milionë euro në këmbim të lirisë së tij. Me paratë bënë pushime luksoze në hotelet e Stambollit dhe Antalias, por u kapën nga policia.

    Kjo histori ka ndodhur me 5 shqiptarë në Greqi të moshës 20-28 vjec, të cilët në 22 maj të këtij viti rrëmbyen një mjek 67 vjec në afërsi të Atikës.
    Mjeku specialist kardiolog 67 vjecar ishte vënë në shënjestër të rrëmbyesve shqiptarë, të cilët pasi e rrahën, e futën në bagazhin e makinës së tij dhe e transferuan në një zonë të largët pyllëzuar pranë malit Merkourios, ku kishin improvizuar një dhomë për të mbajtur pengun e tyre.
    Pas kësaj autorët e rrëmbimit komunikuan në telefon më të birin e mjekut dhe i kërkuan atij 2 milionë Euro për të lënë pengun të lirë. Pas bisedimeve, familjarët e mjekut iu paguan rrëmbyesve 1 milionë e 300 mijë Euro, të cilët e liruan viktimën gjatë natës.

    Pas hetimeve të policisë së Atikës, të cilat janë bazuar në intervistat telefonike dhe prova të tjera të mbledhura, autorët u identifikuan dhe policia konstatoi se pas marrjes së parave ata ishin larguar në Shqipëri. Departamenti i Policisë së Atikës në bashkëpunim me policinë shqiptare u vunë në kërkim të autorëve të të krimit. Policia mësoi se pas Shqipërisë, 5 rrëmbyesit ishin larguar më 8 korrik në Turqi. Gjurmët janë zbuluar në Antalia dhe Stamboll, ku ata kaluan disa ditë në hotelet më luksoze si pasanikë, por megjithatë policia nuk mundi t’i kapë në Turqi. Me një një urdhërarresti ndërkombëtar, shqiptarët u këpën nga policia bullgare në Bullgari, në bordin e një taksie pranë kufirit me Maqedoninë. Ka filluar procesi i ekstradimit në Greqi.

    (d.b/BalkanWeb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e larguar Maska e ionian
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200
    Na nxine faqen keta . Kemi dhe dengla pastaj se na bien ne qafe pa te drejte greket. Na ra fati i keq qe te ndajme te njejtin Atdhe edhe me keta tipa qe sjane dhe pak . Ne shqiperi i gjen kudo !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •